• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I dërgoi foto agjentes së infiltruar, si u arrestua trafikanti shqiptar “El Gordo”

10:44 : 30/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Oficerët e inteligjencës nga të paktën katër vende për më shumë se dhjetë vite kanë qenë në kërkim të drejtuesit të një organizate shqiptare të dedikuar për rishitjen e kokainës, heroinës dhe drogave të tjera në rajonin e Lionit të Francës.

Sipas mediave lokale, oficerët e inteligjencës së Europol dhe Interpol pohojnë se ky njeri vendosi në vitin 2021 të transferohej në Kolumbi për të krijuar aleanca me kartelet që veprojnë në vend. Shqiptari Besnik Gjergji Nikolli, alias Niko ose “el Gordo”, jetonte në një lagje të njohur të Santa Martas dhe qëndroi atje për dy vjet pa u zbuluar, por çelësi i kapjes së tij ishin një seri fotosh dërguar grave.

I huaji siguroi se jetonte në Bogota dhe mburrej me fotografi të udhëtimeve në Evropë. Nikolli ishte një përson i shpallur në kërkim nga Franca dhe Interpoli për krimet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Ndër të tjera thuhet se Niko sipas hetimeve së inteligjencës, kishte lidhje me strukturat e trafikut të drogës në Shqipëri, Holandë dhe Gjermani, të cilët ishin partnerë të tij në Evropë dhe ishin përgjegjës për marrjen e drogës. Në një artikull thuhet se bosi shqiptar u kap pasi agjentët e inteligjencës franceze sulmuan anën e tij më të dobët: gratë.

“Hetuesit përdorën si karrem në internet një grua dhe ai e hëngri. Ajo ishte një agjente e fshehtë, e cila fitoi besimin e ‘Nikos’ dhe e shtoi atë në rrjetet sociale”, tha një burim gjyqësor për këtë gazetë.

Lexo edhe:

Vritet “Samir” në Ekuador, drejtuesi i “Mafia-18” të drogës, lidhja me klanet shqiptare të trafikut

VIDEO/ Shqiptari “El Gordo” organizoi “samitin e drogës” në Kolumbi, Liro Ajazin “e fundosi” e dashura

Sipas autoriteteve, shqiptari rrallëherë dilte nga banesa e tij në një apartament modest të shtresës 3 në lagjen San Pablo të Santa Martës, ku organizonte festa me gra të punësuara.

Kapoja mbeti i fshehur në një lagje të njohur të Santa Martës. Pak kohë më vonë, ai filloi t’i dërgonte foto agjentes së infiltruar të zakoneve, udhëtimeve dhe pasurive të tij. “Një nga ato imazhe kishte vendndodhjen gjeografike në metadata. Që nga ai moment filloi detyra për të gjetur vendndodhjen e saktë për kapjen e tij”, tha hetuesi.

Për më tepër, fqinjët filluan t’u thonë autoriteteve se stili i jetës ekstravagante dhe i izoluar i të huajit u dukej shumë i dyshimtë.

Në media janë publikuar gjashtë prej fotografive dhe në to shqiptari ka pozuar para automjeteve luksoze, në ferma në Evropë dhe madje edhe në një lokal në Santa Marta.

Në fakt, fotografia e fundit ka qenë ajo që ka bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së të huajit. “Ne e dinim vetëm se ai ishte në Kolumbi, sepse kishte hyrë përmes Bogotas, por ai nuk figuronte në të dhëna. Franca këmbënguli që ‘Niko’ ishte në vend”.

Arrestimi i tij është bërë në fundjave në Santa Marta (Magdalena), pas një operacioni të udhëhequr nga gjeneral brigade José Luis Ramírez Hinestroza, drejtor i Dijín, në bashkëpunim me Zyrën Franceze Kundër Drogës dhe mbështetjen e Forcave Kolumbiane të Hapësirës Ajrore.

2
3
4

 

Etiketa: Besnik Gjergji NikolliEl Gordo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vritet “Samir” në Ekuador, drejtuesi i “Mafia-18” të drogës, lidhja me klanet shqiptare të trafikut

20:56 : 13/10/2023
AKTUALITET

VIDEO/ Shqiptari “El Gordo” organizoi “samitin e drogës” në Kolumbi, Liro Ajazin “e fundosi” e dashura

13:47 : 22/09/2023
AKTUALITET

EMRI-FOTO/ Pas “El Gordos”, kapet një tjetër trafikant shqiptar në Kolumbi

21:09 : 02/09/2023
Para

Dinamo i ndërpret kontratën, dy lojtarët që erdhën me bujë largohen nga "blutë"

TË GJITHA

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025

Mediat serbe e bëjnë dramë, harrojnë çfarë ndodhi në Beograd! Kurir: I mbijetuam ferrit në Tiranë!

10:24 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com