• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush do e zëvendësojë Ervin Meten? 4 kandidatë në garë për postin e Drejtorit të AMF

13:05 : 04/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Në fund të muajit shtator, Kryeministria mbylli fazën e aplikimeve për zgjedhjen e kandidatit që do t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Ky pozicion ngeli i lirë muajin e kaluar, pasi Ervin Mete u lirua nga detyra për t’u emëruar në vijim si ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Kryeministria nuk ka publikuar ende një listë zyrtare të kandidatëve që kanë aplikuar. Megjithatë, sipas burimeve nga tregu, në proces kanë aplikuar të paktën katër kandidatë: Pajtim Melani, Redi Lleshi, Armand Reveli dhe Petrit Perhati.

Pajtim Melani ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare mes viteve 2015 dhe 2019, ndërsa në vitin 2020 ka kandiduar edhe për postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Përveç detyrës si anëtar joekzekutiv i Bordit të AMF, Melani ka mbajtur pozicione drejtuese edhe në Autoritetin e Konkurrencës dhe në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ai mban titullin shkencor “Doktor” nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Kandidati Redi Lleshi vjen nga zyra e Kryeministrit dhe mban detyrën e këshilltarit të Kryenegociatorit për Integrimin në Bashkimin Europian. Më herët, Redi Lleshi ka mbajtur pozicione drejtuese në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe në Ministrinë e Integrimit Europian.

Lexo edhe:

Ish-zëvendësministrja e Financave propozohet për postin e drejtores së AMF-së

Ankohet Erion Braçe: Askush nuk po punon, të gjithë presin se kush do bëhet ministër e drejtor

Armand Reveli, deri vitin e kaluar, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ndërsa më herët ka qenë Drejtor i Auditit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Aplikanti tjetër, Petrit Perhati, vjen nga sektori privat dhe nuk rezulton të ketë pasur detyra të mëparshme drejtuese në sektorin publik.

Një emër tjetër që ka qarkulluar në javët e fundi ka qenë ai i zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero. Megjithatë, sipas burimeve jozyrtare, ajo nuk rezulton në listën e kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozicion pranë Kryeministrisë.

Sipas ligjit për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, në rast të lirimit nga detyra të ndonjërit prej anëtarëve të Bordit përpara afatit, anëtari tjetër emërohet me të njëjtën procedurë, siç është emëruar anëtari që lirohet, për periudhën deri në përfundim të mandatit të anëtarit që lirohet.

Bazuar mbi këtë përcaktim ligjor, anëtari i Bordit që do të marrë detyrën e Drejtorit Ekzekutiv nuk do të ketë një mandat të plotë 5-vjeçar, por një mandat të pjesshëm, deri në vitin 2025, kur mbyllej mandati i drejtorit të mëparshëm. Për shkak se mandati do të jetë i pjesshëm, afërsisht një vit e gjysëm, interesi i kandidatëve të mundshëm në këtë proces mund të jetë i kufizuar.

Sipas ligjit, anëtari i Bordit, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, emërohet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, pas një procedure përzgjedhëse.

Ligji kërkon që kandidati për Anëtar i Bordit të AMF-së të ketë përfunduar ciklin e plotë të studimeve universitare në fushat ekonomike, juridike ose të lidhur me shkencën e aktuarëve dhe të ketë përvojë profesionale të paktën 7-vjeçare, nga të cilat, të paktën 5 vjet në financë-kontabilitet, administrim i shoqërive tregtare, këshillim ligjor i shoqërive tregtare, hartim legjislacioni, shkencë e aktuarëve ose sigurime shoqërore dhe pensione./Monitor

Etiketa: AMFdrejtorErvin Mete

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-zëvendësministrja e Financave propozohet për postin e drejtores së AMF-së

16:09 : 25/09/2025
AKTUALITET

Ankohet Erion Braçe: Askush nuk po punon, të gjithë presin se kush do bëhet ministër e drejtor

18:58 : 09/09/2025
AKTUALITET

Drejtori i Kulturës dhe i shkollës Bajzë shajnë me “libër shpie”: O k*re femën! Na hëngsh … moj k*rvë

14:27 : 07/09/2025
AKTUALITET

Tregu i sigurimeve: Miliona euro fitime, zero drejtësi për qytetarët

22:16 : 30/08/2025
AKTUALITET

Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re

11:29 : 26/08/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e drejtorit të BKH-së, përfundon faza e intervistës për 7 kandidatët

18:09 : 28/07/2025
Para

Draft-rezoluta e PS për Kosovën, Tritan Shehu: Rama po "rrëzohet" edhe nga deputetët e tij

TË GJITHA

‘Shqipëria Bëhet’ bashkohet protestës së banorëve të Kurdarisë përpara Parlamentit

13:21 : 09/10/2025

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

13:20 : 09/10/2025

Nobeli për Letërsinë i shkon autorit hungarez, László Krasznahorkai

13:09 : 09/10/2025

Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

13:06 : 09/10/2025

102 kontejnerë me mbetje toksike, nis marrja e mostrave në Porto Romano

13:03 : 09/10/2025

Mbyllja e seancës pa debat, Bardhi: Ka rënë shteti, organi kyç kushtetues ka dalë jashtë funksioni

12:51 : 09/10/2025

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

12:50 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com