• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderat për mushkonjat që i grinë pushuesit, mollë sherri edhe pasi iku vera

12:26 : 12/09/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Tenderët për shërbimin e dezinsektimit në zonat bregdetare në vend u kthyen në një mollë sherri këtë vit, duke e bërë të pamundur kryerjen e këtij shërbimi.

Për rrjedhojë, sado ironike të tingëllojë, Shqipëria turistike mes mijëra komenteve pozitive, kishte edhe nga ata që bënin humor me këtë situatë.

Turistët e huaj nuk kanë ngurruar që në forume ta cilësojnë praninë e mushkonjave problematike, ndërkohë që u referoheshin edhe përshtypjeve të vendasve që e cilësonin këtë vit me një gjendje të keqe si asnjëherë më parë.

Tashmë në fund të sezonit, ngërçi me tenderat ende nuk është zgjidhur.

Komisioni i Prokurimit Publik, i cili priti të paktën 7 ankesa për këtë procedurë me lote të ndryshme, ka konstatuar se ka pasur probleme me vlerësimin, të paktën te njëra prej tyre për të cilin ka mbaruar gjykimi.

Lexo edhe:

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

Vendimi i fundit i publikuar nga Komisioni për kontratën “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku i Durrësit”, me fond limit 15.479.671 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datë 13.06.2023 kërkon anulim të vendimit që është marrë për fituesin e shpallur.

Në vendimin e KPP thuhet se ka vendosur të pranojë pjesërisht ankesën e operatorit ekonomik “NRG” SHPK ndërkohë nuk ka pranuar ankesën e bashkimit të operatorëve ekonomikë ankimues “Egian Med” SHPK dhe “Vlera” SHPK.

Si efekt i kësaj është bërë edhe kërkesa pranë autoritetit konkraktor për të marrë masat e duhura.

“Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO-së për kualifikimin e operatorit ekonomik “Florfarma” SHPK, dhe të korrigjojë shkeljet e konstatuara si më sipër, duke e s’kualifikuar këtë operatorë ekonomik. Autoriteti kontraktor(Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara), brenda 5 ditëve, të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi duke dokumentuar veprimet e kryera” thuhet në vendim.

Ankesat që zvarritën procesin

Pranë Komisionit të Prokurimit Publik, vetëm në korrik u paraqitën të paktën shtatë ankesa që lidhen me vlerësimin që është bërë për procedurën e prokurimit. Pra operatorët kanë pretendime për mënyrën sesi është bërë vlerësimi i ofertave.

Kështu të ankimuara janë procedurat me objekt kontrate “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Lezhë”, “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Durrës”, “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Shkodër”, “Sherbim Dezinsektimi ne zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Vlore”.,

Për disa prej këtyre procedurave ka më shumë se një ankesë duke çuar numrin në 7.

Kjo nuk është hera e parë që këto procedura përfundojnë të ankimuara në KPP. Më herët gjatë prillit u ankimuan të gjashtë lotet e kësaj procedure që përfshinin: “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Shkodër”, “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Lezhë, “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Tiranë”, Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Durrës”, “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Fier”, “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Vlorë”../MONITOR

 

Etiketa: mushkonjatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

16:33 : 27/05/2026
AKTUALITET

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

08:10 : 25/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e ktheu AKSHI-n në “gropë të zezë”, 75 mln euro për inteligjencën artificiale

20:04 : 20/05/2026
AKTUALITET

200 mln lekë për 300 metra trotuar e 5 stola, Bruna Mersini e Vlorës kap “rekord” në tendera

12:10 : 19/05/2026
AKTUALITET

Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al” 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë

14:47 : 18/05/2026
Para

Vjedhja e të dhënave nga TIMS, Salianji kërkon raportim nga drejtuesja e SHISH dhe kreu i Policisë

TË GJITHA

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom