• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO EKSKLUZIVE/ Si u fshehën policët e “Shigjetave” pasi Bozhanaj plagosi Edlir Alleshin

22:40 : 22/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Pak orë pasi “Boldnews.al” raporti dinamikën e plagosjes së efektivit Edlir Alleshi, përfshirë edhe fshehjen e kolegëve të tij pas krismave të lëshuara nga autori Klered Bozhanaj, Policia e Shtetit ka shpërndarë në media “versionin zyrtar” të ngjarjes.

Ky version zyrtar ndryshon në disa elementë thelbësorë nga e vërteta, që siguroi “Boldnews.al” nga burime shumë të besueshme.

Të dhënat konfirmohen edhe nga një video e ngjarjes, e siguruar në mënyrë ekskluzive nga redaksia.

Por, më së pari po raportojmë versionin e policisë e më tej po kryejmë krahasimin me videon.

Lexo edhe:

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

Sipas “versionit zyrtar” të Policisë:

Rreth orës 18:50, 20 shtator patrulla ka qenë duke patrulluar në pallatet e kompleksit “Gjura”, në Tiranë.

Edlir Alleshi dhe efektivi i tij kanë parë një person që qëndronte në këmbë në lulishte duke pirë cigare të cilin pasi e kanë kaluar kanë vënë re se po i largohej prezencës së policisë. Pasi kanë vërejtur lëvizjen e tij kanë vendosur ta pyesin duke ju prezantuar në mënyrë të qartë që ishin punonjës policie, por kanë marrë një përgjigje arrogante prej ketij personi i cili ju ka thënë “ik më lini rehat”.

Në këto kushte punonjësit e policisë kanë ndaluar motorin për të kryer një verifikim por ai është larguar me vrap duke hyrë në shkallët e pallatit. Pas largimit me vrap Alleshi e ka ndjekur nga pas nëpër shkallë. Pas tyre ka shkuar dhe efektivi i dytë.

Alleshi i ka thënë kolegut  se personi që po ndiqnin ishte i armatosur.

“Gjatë ndjekjes nëpër shkallë të përsonit që po ndiqnin janë qëlluar me armë zjarri nga sipër po nga ky person. Të ndodhur në këto kushte punonjësit e Policisë janë kthyer pas për të siguruar vetëm si dhe për të bllokuar hyrjen e pallatit. Në momentin që kanë dalë në hyrje të pallatit efektivi tjetër ka shkuar te lokali duke njoftuar klientët të largoheshin pasi kishte të shtëna me armë zjarri.

Gjatë kohës që ndodheshin para hyrjes së pallatit Alleshi i ka treguar se ishte plagosur. Menjëhere ka marrë efektivin e ka futur bashkë edhe me dy kolegët e tjerë të cilët ishin afruar e kanë futur në makinë dhe e kanë nisur për në Spital me qëllim dhënien e ndihmës mjekësore”.

Pra, identifikohen të paktën dy elementë në “versionin zyrtar”: 1. Kanë shkuar tek lokali për të njoftuar klientët dhe; 2. Alleshi, kur ka qenë para hyrjes së pallatit, ka treguar se ishte plagosur.

Por, ndërkohë, nuk përmendet fare se në vendngjarje kishte qenë edhe një motor i dytë me efektivë të “Shqiponjave” policore.

Tani kalojmë tek video e ngjarjes.

Efektivi i plagosur Edlir Alleshi (djathtas me rreth të kuq) dhe kolegu i cili vrapon për tu fshehur brenda lokalit (majtas)

Pamjet dëshmojnë pjesën e jashtme dhe të brendshme të lokalit që gjendej pranë vendit të ngjarjes.

Në pjesën e jashtme të lokalit (në të djathtë të videos) gjendet Edlir Alleshi. Ndërsa në pjesën e brendshme të lokalit është kolegu i tij, me të cilin qëndron dhe udhëton me motor gjatë shërbimit.

Video ka regjistruar momentin e plagosjes së Alleshit në bark dhe kjo duket qartësisht nga lëvizjet e tij. Në momentin e plagosjes, efektivi Alleshi gjendet përpara lokalit (dhe jo para pallatit).

Ndërkohë, kolegu i tij (në të majtë të videos), duket qartë që vrapon në brendësi të lokalit dhe fshihet në zonën pranë tualetit.

Në lokal nuk ka asnjë klient që “mund të ishte në rrezik”, sipas versionit zyrtar të policisë.

I vetmi person civil në lokal është kamarieri (me bluzë të bardhë), i cili i ka qëndruar pranë efektivit të plagosur.

Kjo video nuk tregon se ku ishin dy efektivët e tjerë, të cilët kanë qenë vetëm 20 metra larg kolegut të plagosur, por që gjithashtu janë fshehur dhe nuk kanë parë asgjë nga dinamika e ngjarjes pas të shtënave.

Madje, nuk kanë parë as se ku ka shkuar autori i ngjarjes.

Në versionin zyrtar të policisë thuhet se Klered Bozhanaj hipi në shkallët e pallatit, por nuk thuhet askund se ku iku dhe se si iu largua ai forcave policore, “të cilat po e mbanin nën mbikqyrje”.

Sipas asaj që mësoi “Boldnews.al”, pas plagosjes së efektivit Edlir Alleshi, tre kolegët e tij u fshehën dhe nuk panë asgjë. Kjo ishte arsyeja që ata nuk vunë re se autori, Klered Bozhanaj, kishte hipur në hyrjen tjetër të pallatit ku jetonte dhe aty qëndroi për rreth 24 orë, derisa u bind që të shkonte në shtëpinë e tij, ku edhe u arrestua nga Policia.

Etiketa: Edlir Alleshiforcat ShqiponjaKlered Bozhanajplagosjepolicia e tiranes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026
AKTUALITET

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026
BOTA

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026
AKTUALITET

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026
Para

Bën operacion plastik gjoksin, e reja shqiptare vdes një javë pas ndërhyrjes

TË GJITHA

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom