• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë/ Diplomacia perëndimore reagon pas zhvillimeve në veri

08:30 : 26/09/2023
në RAJONI

Zhvillimet e ditës së diel (24.09.2023) dhe sulmi terrorist mbi policinë e Kosovës, bëri që qeveria gjermane të dërgojë në Kosovë të ngarkuarin për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Emisari gjerman, gjatë ditës së hënë (25.09.2023), takoi në Prishtinë udhëheqësit kryesorë të institucioneve dhe partitë politike opozitare. Sarrazin tha, se erdhi në Kosovë për të shprehur “solidaritetin dhe ngushëllimet për vrasjen e policit të dielën në Banjskë të Zveçanit”, duke e dënuar – siҫ tha – “sulmin kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës”. Ai bëri thirrje “që të gjendet sa më parë një zgjidhje për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar me Serbinë”.

“Është e qartë se nëse dëshironi ta zgjidhni çështjen e sigurisë në kohë afatgjatë ne duhet të kemi një dialog të suksesshëm dhe përfshirja në dialog dhe normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një ndër gurët e themelit të zhvillimit në të ardhmen. Nuk duhet ta ndalojmë këtë tani, ne duhet ta vazhdojmë më tutje, të mundohemi të gjejmë një zgjidhje që të zbatojmë marrëveshjen e Ohrit dhe të kemi një dialog të suksesshëm”, deklaroi Sarrazin, pas takimit me kryeministrin Kurti.

I dërguari gjerman në Prishtinë takoi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku sipas një njoftimi nga zyra e presidentes “është biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës pas sulmit terrorist të grupeve kriminale serbe që rezultoi me vdekjen e një polici dhe lëndimin e disa tjerëve”.

“Veprimet terroriste dhe akti i agresionit në veri janë të orkestruara dhe zbatuara nga struktura të mbështetura nga Beogradi. Veprimet e tilla përbëjnë cënim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe për këto veprime duhet sanksionuar Serbia”, thuhet në një njoftim nga zyra e presidentes.

Lexo edhe:

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën shumë afër Vuçiç-it

Lajçak: “Konsultime intensive dhe shumë thelbësore”

Manuel Sarrazin u shpreh, se për gjetjen e një rruge përpara, do të angazhohet edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ky i fundit sulmin ndaj policisë së Kosovës e cilësoi “akt frikacak e në kundërshtim me parimet e paqes dhe të bashkëpunimit”.

“Ky sulm i tmerrshëm thekson më tej domosdoshmërinë e diplomacisë dhe dialogut parandalues, nënvizuar gjatë javës së kaluar, kur mora pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Në margjinat e OKB-së, fola me drejtues dhe kolegë të shumtë nga e gjithë bota. Në një mënyrë apo tjetër, të gjithë theksuam rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit”, ka shkruar Lajçak. Gjatë ditës së hënë, Lajҫak njoftoi se ka mbajtur “konsultime intensive dhe shumë thelbësore”, për situatën në veri të Kosovës me këshilltarët e lartë të liderëve evropianë dhe ata të SHBA-ve.

“Bisedova me këshilltarët e liderëve francezë, gjermanë e italianë, dhe Escobarin për hapat e ardhshëm në implementimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës”, shkroi Lajҫak. Gjatë ditës së martë në Bruksel do të takohen ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian për të diskutuar për situatën më të re në Kosovë. Thuhet se Miroslav Lajҫak, së shpejti planifikon t’i vizitojë Kosovën dhe Serbinë, ndonëse nuk është konfirmuar akoma kjo vizitë./Dw

Etiketa: Serbisulmi ne kosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

09:36 : 01/07/2025
RAJONI

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën shumë afër Vuçiç-it

14:23 : 30/06/2025
BOTA

Protesta në Beograd/ 77 persona të ndaluar, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja

13:07 : 29/06/2025
BOTA

Skadimi i ultimatumit të studentëve, Serbia përfshihet nga dhuna dhe kaosi i protestave

09:28 : 29/06/2025
RAJONI

Policia e Kosovës ndalon 17 persona për “Nxitje të urrejtjes” gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

17:11 : 28/06/2025
RAJONI

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan

13:18 : 27/06/2025
Para

Gjermania do të braktisë rregullat e rrepta të ndërtimit

TË GJITHA

Aksident në Vlorë, ‘Golf-i’ godet këmbësoren dhe përplaset me një ‘Audi’

11:15 : 01/07/2025

Përplasje dhe arrestime në Turqi për një karikature të dyshuar për profetin Muhamed

11:06 : 01/07/2025

Zjarret/ Parashikohet rrezik i lartë për katër qarqe në vend

11:05 : 01/07/2025

Babai përdhunoi 12-vjeçaren në Patos, nëna: Vajza është abuzuar që 5 vjeç

10:38 : 01/07/2025

Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat

10:35 : 01/07/2025

Mori mbidozë ilaçesh, Fjolla Morina përfundon me urgjencë në spital

10:28 : 01/07/2025

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai “monstër” në Patos

10:18 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com