• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A i shkon në dobi propagandës së Kremlinit sulmi i Hamasit?

Rusia nuk pozicionohet as me Izraelin, as me Hamasin. Moska gjithashtu fajëson Perëndimin për përshkallëzimin e dhunës.

10:02 : 11/10/2023
në BOTA

Flamuri rus është në gjysmështizë, buqetat me lule janë me ngjyrë të bardhë dhe blu, ngjyrat e flamurit izraelit. Gratë ruse vijnë në ambasadën izraelite në Moskë për të shprehur simpatinë e tyre për viktimat e sulmit të Hamasit në Izrael. Oficerët po kontrollojnë dokumentet e tyre. Nuk ka incidente, gjithçka mbetet e qetë deri në mbrëmje. Po aq e qetë sa është edhe përballë përfaqësisë palestineze në kryeqytetin rus.

Rusia tradicionalisht mban marrëdhënie të mira me të dyja palët, si me Izraelin ashtu edhe me palestinezët, por në të njëjtën kohë është e distancuar nga të dyja palët, deklaron në një intervistë për DW eksperti rus i Lindjes së Mesme, Ruslan Suleimanov, i cili jeton në Azerbajxhan. “Marrëdhëniet janë ende pjesërisht të bazuara në besim, edhe pasi Rusia sulmoi Ukrainën dhe pasi marrëdhëniet me Izraelin u përkeqësuan pjesërisht.”

Në lidhje me këtë, Suleimanov kujton deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov nga maji 2022. Në atë kohë, Lavrov, duke iu referuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pohoi se “antisemitët më të zellshëm” janë vetë hebrejtë. Qeveria izraelite e dënoi këtë deklaratë të Lavrovit. Ministri i Punëve të Jashtme Jair Lapid e quajti atë “një deklaratë të pafalshme, skandaloze, një gabim të tmerrshëm historik”. Por pas kësaj nuk ka ndodhur asgjë “e pariparueshme”, përfundon Suleimanov.

Intensifikimi i kontakteve me Hamasin

Lexo edhe:

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

Delegacioni i Hamasit në Moskë
Delegacioni i Hamasit në MoskëFotografi: AP

E njëjta gjë vlen edhe për qëndrimin e Kremlinit ndaj Hamasit, të cilin BE, SHBA dhe Izraeli e konsiderojnë organizatë terroriste. “Këto kontakte janë intensifikuar kohët e fundit. Përfaqësuesit e Hamasit kanë ardhur gjithnjë e më shpesh në Moskë, herën e fundit në mars të këtij viti.” Ky ekspert nuk beson se Kremlini ishte informuar për sulmin e madh të planifikuar nga Hamasi radikal islamik ndaj Izraelit. “Edhe ushtria izraelite dhe shërbimi i inteligjencës ishin krejtësisht të befasuar”. Në të vërtetë, një skenar i tillë nuk përjashtohej në parim as në Moskë. Por askush nuk e priste një shkallë të tillë, thotë eksperti i Lindjes së Mesme.

Gjëra të ngjashme sheh edhe politologia nga Moska, Jelena Suponina. Udhëheqja në Kremlin nuk dinte asgjë, ajo është e sigurt për këtë. Dhe në një intervistë për Deutsche Wellen, ajo thotë se dyshon që Rusia mund të kontribuojë në ndonjë gjë të konsiderueshme për të shmangur një sulm.

Arsyeja për këtë është fakti, se Kremlini aktualisht ka prioritete të tjera, përkatësisht Ukrainën. Përveç kësaj, Saponina supozon se Moska aktualisht po përpiqet të koordinohet në lidhje me këtë konflikt me partnerët e saj arabë, kryesisht Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Iranin. Në të njëjtën kohë, Rusia nuk do të marrë asnjë anë dhe nuk do të veprojë kundër “veprimtarive terroriste”.

Moska zyrtare e ka dënuar vërtet përshkallëzimin aktual të konfliktit mes palestinezëve dhe izraelitëve. Ministria e Punëve të Jashtme ruse e quajti atë “rezultat i një rrethi vicioz dhune” dhe kërkoi përmbajtje. Propagandistët rusë, të cilët e diskutojnë atë në mediat besnike të Kremlinit, në thelb mbrojnë tri teza kryesore: se përshkallëzimi u shkaktua nga gabimet e Perëndimit, se luftërat janë bërë normale dhe se tani rusët, të cilët (për shkak të luftës kundër Ukrainës) shkuan në Izrael, do të kthehen në Rusi.

Fajtorë janë “të marrët” nga Perëndimi

Medvedev me veshje ushtarake takon ushtarët rusë
Medvedev akuzon PerëndiminFotografi: ASSOCIATED PRESS/picture alliance

Teza se Perëndimi, mbi të gjitha SHBA-ja, është fajtor për sulmet e Hamasit, është veçanërisht e preferuar për ish-presidentin rus Dmitry Medvedev. Kreu aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse në profilin e tij në Telegram etiketoi SHBA-në si “lojtar kyç”. Në të njëjtën kohë, Medvedev bën një lidhje gjeopolitike me luftën ruse kundër Ukrainës. Konflikti në Lindjen e Mesme është pikërisht ajo që “Uashingtoni dhe aleatët e tij duhet të jenë më të shqetësuar”, thotë ai. Në vend të kësaj, “të çmendurit” nga Uashingtoni “ndërhynë duke ndihmuar neo-nazistët dhe duke provokuar një konflikt midis dy popujve që janë afër njeri-tjetrit” (rusët dhe ukrainasit. shën.red.), thotë Medvedev.

Eksperti i Lindjes së Mesme Ruslan Suleimanov nuk i merr seriozisht fjalët e Medvedevit. “Ai është shumë larg realitetit, ai nuk ka pasur asnjë ndikim për një kohë të gjatë,” thotë Suleimanov. Megjithatë, Medvedev përfaqëson mendimin e Kremlinit se Perëndimi provokoi konflikte të tilla. Por kjo është një teori e pastër konspirative, sepse konflikti palestinezo-izraelit në realitet ka arsye krejtësisht të ndryshme, thotë ai.

Suleimanov beson se Kremlini po përfiton nga përshkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme. “Së paku, sulmi e largon vëmendjen nga ajo që ushtria ruse po bën në Ukrainë.” Për të, çdo gjë tjetër është propagandë për përdorim të brendshëm rus. Në të njëjtën kohë, shumica e rusëve nuk janë të interesuar për konfliktin midis palestinezëve dhe izraelitëve, sepse ky konflikt është shumë larg tyre dhe është shumë e ndërlikuar, beson eksperti i Lindjes së Mesme.

Kjo mund të jetë e vërtetë për shumicën, por jo për të gjithë. Ndryshe nuk do të vendoseshin lule para ambasadës izraelite në Moskë, e as nuk do të kishte një grua me një pankartë ku shkruhej “Jo terrorit”. Por sipas mediave, ajo nuk ka qëndruar gjatë atje. Policia e arrestoi./DW

Etiketa: hamasizraellufyaPutinRusi

Lajme të lidhura

BOTA

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

21:41 : 23/07/2026
BOTA

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

09:12 : 22/07/2026
BOTA

Dronët ukrainas godasin depot e Wilberries në Rusi, 7 viktima dhe 25 të plagosur

16:05 : 18/07/2026
BOTA

Izraeli dhe Ballkani/ Armë dhe interesa të tjera

15:12 : 18/07/2026
AKTUALITET

BE po shqyrton sanksionimin e “Raiffeisen Bank” si levë financiare e Rusisë

11:37 : 18/07/2026
AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
Para

Ushtria izraelite gati të ndërhyjë në Gaza

TË GJITHA

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026

Doli shkresa, iku besa

22:16 : 24/07/2026

Simbolika në bulevard, protestuesit vendosin “140 krimba” kundër deputetëve

22:02 : 24/07/2026

Mbyllen fjalimet përpara Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës

21:49 : 24/07/2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

21:47 : 24/07/2026

Pagoi mijëra euro për një licencë transporti me Sicilinë, pas 7 vitesh nuk mori as dokumentin dhe as paratë

21:30 : 24/07/2026

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

21:21 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetbetciocasibomgrandpashabetcasibomcasibom girişgrandpashabet