• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha në Fier, tregtarët: Po falimentojmë, na mbytën me taksa e gjoba

12:00 : 04/04/2016
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, SOCIALE

Kreu i PD, Lulzim Basha është takuar sot me qytetarë të shumtë dhe tragtarë të Fierit ku është përballur me ankesa të shumta, për vështirësitë financiare që hasin bizneset me rritjen e taksave.

“Sot me qytetarë dhe tregtarë të Fierit. Njerëzit thonë se gjendja e tyre është me keq se dy muaj me pare e po përkeqësohet me shpejtësi. Varfëria, papunësia dhe pamundësia për të mbyllur muajin janë shqetësimet kryesore të banorëve të Fierit. Tregu është thuajse i zbrazur. Tregtarët thonë se e nisin ditën me zero dhe e mbyllin me minus duke llogaritur taksat që duhet të paguajnë. Ata tregojnë për gjobat abuzive që u vihen çdo muaj”, shkruan Basha.

Ndërsa tregtarët kanë shprehur probleme të shumta, duke filluar nga rritja e taksave, tek gjobat, mungesat e shumta të shërbimeve që shteti iu detyrohet etj.

“Kam kolauduar 2 herë kasën fiskale dhe më kanë vënë 600 mijë lekë gjobë për mungesë kase. Absurdi është se gjoba më është vënë nga i njëjti inspektor i cili një ditë para se të më vendoste gjobën lëshoi akt konstatimin se jam i pajisur me kasë. Më e keqja është se s’ke ku ankohesh”, tha një prej tyre

Më tej Basha tha se në dyqanin e mishit shitësi me thotë se njerëzit blejnë dy herë më pak mish se vjet.

Lexo edhe:

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

“Kemi nja dy vjet se kemi parë fare mishin me sy, tani po harrojmë bukën”, është shprehur një qytetare.

“S’kemi bukë të hamë, pa punë pa ndihmë dhe në bashki askush s’të hap as derën. Si do vejë halli ynë?!”, thotë një zonjë

“Shëndetësia është kthyer në makth. Falas as që bëhet fjalë por dhe kempi që u takon mund ta marrin vetëm pasi të japin ryshfetin e majme. Ndërsa një zotëri qe ka çuar nënën 80-vjeçare te urgjenca për një plagë në këmbë thotë se infermieret nuk kishin as jod as garza për të mjekuar plagën”, ka vijuar Basha.

“Kemi fëmijë me të meta dhe këta u heqin bukën të sëmurëve vetëm për të marrë lek nën dorë. Nuk u japin ndihmë, na sorollatin poshtë e lart vetëm që të marrin ryshfet”, është shprehur një qytetar tjetër.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ‘ndryshimi duhet të nisë me largimin e kësaj klike të korruptuar, kësaj kuçedre të parave të shqiptarëve e cila kërkon gjithçka për vete dhe asgjë për qytetarët’.

“Kam ardhur t’ju them qytetarëve të Fierit e prej Fierit mbarë Shqipërisë se largimi nga Shqipëria apo rënia në dëshpërim nuk janë rruga e vetme. Ka një shpresë dhe një rrugë tjetër të cilën mund ta përshkojmë të gjithë së bashku dhe kjo është rruga e uljes së taksave, e uljes së faturave të energjisë me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë në xhepat e tyre. Kjo është rruga e rritjes së investimeve publike, e një portofoli të madh të investimeve publike anembanë vendit që do të krijojë më shumë vende pune dhe vende pune me paga më të mira”, deklaroi Basha.

Ai tha se çelësi i programit, kyçi i ofertës së Partisë Demokratike për të nesërmen është ky: paratë që sot përfundojnë në xhepat e oligarkëve t’i kthehen qytetarëve përmes investimeve publike, në infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim, në kopshte, në çerdhe, në ujësjellës, në vaditje, në subvencionime për bujqësinë. Dhe nga ana tjetër ulja e taksave me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë për të shpenzuar për veten e tyre dhe familjet e tyre.

Prononcimi i kryetarit të Partisë Demokratike pas bashkëbisedimit me tregtarët e Fierit.

Në raport me dy muaj më parë, katër muaj më parë, një vit më parë, dy vite më parë pa përjashtim qytetarët që kam takuar dhe pyetur kanë thënë me fakte nga jeta e tyre e përditshme se gjendja është përkeqësuar dhe vazhdon të përkeqësohet, se fuqia blerëse e fierakëve vazhdon të bjerë, se taksat janë rritur, fatura e energjisë është rritur. Shëndetësia nuk jep shërbimet minimale, nuk ka garza dhe jod, më tha një qytetare.

Dyqani i mishit është kthyer në një dyqan ekzotik, ku xhiroja është 3 -4 herë më e ulët se një apo dy vjet më parë. Pra, gjendja ekonomike e fierakëve, sikundër e të gjithë shqiptarëve është në përkeqësim të thellë.

E sotmja është më e keqe se e djeshmja dhe këto janë fakte  të cilat Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk mund ti fabrikojnë. Këto përcillen ditë për ditë nga jeta e qytetarëve pa truke, pa propagandë, pa trushplarje.

Këto janë faktet që Edi Rama duhet t’i njohë por refuzon t’i njohë sepse ai jeton brenda një flluske ku gjërat ecin gjithnjë e më mirë. Në fakt gjërat gjithnjë e më mirë ecin për Edi Ramën dhe për Koço Kokëdhimën dhe për një grusht oligarkësh të cilët duke marrë, shpërdoruar, vjedhur miliarda-miliarda lekë në vit nga paratë e taksapaguesve shqiptarë janë përgjegjës për faktin që sot ka më pak lekë, ka taksa më të larta, rroga më të ulëta dhe papunësi më të madhe.

Unë nuk kam ardhur vetëm të pyes se si është gjendja, sepse si është gjendja e shohim ditë për ditë. Por kam ardhur t’ju them qytetarëve të Fierit e prej Fierit mbarë Shqipërisë se largimi nga Shqipëria apo rënia në dëshpërim nuk janë rruga e vetme.

Ka një shpresë dhe një rrugë tjetër të cilën mund ta përshkojmë të gjithë së bashku dhe kjo është rruga e uljes së taksave, e uljes së faturave të energjisë me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë në xhepat e tyre. Kjo është rruga e rritjes së investimeve publike, e një portofoli të madh të investimeve publike anembanë vendit që do të krijojë më shumë vende pune dhe vende pune me paga më të mira.

Çelësi i programit tonë, kyçi i ofertës së Partisë Demokratike për të nesërmen është ky: paratë që sot përfundojnë në xhepat e oligarkëve t’ia kthejmë qytetarëve përmes investimeve publike, infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim, në kopshte, në çerdhe, në ujësjellës, në vaditje, në subvencionime për bujqësinë. Dhe nga ana tjetër të ulim taksat me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë për të shpenzuar për veten e tyre dhe familjet e tyre.

Të fillojë dhe të rifillojë qarkullimi i lekut, të ringrihet ekonomia bazuar mbi parime të shëndosha ku parimi numër një është largimi i, kësaj klike të korruptuar, kësaj kuçedre të parave të shqiptarëve e cila kërkon gjithçka për vete dhe asgjë për qytetarët.

(Boldnews)

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026
AKTUALITET

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026
BOTA

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026
Para

Përfitimet shtesë nga stërvitjet, përveç muskujve dhe vijës së bukur trupore

TË GJITHA

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom