• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Si po e përdor Erion Veliaj propagandën politike mbi fëmijët

13:21 : 11/09/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike denoncoi sot atë që e cilëson propagandë politike të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me arsimin dhe fëmijët.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të PD, Dorian Teliti tha se realiteti është shumë larg mashtrimeve dhe propagandës së Veliajt.

Ai u ndal te situata në Tiranë, duke theksuar faktin se një zonë e tërë prej 70 mijë banorësh në Astir, nuk ka asnjë shkollë.

“Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim si prind, ju uroj nxënësve dhe gjimnazistëve gëzuar ditën e parë të shkollës. Rrugë të mbarë në udhën e dijes, sidomos atyre vogëlushëve që sot fillojnë klasën e parë. Duke uruar nxënësit, nuk mund të harrojmë prindërit, pa përpjekjet dhe sakrificat e të cilëve nuk do ishte i mundur arsimimi i këtij brezi dhe brezave të shkuar të Shqipërisë. Partia Demokratike, duke respektuar punën e mësuesve dhe duke e ndarë trupën e tyre fisnike nga një grup aktivistësh dhe patronazhistësh që gjenden mes tyre me urdhër partiak, shpreh mbështetjen e pakufishme për ta. Edukimi i fëmijëve tanë kalon në duart dhe mendjet e tyre. Megjithatë, ne këshilltarët bashkiakë të opozitës në Tiranë kemi vënë re me shqetësim se, edhe sot si përherë, me Rilindjen dita e parë e shkollës u përdor për propagandë politike. Pjesë e propagandës është fakti se disa nxënës trajtohen si të nënës dhe ca si të njerkës. Buçasin ekranet me disa shkolla rreth qendrës së qytetit dhe heshtet për disa të tjera”, tha Teliti.

Më tej, shtoi: “Jo pak, por 70 mijë banorë të njësisë administrative 16 nuk kanë shkolla. Zero. As 9-vjeçare dhe as të mesme. Krejt ndryshe nga sa thotë Erion Veliaj, premtimet e të cilit po i ribëjmë publike nëpërmjet këtij statusi të tij në Facebook. Në vitin 2021 Veliaj premtonte 3 shkolla, në vitin 2023 ai e rriti stekën duke premtuar 5 shkolla te reja. Bashkangjitur media dhe publiku kanë edhe deklaratat. Vitet kanë kaluar dhe premtimet janë shtuar, por 70 mijë banorët e Astirit dhe zonës përreth duhet të emigrojnë për të arsimuar fëmijët e tyre. Shkollat më të afërta janë shkolla në qendër Kombinat apo ‘Vasil Shanto’ dhe ‘Andrea Stefani’, e cila është në zonën e Laprakes, njësia 11. Jo vetëm që nuk është hapur asnjë shkolle e re, por ndërtimi ende nuk ka nisur. Siç do ta shihni në këtë foto, mbi premtimet ka mbirë bari i harresës dhe janë hedhur hekura dhe mbetje të mashtrimit të Veliajt. Ky është realiteti përtej propagandës. Kjo është fytyra e vërtetë që fshihet pas ndriçimit televiziv. Erion Veliaj i ndërton shkollat me pesëfishin e kostos së standardit evropian. Por këtë standard e tejkalon vetëm në financa, standardet e tjera, që nga ngrohja, siguria, higjiena, mbipopullimi (nxënës për klasë) nuk janë aspak europiane. Kur këto janë pamjet në Tiranë imagjinoni në Shqipërinë e periferisë, të rretheve, të fshatrave të largët”.

Lexo edhe:

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

Etiketa: ersion veliajPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

19:12 : 26/07/2025
AKTUALITET

PD: Standard i dyfishtë në shembjet e ndërtimeve, IKMT nuk prek bizneset e lidhura me pushtetin

11:30 : 26/07/2025
AKTUALITET

Tabaku nga Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në

11:23 : 26/07/2025
AKTUALITET

“Berisha duhet të vazhdojë kryetar”/ Alimehmeti: PD duhet të nisë reflektimin në bazë të performancës

19:52 : 25/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Celibashi shpërndan veç mandatet që “dihen”, kërkon kohë për deputetin e Lapaj-Shabanit

11:40 : 23/07/2025
Para

Viti i ri shkollor, kryebashkiaku i Kavajës: Mbarësi dhe suksese!

TË GJITHA

Betonizimi/ Bashkitë arkëtojnë 47 milionë euro nga taksa e ndërtesës

16:51 : 27/07/2025

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

16:29 : 27/07/2025

Kishte shkuar me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë

16:18 : 27/07/2025

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

15:38 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com