• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i “ONE”, Vokshi: AKEP është urdhëruar të mbrojë kompaninë telefonike

14:09 : 28/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Kompania telefonike “ONE” ndërpreu shërbimet e abonentëve të saj për disa ditë më radhë, duke krijuar një situatë kaotike, për qytetarët, të cilët pavarësisht tarifave të paguara, mbetën pa shërbim.

Deputetja demokrate Albana Vokshi sjell në vëmendje situatën, duke dënuar sjelljen e AKEP, që sipas saj, nuk i është përgjigjur interesit publik.

Sipas saj, AKEP është urdhëruar të mbrojë kompaninë “ONE”.

Në një njoftim më 24 Gusht, përmes një deklarate të shkurtër, enti shtetëror që ka për detyrë të veprojë si rregullator i fushës së komunikimeve elektronike, ka konstatuar problematikën. AKEP thotë se ka kryer një inspektim gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke i vendosur One Albania sh.a. masa administrative të shoqëruara nga një sërë rekomandimesh për korigjimin e problemeve teknike të brendshme me impakt në vijueshmërinë dhe cilësinë e shërbimit.

Po ashtu, shton se në këtë kuadër, do të vlerësojë situatën pas kryerjes së verifikimeve që parashikohen nga legjislacioni në fuqi.  Gjithashtu, shton se kompania “mund të paditet drejtpërdrejt dhe në çdo moment në gjykatë për vlerësimin dhe kompensimin e dëmit të shkaktuar”.

Lexo edhe:

Integrimi/ Vokshi akuza qeverisë: Po censurohet opozita dhe publiku

Vokshi apel deputetëve për krizën në shëndetësi: Mos heshtni përballë kësaj masakre

Reagimi i Vokshit

Deputetja Vokshi e quan njoftimin “të larë gojën”. Ajo kujton se “problemet e abonentëve nuk kanë nisur as dje e as sot, por kanë që nga muaji dhjetor 2022, që po torturojnë qytetarët dhe subjektet, të cilët të mbetur pa shërbim denoncojnë çdo ditë”.

“AKEP, si rregullator në tregun e komunikimeve elektronike, ka futur kokën si struci dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që i jep si detyrim legjislacioni, që t’i dalë në mbështetje qytetarëve, duke ndërhyrë me instrumenta ligjore në ndaljen e kaosit të paprecedent që ka krijuar prej më shumë se 8 muaj një sipërmarrës i licencuar nga AKEP.  Po ta shikosh deklaratën e fundit të AKEP, dallon evazivitetin, si dhe përdorjen e një narrative të përgjithshme, e cila jo vetëm nuk merr në mbrojtje qindramijë pajtimtarët që kanë një shërbim të cunguar, ose janë pa shërbim fare, për të cilin ata edhe kanë paguar. Deklarata e AKEP shkon dhe në cinizëm, duke i ftuar pajtimtarët  të shkojnë vetë në gjykatë, në vend që si institucion rregullator të ndërhynte menjëherë për zbatimin e ligjit, në kthimin në normalitet të shërbimeve që ka premtuar në marrjen e licencës sipërmarrësi ONE”, shprehet Vokshi.

Sipas saj, AKEP nuk ka vlerësuar asnjëherë marrëdhëniet mes sipërmarrësit dhe pajtimtarëve, duke i lënë dore të lirë sipërmarrësit që të hartojë kontrata në favor të tij dhe në dëm të qytetarëve. Nga këto kontrata të njëanshme, shton, qytetarët nuk kanë ku të ankohen, nuk mund të rimbursohen për dëmet që ju krijohen.

“Ndaj AKEP përdor cinizmin duke i drejtuar qytetarët në gjykatë, sepse kontratat janë në disfavor të qytetarëve, dhe për çdo gabim që bën sipërmarrësi ai nuk mund të sanksionohet.  Ndaj AKEP, përcjell me qetësi situatën, pasi ka siguri që sipërmarrësin nuk e gjen gjë, pavarësisht se qindramijë pajtimtarë janë në kaos për marrjen e shërbimeve që paguajnë. AKEP nuk ka reaguar, sepse ashtu është urdhëruar. Kujtoj këtu që Rama e ka nën kontroll të plotë AKEP, me emërimin politik në krye të tij të njeriut të tij të afërt, Shefin e tij të Protokollit. Personalisht, nuk kam pritshmëri që AKEP do të kryejë funksionin e tij për aq kohë sa Rama të mos urdhërojë një gjë të tillë. E me sa kemi parë… nuk ka qenë asnjë ditë në interesin e tij mbrojtja e qytetarëve…”, shkruan Vokshi në një postim në “FB”.

Deputetja e mbyll reagimin duke zbuluar se i është drejtuar AKEP me kërkesa konkrete për të bërë transparente qëndrimet dhe vendimmarrjet në lidhje me “situatën shqetësuese të krijuar”.

Etiketa: akepalbana VokshiONE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Integrimi/ Vokshi akuza qeverisë: Po censurohet opozita dhe publiku

11:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vokshi apel deputetëve për krizën në shëndetësi: Mos heshtni përballë kësaj masakre

22:27 : 01/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria “braktis” SMS-të, interneti dominon komunikimin celular

10:40 : 30/05/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në PD/ Vokshi: 11 906 kanë votuar deri më tani! Ja sa është numri total i anëtarëve me të drejtë vote

12:32 : 23/05/2026
AKTUALITET

Vokshi: Gogu të kërkojë falje, gënjeu për çështjen IBAR. Ministri: Smirë politike!

10:59 : 21/05/2026
AKTUALITET

“Integrimin po e mbani hermetik”/ Vokshi: Rama të mos bëjë agjenda, por të vijë të flasë në Kuvend

11:34 : 14/05/2026
Para

Vdiq pas sherrit, zbardhet ngjarja e 1 viti më parë/ Një i arrestuar për vrasje

TË GJITHA

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom