• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hapet dosja e ish-Sigurimit për Qazim Mulletin, ja çfarë thuhet brenda saj

11:12 : 28/08/2023
në AKTUALITET

Hapet dosja e ish-Sigurimit të Shtetit të një prej figurave më komplekse të historisë së kryeqytetit, ish-Prefektit të Tiranës(1940-1944), Qazim Mulleti, të cilin historiografia komuniste e portretizoi si tradhtar, agjent, kriminel dhe e anatemoi nëpërmjet propagandës në veprën artistike të regjimit, ‘Prefekti”, shfaqur gjatë shekullit të kaluar.

Hapja e dosjes që policia sekrete e regjimit totalitar ka krijuar për të, bashkë me çeljen e mundësive për rishikimin e figurës së tij në dritën e fakteve dhe jo të propagandës të kohës, përbën një ndryshim themelor në raportin e shoqërisë tonë me të shkuarën, e raportit të shoqërisë me vetveten dhe me gjeneratat e tjera.

Sot Autoriteti vë në dispozicion të studiuesve dokumente që janë mbledhur prej ish-Sigurimit të Shtetit nga arkivat zyrtare të kohës, (1940-1944) kur më se shumti janë urdhëresa, vendime të dala nga zyra Prefektit të Tiranës. Shkresat janë pa asnjë gabim në drejtshkrimin e gjuhës shqipe, plot stil dhe referime ligjore që të bën të kuptosh që stereotipi i Prefektit ‘injorant’ ishte një produkt fake i propagandës.

Në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka dhe një biografi të shkruar për Qazim Mulletin, e cila nuk arrin të fshijë shkollimin e gjatë dhe formimin akademik në diplomaci të Prefektit.

Dosja nr. 19, etiketohet me gjuhën e urrejtjes: “Dosje fashikull me dokumente mbi veprimtarinë para dhe pas çlirimit të kriminelit Qazim Mulleti”. Brenda saj si për ironi gjen këtë shkrese të datës 29.03.1943, që ai ia dërgon Ministrit të Brendshëm kur shkruan i shqetësuar për fatin e katër familjeve të internuara, gjithsej 14 persona:

Lexo edhe:

Saga 20 vjeçare për legalizimin e banesës në Fier

Emri i tij përmendet 43 herë/ Kush është shqiptari i përfshirë në dosjen e Jeffrey Epstein

“Lutem për lirimin e personave nga familjet e të arratisurve të internuar. Qëndrimi i tyre në internim na duket një vuajtje e tmerrshme dhe çnjerëzore, aq me tepër se prej gati dhjetë muaj e ca  që janë këtu nuk asht pa asnjë rezultat,prandaj për mos pa mjerime e për të mos i lanë në gjendje të bindshme, i lutemi Ministrisë të ketë mirësinë me disponue lirimin e tyre.”

Ndërsa historiografia komuniste e konsideron atë bashkëpunëtor të fashizmit, në dokumente gjendet edhe një shkrese e brendshme e autoriteteve italiane, sipas të cilës Prefekti i Tiranës zhvillon propagandë kundër autoriteteve italiane dhe se është nacionalist. Po këtu gjendet edhe një tjetër shkresë e autoriteteve italiane ku thuhet se “ai favorizon Myslym Pezën, një ‘drejtues bandash’”.

Disa hollësira këto që tregojnë se bashkëpunimi me autoritetet italiane vendosur pas pushtimit të vendit, siç është parë më vonë nga studiuesit, ishte një bashkëpunim gjeostrategjik për të rritur prezencën e Shqipërisë në Ballkan duke e kthyer atë në territoret e vjetra.

Sigurisht që Prefekti i Tiranës ishte antikomunist dhe në frymën perëndimore, qëndrim të cilin ne vlerësojmë sot si një emancipim për kohën, aq më tepër tani që historia vërtetoi se diktaturat mohuan të drejtat e njeriut dhe rezultoi me pasoja tragjike për një pjesë të madhe, të pafajshme, të popullsisë, kryesisht elitën dhe pasardhësit e tyre.

Në fashikullin me dokumente “Mbi veprimtarinë e kriminelit të luftës Qazim Mulleti pas çlirimit në arrati” gjenden letrat që i drejtohen bashkëshortes, Hajrie Kusi dhe djalit Reshit, nën emrin e një gruaje italiane, por që Sigurimi i Shtetit e di që letrat janë shkruar prej tij.

Në përmbajtje të letrës mësohet se ai u ka dërguar pako me ushqime dhe rroba, ku ata ndodheshin të internuar në kampin e Savrës. Kartolina ndalohet nga ish-Sigurimi, pa mbërritur në destinacion.

Dokumentet për Qazim Mulletin gjenden në tre fashikujt prej një numër prej 300 fletësh. Por dokumentet për të shtrihen edhe në 86 dosje hetimore -gjyqësore të njerëzve me të cilët ai studioi në Itali, punoi gjatë detyrës, por dhe me të tjerë që kishte marrëdhënie fqinjësie dhe tregtie.

Nga një kërkim mbi disa prej tyre shihet se ata janë dënuar me burgime e internime, disa edhe me vdekje. Përmendim këtu Ibrahim Biçkaçiu, ish- kryeministër i vendit për një kohë të shkurtër gjatë Luftës së Dytë Botërore, një pronar i madh tokash, i shkolluar në Perëndim, që pas internimesh dhe burgosjesh përfundoi roje varrezash në Elbasan.

Disa prej këtyre emrave janë: Ali Qoraliu, Hysni Mulleti, Selim Daci, Giovanni Fachini, Besim Pazari, Hiqmet Biria, Selim Mati, Rexhep Picalli, Ymer Shaba, Haxhi Aga, Ali Qordja, Merita Sokoli, soprano, studiuar në Itali, Syrja Golja, Gjon Deda, Murat Basha, drejtor i shkollës së Xhandarmërisë, anëtar i Shtabit të Forcave të Legalitetit, Mehmete Hurshiti, Osman Mema, Andon Kozmaçi, etj.

Etiketa: dosjaish-sigurimiQazim mulletit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Saga 20 vjeçare për legalizimin e banesës në Fier

22:12 : 28/05/2026
AKTUALITET

Emri i tij përmendet 43 herë/ Kush është shqiptari i përfshirë në dosjen e Jeffrey Epstein

12:05 : 10/02/2026
AKTUALITET

Shtyhet më 15 janar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”

11:45 : 30/12/2025
AKTUALITET

Skandali / Andis Papa “bleu” 10 mln euro çokollata me paratë e AKSHI-t, dëshmia e biznesmenit

18:33 : 22/12/2025
AKTUALITET

“Nga Palloshi i gjatë” te “Kapo”/ Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë!

20:03 : 21/12/2025
AKTUALITET

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë me dosjen

08:12 : 12/11/2025
Para

Aksident në Gjirokastër-Sarandë, plagosen dy turistë të huaj

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom