• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Shkup/ Skandal në Klinikën e Onkologjisë, vidhen ilaçet e të prekurve nga kanceri

20:14 : 04/09/2023
në Lajmet e Dites

Prokuroria Themelore në Shkup po zhvillon hetime lidhur me një skandal në Klinikën e Onkologjisë, ku janë vjedhur citostatikë për nevojat e pacientëve të prekur nga kanceri.

Rasti ka shkaktuar debate në vend por dhe zemërim tek pacientët dhe familjarët e atyre që kanë humbur më të afërmit e tyre nga sëmundja.

Në bazë të hetimeve, rezulton se vjedhjet e ilaçeve janë bërë nga punonjës të klinikës, ndërsa Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të mos stigmatizohen të gjithë punonjësit shëndetësorë.

Skandali në Klinikën e Onkologjisë në Spitalin Shtetëror të Shkupit ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, në mesin e punonjësve mjekësorë por edhe tek partitë politike.

Pas një shkrimi në gazetën maqedonase Fokus për vjedhjen nga personeli mjeksor të ilaçeve dhe terapisë nga Klinika e Onkologjisë dhe shitjen e tyre në tregje të tjera, Prokuroria Themelore në Shkup konfiskoi dy kompjuterë në këtë spital dhe bastisi dy banesa private në Shkup, por pa dhënë hollësi të tjera lidhur me rastin.

Lexo edhe:

Kontrolle, kërcënime dhe abuzime, rrëfimi tronditës i ish-asistentes së Jeffrey Epstein

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të mos damkoset e gjithë klinika dhe profesionistët e mjekësisë në përgjithësi për një individ të dyshuar si keqbërës në këtë rast.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe Drejtorja e Klinikës së Onkologjisë dhe Radioterapisë, Violeta Klisarova lanë të kuptohet sot në një konferencë shtypi, se një infermiere e punësuar më parë në këtë spital dhe e pushuar nga puna në pranverë të këtij viti ishte akuzuar më parë për vjedhje të terapisë së pacientëve, ndërkohë që ata nuk deshën të flasin për përgjegjësinë gjatë periudhës kur nuk kanë pasur rol menaxhues.

Zoti Mexhiti thotë se duhen zhvilluar hetime të pavarura dhe se askush në sistemin shëndetësor nuk do të mund t’i mbrojë ata që janë përfshirë në veprime të tilla kriminale.

‘Autorët e krimit kanë emër dhe mbiemër dhe në procesin e zbulimit dhe sanksionimit ne duhet të mbrojmë mjekët dhe të gjithë personelin mjekësor. Inkurajojmë të gjitha shoqatat e pacientëve me kancer, individëve ose grupeve që mund të ndihmojnë me këtë hetim që të na kontaktojnë ne dhe institucionet e hetimit’, tha Ministri Mexhiti.

Ndërkohë, tek një pjesë e pacientëve apo familjarëve që kanë humbur të afërm nga sëmundjet e kancerit po shtohen dyshimet për manipulimet me barëra në klinikën shtetërore të Onkologjisë.

Se a ka mundur të ndodh që pacientëve gjatë terapisë t’u jepet solucion fiziologjik në vend të citostatitkëve, siç ka dyshime – këtë duhet ta dëshmojë hetimi i Prokurorisë.

Rasti ka thelluar përplasjet midis opozitës dhe partive në pushtet.

VMRO-DPMNE e quan aktin një bashkim kriminal dhe monstruoz të disa personave nga fusha e mjeksisë, të afërm me partitë në pushtet. ‘Në vend që ilaçet t’u jepen atyre të cilët kanë më së shumti nevojë për to apo që vdesin nga dhimbjet, ata i stërshesin barërat duke lënë pacientët në mëshirë të fatit’, u shprehHristijan Mickovski, kryetar i VMRO-së, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike.

Por, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nuk do të ketë falje për askënd dhe se pas 20 vjetësh po pastrohet, siç tha, kriminaliteti në Onkologji.

‘Bëhet fjalë për kriminalitet shumëpartiak dhe shumetnik që patjetër duhet të pastrohet’, tha zoti Kovaçevski.

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që politika të qëndrojë larg nga hetimet rreth kësaj çështjeje, ndërsa personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

Ndërsa, Presidenti maqedonas Stevo Pendarvoski shikon dështim tek sistemi shëndetësor dhe humbjen e besueshmërisë jo vetëm tek të personat e sëmurë, por vë pikëpyetje edhe tek cilësia e trajtimit të pacientëve në të ardhmen.

Shoqatat e pacientëve të prekur nga kanceri kanë paralajmëruar protesta para qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. /VOA

Etiketa: kanceriskandalvidhen ilaçet

Lajme të lidhura

BOTA

Kontrolle, kërcënime dhe abuzime, rrëfimi tronditës i ish-asistentes së Jeffrey Epstein

15:28 : 19/07/2026
AKTUALITET

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

20:54 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rama i jep 4.2 mln € nga taksat e shqiptarëve, por Kanye West nuk e di ku bie Shqipëria!

13:57 : 11/07/2026
AKTUALITET

Skandali në Elbasan/ Pacientët e spitalit psikiatrik, pa analiza laboratorike

14:24 : 09/07/2026
AKTUALITET

Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura

14:41 : 08/07/2026
SPORT

Senatorja paraguajane sulmon me fyerje raciste Mbappén, reagim i ashpër nga Parisi

22:09 : 06/07/2026
Para

Digjet banesa në Lazarat, detajet e para

TË GJITHA

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026

Nga “ishulli i thesarit” te “313-ta”/ Historia e Davide Pecorellit, si e inskenoi vdekjen me priftin nga Shkodra

21:17 : 26/07/2026

Si dështuan 10 orë negociata? Momenti kur RENEA rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)

20:58 : 26/07/2026

Protestuesi: Jemi kthyer në makthin e Ramës! Do ta rrëzojmë

20:32 : 26/07/2026

Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

20:30 : 26/07/2026

“Empati me fjalë, arrogancë me vepra”/ Protestuesit i përgjigjen Ramës me pankarta

20:26 : 26/07/2026

Vatër zjarri në kodrat e Peshtanit

20:19 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş