• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsioni “sheshit” në Kadastrën e Bicit, 4 milionë lekë për një legalizim

14:39 : 18/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës nën drejtimin e Dallendyshe Bicit vijon të zbatohet ligji i “xhunglës”.

Pas dhjetëra denoncimeve të mbërritura për zvarritje dhe marrjen e zgjidhjeve kur ke mik, televizioni “Ora News” ka bërë një investigim të zgjatur në kohë në ASHK.

Te dera e këtij institucioni është afishuar njoftimi i drejtueses Dallëndyshe Bici, që mban datën 19.4.2023.

Te njoftimi bëhet me dije se aplikimet bëhen vetëm në platformën “e-Albania”, duke shmangur në këtë mënyre kontaktin me punonjësit.

Për më tepër asnjë person fizik apo juridik nuk duhet të lejohet brenda ambienteve të institucionit.

Lexo edhe:

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

Ky njoftim ka vetëm vlerë teorike, sepse praktikisht në ambientet e Kadastrës hyjnë e dalin qytetarë pa pushim.

Roja i lejon qytetarët të futen brenda vetëm pasi drejtorët ose specialistët japin urdhër për t’i takuar në zyrë.

Qytetarët shprehen se për një legalizim tarifa është 4 milionë.

“Janë bërë të tërë dhe veç lekët e kanë mendjen, asnjë nuk punon veç pare duan. Kam aplikuar tre herë po në 2014-ën, herën e fundit erdhën dhe më bënë matjet te shtëpia. Ai më tha 4 milionë para 6 muajsh. Po ku t’i marr, i thashë, pensionist jam unë.

Apo kam dhe shumë pension, 200 mijë lekë. 20 mijë janë ato se na ka ngelur me Enverin… S’kam çfarë të të bëj, kur të të vijnë radha, më tha. Dje e mora në telefon, tha hajde njëherë po bisedojmë e ulim tarifën”, shprehet një qytetar.

Pas disa minutash pritjeje qytetarit i vjen telefonata.

Qytetarët që shkojnë e vijnë me dokumenta në duar shprehen se nuk ka sistem online që e shkul korrupsionin dhe ata ndihen të dorëzuar para këtij fakti.

“E hedhim ne këtë se nuk bëjmë gjë. Nuk gjejmë derman, s’ka rregulla kurrë. Korrupsioni siç ka qenë është. Është bërë më keq. Vetëm të kesh t’i shkelësh me këmbë.

T’i kesh lekët me i shkel. Më vjen gjynah për të rinjtë. Për Zotin, është hajdutllëk i madh, korrupsion i madh që nuk hiqet dot”, shprehet qytetarja.

Realiteti imagjinar i Dallëndyshe Bicit për ASHK është ky ku për të shmangur korrupsionin, koridoret e institucionit janë pa qytetarë, sepse shërbimet ofrohen online.

Por e vërteta e hidhur është se qytetarët mund të mbarojnë punë vetëm pasi të shkundin xhepat dhe paguajnë “gjobat”0 që i vënë drejtorët ose specialistët./ Oranews

Etiketa: 4 milionDallëndyshe BicidenoncimiKadasterkorrupsion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

12:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

Milionat në lojë/ Besmir Beja i Doganave dhe hijet e korrupsionit

14:53 : 30/05/2026
AKTUALITET

Bushati: Qeveria Rama pengon integrimin e vendit në BE, korrupsioni ka kapur majat

20:33 : 29/05/2026
BOTA

Skandali/ Krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste fallxhoren

12:08 : 29/05/2026
Para

Pas lirimit nga burgu, gruaja e El Chapo e "djeg" në një club në Los Angeles/ VIDEO

TË GJITHA

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom