• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rikthimi i Boldnews

20:26 : 18/03/2018
në KRYESORE, OP-ED

Nga Redaksia

Pas një viti shkëputje, Boldnews rikthehet sërish për lexuesit e tij, kësaj here me një format ndryshe, por me mision të njëjtë: denoncimin e skandaleve korruptive.

Ky rikthim i një grupi profesionistësh u bë për shkak të faktit se media në tërësi është zhytur poshtë këmbëve të qeverisë dhe pret aty të marrë beneficet dhe përfitimet e saj.

Në një situatë ku qeveria, kryebashkiaku i Tiranës dhe eksponentë të tjerë kanë blerë shumicën e tregut mediatik, ne kemi vendosur të pasqyrojmë të vërtetën. Atë të vërtetë që nuk është e ndikuar nga reklamat apo paratë nën dorë që pushteti shpërndan majtas dhe djathtas. Ato para që pushteti nëpërmjet oligarkëve paguan dhe media në dukje opozitare ndaj qeverisë, por që në fakt janë të lidhura dhe shërbëtore të përulura ndaj pushtetit dhe oligarkisë.

Lexo edhe:

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

Boldnews rikthehet për të pasqyruar disa nga këto lidhje okulte të mediave me pushtetin dhe reklamat. Do të sjellim dokumente dhe video të cilat tregojnë fytyrën e vërtetë të atyre që drejtojnë sot median dhe skllavërojnë pa kushte gazetarët “rrogëtarë”.

Boldnews rikthehet për të denoncuar lidhjet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me oligarkët dhe sidomos me ata të medias në veçanti. Kullat gjigande që po ndërtohen në Tiranë dhe qindra leje ndërtimi të shpërndara në hapësirën urbane të Bashkisë së Tiranës. Lidhjet e kryebashkiakut me Prokurorinë dhe mbylljen e vrasjes dhe rivrasjes që Erion Veliaj i bëri Ardit Gjoklajt në Sharrë, por edhe krime të tjera të parrëfyera.

Boldnews rikthehet për të thënë fjalën e vet kundër propagandës gëbelsiane me të cilën pushteti ka mbërthyer shoqërinë shqiptare. Aparati “Gëbelsian” i Endri Fugës dhe i Lali Erit krijon çdo ditë skandale që mbulojnë skandale, amplifikojnë histori me rusë, me spiunazh apo me gjithfarë lloj artificash për të larguar vëmendjen nga problemet reale të vendit.

Boldnews rikthehet për të denoncuar arrestimet anemike të Policisë së Shtetit mbi shoferët e dehur apo rojet e objekteve. Ministria e Brendshme dështoi në mënyrë spektakolare, korruptive dhe kriminale në gjetjen e autorëve të cilët posedonin mbi 600 kg kokainë në një magazinë në Durrës. Në vend të pronarëve, policia arrestoi rojen.

Boldnews rikthehet për të thënë fjalën e vet se pse Ministria e Brendshme bën deklarata për peshq të mëdhenj dhe ndërkohë arreston cironka ose akoma më keq vetëm kundërshtarët politikë.

Boldnews rikthehet për të faktuar me prova lidhjet e Kryeprokurores Arta Marku me një segment të shumicës qeverisëse. Ne do denoncojmë edhe deklarimin e saj në studio televizive ku vetë me gojën e saj i drejtohet opozitës si pala tjetër.

Boldnews rikthehet për të investiguar mbi aferat korruptive të kryeministrit Rama me partneritetin publik–privat ose tre PPP-të e tij të famshme. Shpërndarjen e qindra miliona eurove që po u jep oligarkëve, klientë të tij të pushtetit.

Boldnews rikthehet për t’i dhënë publikut prova të lidhjes së Vangjush Dakos me krimin e organizuar të Qazim Sejdinit dhe shumë feudalëve të tjerë lokalë. Ne nuk do të harrojmë as ish kryebashkiakët të cilët nuk kandiduan dhe në këmbim u lanë të qetë, përpos grabitjeve që i kanë bërë pronave publike.

Boldnews rikthehet për të treguar se çfarë është Vettingu. Kush janë lidhjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve me politikën, pushtetin dhe qeverinë?! Si është sot sistemi ynë i drejtësisë që kaq shumë po trumbetohet se do të pastrohet së shpejti.

Boldnews rikthehet për t’i thënë disa të vërteta në fytyrë opozitës, e cila përveç faktit që ka bërë denoncimet e saj ndaj qeverisë nuk ka arritur të krijojë një frymë të fortë anti-qeveritare. Ne mendojmë se kjo vjen për shkak të anemisë së grupit që është mbledhur rreth lidershipit të PD-së. Por, gjithashtu ne do të denoncojmë me prova korrupsionin e disa ish-ministrave të Partisë Demokratike, të cilët sot financojnë media dhe lëshojnë deklarata bombastike kundër drejtuesve të PD-së.

Boldnews do të jetë kritik edhe me opozitën, por asnjëherë nuk do të bëhet opozitë e opozitës,  një “sport” ky shumë popullor në Shqipëri. Ne besojmë se misioni i medias është të bëjë më së pari opozitën e qeverisë, e cila është votëbesuar dhe mer vendimet më të rëndësishme për jetën e qytetarëve.

Boldnews rikthehet për të qënë i drejtpërdrejtë me lexuesin, për të zbuluar të vërteta dhe për t’i shërbyer misionit që gazetaria ka: Ti shërbejë dhe të mbrojë vetëm  interesin e publikut.

Lajme të lidhura

BOTA

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

13:42 : 08/06/2025
AKTUALITET

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

13:34 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025
SPORT

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025
AKTUALITET

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

13:09 : 08/06/2025
AKTUALITET

U bllokua në plazhin e Akuariumit pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan/ VIDEO

12:55 : 08/06/2025
Para

Shtrëngoni rripin, Lali Eri do të na rrjepë më shumë me taksa

TË GJITHA

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

13:42 : 08/06/2025

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

13:34 : 08/06/2025

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

13:09 : 08/06/2025

U bllokua në plazhin e Akuariumit pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan/ VIDEO

12:55 : 08/06/2025

Partizani me sytë nga sfida e “playoff-it” në Spanjë, në lojë janë qindra mijëra euro

12:45 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com