• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA/ Nis të hënën Censusi Shqipëria 2023, do të përfshihen 7 mijë e 500 anketues

19:47 : 13/09/2023
në AKTUALITET

Në Shqipëri Instituti i Statistikave pritet të nisë Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave nga e hëna e ardhshme, një proces që do të zgjasë për gjashtë javë. Censusi 2023 është ngjarja më e rëndësishme statistikore e vendit, dhe në të do të përfshihen mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Ata do të regjistrojnë të dhëna mbi popullsinë, tipare demografike, sociale dhe ekonomike të detajuara në rrafsh gjeografik, që kanë të bëjnë me strehimin, arsimin, shëndetësinë, dhe punësimin.

“Përgatitja e Censusit këtë vit bazohet në standarte europiane, në ligje të përmirësuara vendase dhe në teknologji bashkëkohore. Censusi i Shqipërisë këtë vit ndjek rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe të Komisionit Europian për statistika profesionale”, tha drejtorja e INSTAT-it, Elsa Dhuli.

Krahas buxhetit të shtetit, Censusi 2023 i Shqipërisë financohet edhe nga Komisioni Europian, Kombet e Bashkuara, Suedia dhe Zvicra.

“Shqipërisë i nevojiten të dhëna të besueshme për të hartuar politika dhe për të ndërtuar shërbime të mira publike para se të pjesëtojë buxhetin. Shqipëria përballet me sfida demografike, ndaj ka nevojë për të dhëna të besueshme statistikisht për të trajtuar këtë çështje si dhe çështje të tjera si strehimi, grupet në nevojë. Ky Census dhe fuqizimi i sistemit statistikor në Shqipëri janë me rëndësi edhe për procesin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë”, tha ambasador Luigi Soreca, i Ngarkuar me Punë i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Lexo edhe:

Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin vendin e punës

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

Ai tha se statistikat shqiptare duhet të jenë profesionalisht cilësore, drejtpërdrejt të krahasueshme dhe sipas standarteve europiane, ndaj edhe BE-ja ka ndarë 4.8 milionë euro në mbështetje të INSTAT-it.

Ky është Censusi i dymbëdhjetë në 100 vite, që zhvillohet në Shqipëri, duke nisur nga i pari, që u krye në vitin 1923. Regjistrimet e mëparshme mbi popullsinë janë kryer në periudha 5 vjeçare e më pas 10 vjeçare.

Në to janë kërkuar të dhëna me deklarim të lirë mbi gjendjen ekonomike e shoqërore të individëve dhe familjeve, mbi banesat dhe prona të tjera, që lidhen me kushtet e jetesës. Pas rënies së regjimit komunist, Censusi i INSTAT-it në vitin 2001 dhe 2011, krahas statistikave bazë, mblodhi të dhëna mbi emigrimin e brendshëm e të jashtëm të banorëve, si dhe mbi përkatësinë fetare e etnike të tyre. Censusi që shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19.

Marrë nga VOA

Etiketa: Censusi Shqipëriavoa

Lajme të lidhura

BOTA

Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin vendin e punës

20:58 : 31/08/2025
AKTUALITET

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025
BOTA

U pezullua nda administrata trump, ‘Zëri i Amerikës’ rikthehet në punë javën e ardhshme

08:19 : 04/05/2025
BOTA

Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

21:40 : 03/05/2025
AKTUALITET

Departamenti amerikan i Drejtësisë: VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme

21:08 : 03/05/2025
BOTA

Gjykata urdhëron administratën Trump të anulojë mbylljen e Zërit të Amerikës

15:37 : 23/04/2025
Para

Franca ndalon shitjen e iPhone 12

TË GJITHA

“Konflikt”/ Institucionet e pavarura do raportojnë te “Ligjet”, por edhe te komisioni “Xhafaj”

18:35 : 30/09/2025

Elton Ilirjani e kërcënoi me padi, Shqipe Hysenaj: Jam e hapur për ‘luftë virtuale’, por e keni të humbur me mua

18:31 : 30/09/2025

Teliti: Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! I mbulon vetëm një kafe

18:30 : 30/09/2025

Trump shpall buxhetin rekord të mbrojtjes: 1 trilion dollarë shpenzime për vitin 2026

18:18 : 30/09/2025

“Veliaj mund të kthehet në pentito”/ Tabaku: Procesi ndaj tij reflekton kapjen e pushtetit

18:17 : 30/09/2025

Çfarë e lidh Tony Blair-in me Gazën?

18:05 : 30/09/2025

Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

17:58 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com