• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Macron i hap rrugën referendumit për emigracionin

16:28 : 07/09/2023
në BOTA

Presidenti francez Emmanuel Macron do t’u paraqesë së shpejti liderëve të partive politike franceze një propozim për të thjeshtuar kushtet për një referendum, i cili ka në fokus çështjen shumë të ndjeshme të emigracionit për Francën.

Në një letër drejtuar liderëve politikë, Emmanuel Macron përmbledh përmbajtjen e bisedimeve që pati me ta gjatë takimit të 30 gushtit për tejkalimin e ndarjeve dhe ngërçeve që vijnë nga mungesa e një shumice absolute qeverisëse në Asamblenë Kombëtare Franceze.

Një nga temat e diskutuara ishte apeli për referendum. Emmanuel Macron njofton paraqitjen e një propozimi “në javët e ardhshme” për të zgjeruar hapësirën e këtij mjeti, i cili mund të përdoret për çështjen e emigracionit pas reformës kushtetuese.

Në letrën e tij prej gjashtë faqesh, Presidenti francez pranon se çështja e emigracionit është objekt i mosmarrëveshjeve të njohura, por nuk mund të anashkalohet.

Projektligji i emigracionit do të diskutohet në Parlament në vjeshtë dhe më pas emigracioni mund të jetë potencialisht subjekt i një referendumi nëse ka marrëveshje për reformën kushtetuese për të ndryshuar rregulloret përkatëse.

Lexo edhe:

Macron emëron kabinetin e ri francez

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

Integrimi i të huajve duhet të trajtohet edhe në dy drejtime, strehimi dhe politika e shpërndarjes së të ardhurve në të gjithë territorin francez, thotë presidenti francez në letrën e tij.

Në një intervistë për revistën Le Point, Emmanuel Macron përsërit se ai kërkon një “ulje të ndjeshme të emigracionit”.

Si në të gjitha vendet europiane, çështja është jashtëzakonisht e ndjeshme për Francën, ku emigrantët përbëjnë 10% të popullsisë (35% e të cilëve kanë nënshtetësi franceze), sipas shifrave zyrtare, dhe ku janë votuar më shumë se njëzet ligje për emigracionin në 40 vitet e fundit.

Në letrën e tij drejtuar liderëve politikë, Emmanuel Macron konfirmon edhe “konferencën sociale” të tetorit me partnerët socialë, kushtuar pagave nën pagën minimale dhe siguron se brenda shtatorit do t’u prezantohet forcave politike udhërrëfyesi për planifikimin ekologjik.

Etiketa: Francemacron

Lajme të lidhura

BOTA

Macron emëron kabinetin e ri francez

21:36 : 05/10/2025
AKTUALITET

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

22:04 : 02/10/2025
AKTUALITET

Ironia e Ramës me Trump, Lubonja: Macron nuk e ‘ushqeu’, mund të ketë pasoja politike

21:21 : 02/10/2025
BOTA

Gjendet i vdekur ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë

15:31 : 30/09/2025
BOTA

Macron i bën thirrje NATO-s të përshpejtojë reagimin ndaj provokimeve ruse

19:48 : 24/09/2025
BOTA

Franca njeh zyrtarisht Palestinën, Macron në OKB: Nuk mund të presim më!

21:49 : 22/09/2025
Para

Akuzohet se mori ryshfet, arrestohet ish-komandanti i ushtrisë ruse

TË GJITHA

“Shqipëria Bëhet” mbështet kandidatin e pavarur Dionis Sota për Bashkinë Vlorë

15:15 : 08/10/2025

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, kalonte emigrantë ilegalisht në kufi

15:09 : 08/10/2025

Gjermania shqyrton heqjen e nënshtetësisë së përshpejtuar, shtrëngohet politika e migracionit

15:04 : 08/10/2025

Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

15:00 : 08/10/2025

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

14:48 : 08/10/2025

Zbulohet çerdhja e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

14:47 : 08/10/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump e pranon: Lufta në Ukrainë ishte më e vështirë sesa mendoja

14:30 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com