• Kontakt
Monday, May 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Vritet me armë zjarri babai dhe plagoset rëndë i biri në Dukagjin

19:26 : 27/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në mal të Shoshit në Dukagjin.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur viktimë shtetasi Zef Guri, si dhe ka mbetur i plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të nisur hetimet paraprake rreth këtij krimi të rendë, që ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku dhe rrethanat. Autori është larguar në drejtim të paditur. Policia është nisur drejt malit të Shoshit me helikopter për shkak të terrenit të vështirë.

Ky është atentati i tretë brenda më pak se 48 orësh në vendin tonë, ku janë regjistruar tre viktima dhe katër të plagosur.

Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për autoritetet pasi është arrestuar më herët për disa vepra penale. Këtij shtetasi, në vitin 2021 i është vendosur një sasi tritoli në lokalin e tij.

Lexo edhe:

Vrasja e Altin Arapajt, avokati i autorit: Ishin miq dhe kishin konsumuar kokainë

Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe, për shkak se “grindeshin”

Po ashtu, mësohet se në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në zonën e Dukagjinit. Asokohe, Guri dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat. Guri u arrestua nga policia në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. Guri akuzohej për “Prodhim dhe mbajtie pa leje te Armeve luftarake” dhe “Kanosje”.

Asokohe Gjin Guri ishte një person në kërkim ndërkohë që dyshohej edhe si personi që qëlloi ndaj Policisë në një aksion të efektivëve 6 vite më parë në parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.

 “Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me grupet e FNSHsë Shkodër, mbi bazën e një plani operacional të mirorganizuar bënë të mundur kapjen në banese te personit të shumëkërkuar në fshatin Shosh, Dukagjin, shtetasin Gjin Guri, 38 vjeç”, njoftonte Policia më 27 shtator 2015.

Ai figuronte edhe në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si i dyshuar se ka qëlluar me armë ndaj helikopterit të Policisë, në operacionin e parë antikanabis në këtë zonë. Shtetasi Gjin Guri pasi është liruar nga burgu ka vijuar aktivitetin me lokalin e tij ndërsa bën edhe rrugën Shkodër-Dukagjin dhe anasjelltas me furgon pasagjerësh.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

Etiketa: Dukagjinvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Altin Arapajt, avokati i autorit: Ishin miq dhe kishin konsumuar kokainë

19:31 : 24/05/2025
BOTA

Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe, për shkak se “grindeshin”

18:39 : 23/05/2025
AKTUALITET

Franc Çopja i ofroi 5 mln euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua me “Akilin”

11:00 : 23/05/2025
AKTUALITET

Detajet e reja: Ilaria Sula u vra sepse zbuloi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj

09:42 : 23/05/2025
Në foto: Viktima, Altin Arapaj
AKTUALITET

Arrestohet autori i vrasjes së shqiptarit në Greqi. Gjendet edhe makina ku ndodhi krimi

08:59 : 23/05/2025
AKTUALITET

Babai i Luis Meçes rrëfen përplasjen me prokuroren: Dikush po kërkon që të mos zbardhet vrasja e Martinit

20:40 : 22/05/2025
Para

Republika Çeke blen 24 avionë luftarakë F-35 nga SHBA për 6.5 miliardë dollarë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com