Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden po përballet me kritika, pasi u bë presidenti i parë amerikan që nuk e kalon ditën e përvjetorit të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 nga atentatorët e Al Kaedës ndaj Kullave Binjake në New York në një nga tre vendet e rrëzimit të avionëve.
Por, të mos mjaftonte kaq, mediat e huaja raportojnë se Biden, duke folur me trupat në Anchorage, Alaska, të hënën, rrugës për në shtëpi nga samiti i G20 në Vietnam, ka pretenduar se ka qenë në New York një ditë pas sulmit terrorist dhe ka parë ndërtesë. Por, rezulton se kjo është një deklaratë e rremë.
Biden, i cili në atë kohë ishte kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, është fotografua më 11 shtator 2001 duke folur me gazetarët përpara Kapitolit në Washington.
Gjithashtu, në autobiografinë e tij të vitit 2007, “Promises to Keep”, Biden ka shkuar se ishte në Washington, DC, një ditë pas sulmit: “U ktheva në Kapitol mëngjesin tjetër,” vuri në dukje ai.
Një raport i Gannett News Wire nga 12 shtatori 2001, i cituar nga The New York Post, mbështeti versionin në biografinë e tij, duke filluar: “Senatori i Delaware Joe Biden e kaloi të mërkurën pikërisht aty ku donte – në Senatin e SHBA”.
Pamjet e arkivuara të CSPAN treguan gjithashtu se Biden ishte duke folur nga foltorja e Senatit më 12 shtator 2001, ndërsa ai dhe 99 senatorë të tjerë denoncuan sulmet terroriste.
“Kjo nuk është një luftë për ideologjinë, kjo nuk është një luftë për fenë,” tha Biden në fjalimin e tij në Senat, “kjo është një luftë midis qytetërimit dhe barbarisë. Le të mos ketë dyshim se Shtetet e Bashkuara dhe kombet e qytetëruara të botës do të bashkohen dhe do ta fitojnë këtë luftë.’
Të hënën, Biden tregoi një histori krejtësisht të ndryshme për të nesërmen.
“Ground Zero në Nju Jork – më kujtohet që qëndrova atje të nesërmen dhe shikoja ndërtesën dhe u ndjeva sikur po shikoja nëpër portat e ferrit. Dukej kaq shkatërruese sepse ashtu siç munde, nga ku mund të qëndroje.” -tha ai.
Biden, në librin e tij, përshkruan duke folur me studentët e Universitetit të Delaware më 19 shtator 2001. Të nesërmen, ai vizitoi qytetin e Nju Jorkut
Biden vizitoi Ground Zero nëntë ditë pas sulmeve, më 20 shtator 2001, dhe u fotografua duke vizituar vendin me kolegët senatorë Ted Kennedy dhe Barbara Mikulski – por Biden nuk e përmend këtë në librin e tij. Megjithatë, libri i tij përmend vizitën e një xhamie në Newark, New Jersey, më 21 shtator 2001.
Çfarë ndodhi më 11 shtator 2001?
Rreth 3 mijë persona mbetën të vrarë pasi 4 avionë u morën peng nga atentatorët e Al Kaedës 11 shtatorin e 22 viteve më parë.
Dy nga avionët u përplasën me Kullat Binjake në Nju Jork, një tjetër u përplas me Pentagonin, ndërsa avioni i mbetur ra në një fushë të Pensilvanisë pasi pasagjerët u rebeluan ndaj terroristëve. Ishte i vetmi avion që nuk arriti në destinacion.
Por krahas vdekjeve, sulmi ndaj Kullave Binjake ekspozoi disa qindra mijëra njerëz në Manhatanin e poshtëm ndaj ajrit toksik dhe disa qindra njerëz kanë vdekur që prej atëherë si pasojë e sëmundjeve që pasuan.
Avioni i parë, fluturimi 11 i “American Airlines” u përplas me kullën veriore të World Trade Center në 8 e 46 të mëngjesit, me orën lokale, duke vrarë të gjithë ata që ndodheshin në bord dhe njerëzit që ndodheshin brenda kullës.
Në 9 e 3 minuta, avioni i dytë, fluturimi 175 i United Airlines goditi kullën jugore. Shumë shpejt të dyja kullat u shembën në tokë, ajo jugore pak para orës 10 dhe ajo veriore gjysmë ore më vonë.
Paralelisht, në 9 e 37 minuta, fluturimi 77 i “American Airlines” goditi selinë e Pentagonit, në këndin jug-perëndimor të godinës, ku si pasojë 189 persona gjetën vdekjen. Prej tyre, 64 ndodheshin në avion dhe 125 që ndodheshin në ndërtesë.
Por nuk mbaroi me kaq. Në 10 e 3 minuta,fluturimi 93 i “United Airlines” u rrëzua në një fushë në lokalitetin Shenksvill të Pensilvanisë.
Avioni ishte marrë peng dhe ishte drejtuar për në Uashington DC, por falë kurajës së pasagjerëve nuk arriti kurrë në destinacion.
Çdo vit në Shtetet e Bashkuara mbahen ceremoni përkujtimore në nder të viktimave, por plagët e lëna 22 vjet më parë janë ende të hapura.