• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“Qeveria kontrollon Vetingun”, kompromentohet gara për në Gjykatën e Strasburgut

11:40 : 19/03/2018
në KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Të martën përfundon afati i aplikimit për pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, por numri i kandidatëve është shumë i ulët.

“Boldnews.al” mësoi se ata pak kandidatë që kanë aplikuar janë lidhje të Partisë Socialiste në pushtet. Ndërkohë, një numër i lartë gjyqtarësh e juristësh me përvojë nuk i janë bashkuar kësaj gare, pasi dyshojnë në mënyrën e përzgjedhjes nga ana e komisionit të ngritur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

Gara për një vend vakant për Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut po realizohet për herë të tre brenda pak muajsh, pasi në dy rastet e mëparshme kandidatët janë rrëzuar nga Komisioni i asaj gjykate.

Gjykata e Strasburgut nuk ka dhënë shpjegime publike se përse nuk i ka pranuar kandidatët e mëparshëm nga Shqipëria për vendin vakant. Por, dyshimet janë që kandidaturat e përcjella nga qeveria shqiptare kanë qenë njerëz që rezultojnë me lidhje të forta me Partinë Socialiste.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Morali i munguar i politikës

Ndër kandidatët e rrëzuar më parë nga Gjykata e Strasburgut spikat emri i ish-Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. Gjatë mandatit të saj në krye të akuzës shqiptare, ajo dëshmoi qëndrime në favor të Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë.

Një tjetër kandidat i rrëzuar nga Gjykata e Strasburgut ishte Gent Ibrahimi, kunat i një prej eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste, Mimi Kodhelit.

Kandidatura e tretë e rrëzuar më parë nga Gjykata e Strasburgut ishte Sokol Berberi, lidhje e afërt familjare me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Këto lidhje duket se kanë qenë arsyeja që Gjykata e Strasburgut refuzoi më parë kandidatët e qeverisë shqiptare për të plotësuar vendin vakant në atë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar.

Nisur nga ky precedent, juristët me përvojë shqiptarë dyshojnë se qeveria do të zgjedhë sërish kandidaturat e paracaktuara prej tyre, ndaj nuk i janë afruar kandidimit.

Nga ana tjetër, kandidatët për gjyqtar në Strasburg duhet të kalojnë procesin e Vetingut me përparësi. Për shumë ekspertë të ligjit dhe trupës së gjyqtarëve, Komisioni i Vetingut është nën kontrollin qeveritar. Për këtë shkak, ata dyshojnë se, me një garë të paracaktuar, qeveria mund t’i “djegë” kandidatët potencialë nëpërmjet levave të saj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (Vetingut).

Njoftimi për aplikimin për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës së Strasburgut është publikuar para pak javësh në faqen zyrtare të institucioneve të drejtësisë:

 

(http://www.gjk.gov.al/web/NJOFTIM_P_R_APLIKIM_1587_1-1.php)

Etiketa: Gjykata e strasburgutqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Bulevardi i bllokuar, protesta zhvendoset në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqjen!

18:38 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

18:24 : 03/06/2026
AKTUALITET

Integrimi/ Vokshi akuza qeverisë: Po censurohet opozita dhe publiku

11:51 : 03/06/2026
Para

Punonjësi i konsullatës franceze trafik armësh nga Gaza

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom