• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të ardhura më të ulta për frymë, por me çmimet më të larta të naftës në Europë

22:09 : 12/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Shqipëria është një vend i pasur me naftë. Fushat naftëmbajtëse të Patoz Marinzës konsiderohen të dytat më të mëdha në të gjithë Europën Kontinentale. Vlerësime të tjera nga kërkimet që është duke bërë kompania Shell në zonën e Shpiragut sugjerojnë që sasitë e naftës dhe të gazit janë disa herë më të mëdha dhe se ato të zonës së Fierit ku del rreth 90% e prodhimit vendas, por pavarësisht të gjithë kësaj, në realitetin shqiptar qytetarët po jetojnë një absurd. Kemi naftë, por po paguajmë çmimet më të larta për karburantin në Europë.

“Karburantet janë një treg në të cilin ajo që mungon është konkurrenca dhe në nivel më makro, mungojnë politikat që I japin mundësi që tregu të funksionojë”, thotë Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.

Sot Shqipëria renditet në vendin e 15 në botë për çmimin më të lartë të karburantit dhe shteti i 13 në Europë për litrin më të shtrenjtë të naftës. Në rajon është i pari.

Sipas indeksit botëror Global Petrol Prices, çmimi mesatar për një litër naftë në botë sot është 129 lekë, por në vendin tonë çmimi është 198 lekë, 53% më shumë. Tendenca botërore për çmimin e naftës ndryshon sipas kostos së jetesës që kanë shtete të ndryshme: sa më e lartë të jetë kostoja dhe të ardhurat për frymë, aq më i lartë është dhe çmimi.

“Çmimi mesatar i naftës në të gjithë botën është 129 lekë për litër. Megjithatë ka një diferencë të konsiderueshme të çmimeve mes vendeve të ndryshme. Një rregull i përgjithshëm është që shtetet e pasura kanë çmime më të larta, ndërsa sa më të varfra të jenë, aq më të ulta janë dhe çmimet e naftës. Çmime të ulta kanë dhe vendet që janë eksportuese të këtyre lëndëve. Por ka dhe përjashtime nga ky rregull, po të marrim si shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë një vend me ekonomi të avancuar dhe kanë çmim të ulët”, thuhet në indeksin e Global Petrol Prices.

Lexo edhe:

Ekonomia amerikane kalon pritshmëritë, ulet papunësia dhe rritet dollari

Varësia nga kullat dhe lejet e ndërtimit, tkurren me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë

Shqipëria nuk bën pjesë në asnjë nga këto raste. Është një vend me të ardhura më të ulta për frymë se të gjithë vendet e Bashkimit Europian, por ka çmime më të larta se shumica e tyre. Është një vend eksportues i naftës dhe gazit dhe ka depozita të konsiderueshme të lëndëve hidrokarbure dhe sërish importon sasitë që shet për përdorim të konsumatorëve.

“Konsumatori shqiptar merr jo vetëm çmim të lartë për shkak të taksave, por merr dhe një cilësi të dobët dhe e paguan dhe përmes ndotjes”, thotë Eduart Gjokutaj, ekspert i Qendrës Altax.

Çmimi i naftës në Shqipëri është i njëjtë me çmimet në Hollandë, Francë dhe Itali dhe më i shtrenjtë se në Greqi, Gjermani, Austri, Luksemburg, Angli dhe shumë shtete të tjera. Zvicra ka një çmim 30 lekë më të lartë se Shqipëria, kur të ardhurat për frymë janë 92 mijë euro në vit, ndërsa në vendin tonë të ardhurat për frymë janë 6400 euro. Në Gjermani çmimi për një litër naftë është 5 lek më i ulët se në Shqipëri, por të ardhurat për frymë janë 51 mijë euro në vit, 8 herë më të larta se në vendin tonë.

Fitime të mëdha ka akumuluar dhe shteti nga shtrenjtimi i çmimit të naftës. Në një litër karburant që shitet 38.22 lekë është akciza, 27 lekë taksa e qarkullimit, 3 lekë taksa e karbonit, 0.74 lekë tarifa e markimit, 0.26 lekë tarifa e skanimit dhe vlerës së tyre bashkë me çmimin e naftës që importohet i shtohet 20% tatimi mbi vlerën e shtuar. Nëse nuk do të ishin këto taksa, një litër naftë do të kushtonte mesatarisht vitin e kaluar 120 lekë, ku këtu do të llogaritej dhe marzhi i fitimi të kompanive. Në fakt, çmimi mesatar vitin e shkuar për 1 litër naftë ka qënë 227 lekë, ku gjysma e tij, 107 lekë kanë qënë taksa.

“Kemi taksa që e rëndojnë çmimin e naftës, Mqedonia ka vetëm një taksë që e rëndon çmimin e naftës akcizën që është vetëm 20-22 lekë, Kosova po ashtu, Serbia po ashtu, Mali i Zi e ka pak më të lartë por jo 37 lekë për litër sa ne akcizën. Pra vetë kompozimi i çmimit duke i ngarkuar taksa e bën që karburanti të jetë gjithnjë i shtrenjtë”, thotë eksperti i ekonomisë, Pano Soko.

Etiketa: ekonomianaftate ardhura

Lajme të lidhura

BOTA

Ekonomia amerikane kalon pritshmëritë, ulet papunësia dhe rritet dollari

16:22 : 03/07/2025
AKTUALITET

Varësia nga kullat dhe lejet e ndërtimit, tkurren me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë

08:02 : 01/07/2025
BOTA

Aktiviteti prodhues i Kinës tkurret për të tretin muaj radhazi

20:18 : 30/06/2025
AKTUALITET

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

09:15 : 28/06/2025
AKTUALITET

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025
AKTUALITET

Prodhimi në krizë: Bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

08:04 : 27/06/2025
Para

VIDEO/ Taulant Seferi hedh ‘KO’ Çekinë, Shqipëria ‘likuidon’ 3 pikët

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 12 Korrik 2025

23:07 : 11/07/2025

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

22:59 : 11/07/2025

VIDEO/ I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf për ta arrestuar

22:52 : 11/07/2025

Brentford gati të rikthejë në Premier League ish-kapitenin e Liverpool

22:39 : 11/07/2025

Kolumbi/ Sulme ajrore ndaj kartelit Clan del Golfo, 3 të vrarë dhe 1 i arrestuar 

22:30 : 11/07/2025

Edi Rama si pronari i idiotëve

22:24 : 11/07/2025

Tirana “e re”, ja si mund të rreshtohen bardheblutë pas ndërhyrjeve në merkato

22:08 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com