Akademiku Artan Fuga, në një intervistë për News24 foli për ligjin për Akademinë e Shkencave, duke komentuar edhe kalimin në heshtja nga ana e Presidentit Bajram Begaj.
Akademiku Fuga tha se Presidentit i lejohet të mos veprojë në raste të veçanta, por jo në këtë rast sepse duhet të marrë përgjegjësitë e veta;
“Kalimi në heshtje nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Unë tani kam problemin se si e trajtoi institucioni i presidentit. Për mua është e pakuptueshme, por edhe e papranueshme. Nëse do të ishte dakord me këtë projektligj, presidenti i Republikës do ta kishte shpallur. Pra duket se ka pasur elementë që nuk mund t’i pranojë. E ka për të detyrë të thotë se është kundër dhe të japë arsyet. Presidenti i Republikës si individ mundet që një ligj që i ka ardhur në mënyrë të rregullt i shkon kundër vlerave të tij personale, dhe ai mund të thotë që ky është i mirë , por s’mund ta pranoj dhe Kushtetuta ia ka dhënë këtë gjë. Çështja nuk është vetëm për Akademinë e Shkencave, por si funksionon dhe çfarë ka si model dhe përse ky model është i gabuar? Në gjykimin tim nuk po bëhet puna e duhur.
Çfarë e detyroi Presidentin të thotë që nuk jam dakord? Zgjedhjet për Kryesinë e Akademisë së Shkencave duhet të ishin shpallur një muaj para 20 korrikut. Mandati i kryetarit të Akademisë së Shkencave sipas statutit duhet të kishte mbaruar më 19 korrik dhe të caktosh zgjedhje dhe t’i shtysh në këtë mënyrë do të thotë të marrësh peng institucionin. Nuk mundet që Statusi i ASH të mbahet peng për t’u pritur që të aprovojë Kuvendi një ligj që po të shpallen zgjedhjet ne të mund të kandidojmë. Zgjedhjet janë infektuar me shkelje të rënda, ka një uzurpim të institucionit. Unë kam deklaruar se kam dëshirë të kandidoj, por nëse këto zgjedhje bëhen në shkelje ligjore apo me ndërhyrje unë do të shoh se si mundet ky Statut të respektohet, por vullneti im për t’i shkuar në fund çështjes vazhdon”, tha ai.