Ditën e hënë, koalicioni opozitar do të nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Kukës.
Kandidati i Bashkë Fitojmë, Emri Vata, në një postim në FB shkruan:
“Të nderuar qytetarë, simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Ju njoftojmë se, ditën e Hënë me datë 11.09.2023 , ora 17.00 tek Pallati i Kulturës “Hasan Prishtina”, do të bëhet hapja e fushatës. Në këtë takim merr pjesë dhe kryetari Partisë Demokratike të Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha. Të gjithë së bashku ti kthejmë dinjitetin Kukësit”.
Vata i cili u konfirmua kandidati i “BF” nga primaret në PD do të ketë përballë në këto zgjedhje Albert Halilajn nga PS.
Zgjedhjet e parakohshme në Kukës do të zhvillohen më 24 Shtator dhe vijnë pas largimit të Safet Gjicit si kryebashkiak. Ky i fundit ndodhet pas hekurave për korrupsion pasiv, pasi u shfaq në një video duke kryer marrëdhënie intime me një grua në zyrën e bashkisë, të cilën i premtoi një tender për sterilizimin e qenve.