• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazeta italiane nxin Shqipërinë turistike të Ramës: Mashtruesë, çmimet si në Miami

20:29 : 18/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE, VIDEO

Nuk ka vetëm fjalë të mira për Shqipërinë turistike, që kryeministri Edi Rama dhe ministria Mirela Kumbaro propagandojnë në rrjetet e tyre sociale.

Pavarësisht fluksit të shtuar të turistëve nga Italia, që mendohet ti kenë kaluar 500 mijë këtë verë, nga përtej Adriatikut ka edhe kritika për pushimet në vendin tonë.

Gazeta e njohur italiane “Il Messaggero” ka ndërtuar një artikull të shkurtër kushtuar Shqipërisë turistike, duke shfaqur anën e errët të saj, përmes komenteve të italianëve që kanë pushuar këtë verë në bregdetin e jugut.

Sipas artikullit përtej reklamave për pushime “loë cost”, janë të shumtë italianët që kanë rrëfyer se kanë mbetur të zhgënjyer me Shqipërinë, e veçanërisht me atë që ka nisur të quhet “Maldivet e Europës”, Ksamilin.

“Çmimet e restoranteve në Shqipëri priren të jenë më të ulëta se në Itali, por vetëm nëse vendosni të vizitoni ato plazhe më pak të preferuara prej turistëve. Sepse në Sarandë dhe Ksamil,  dy destinacionet e zgjedhura nga të gjithë për pushime në Shqipëri, tarifat janë të stilit Ibiza. Një kafe kushton 4.50 euro, një Belveder për tre persona kushton 50 euro, por të tjerat janë me çmime edhe më të larta dhe shkojnë deri në 200. Shumë nga ato që thuhet për Shqipërinë në Itali janë të vërteta, të paktën këtu në Ksamil”, shkruhet aty.

Lexo edhe:

Ndryshon ligji! Personat me dy shtetësi nuk do lejohen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar

Skandal në Golem/ Ujërat e zeza derdhen direkt në det, rrezik për shëndetin dhe turizmin

Në artikull, disa prej kritikave kryesore për zonat bregdetare të Shqipërisë janë: mungesa e parkimeve publike, shezlonget që janë ngjitur njëri-tjetrit, çmimet e larta të ushqimeve dhe alkoolit, dhe fakti që paguhet vetëm në lek dhe jo në euro.

“E sponsorizuar gjithandej nga video të realizuara nga “influencers” por realiteti është krejtësisht ndryshe”, shkruan sakaq një vizitor italian që ka zgjedhur Shqipërinë për pushime.

“Plazhe të vogla plot me çadra dhe shezllone kudo, zhavorr në vend të rërës që e sjellin kamionë të posaçëm, ujë i turbullt, jet ski që qarkullojnë majtas-djathtas gjithë ditën me erën e gazit ngjitur. Dhe përsëri vrazhdësi, ngasin keq dhe gjithmonë ka trafik. Çmime të larta sikur të ishim në Miami, papastërti kudo dhe rrugë të këqija. Nje makth“, vijon komenti.

Në fund bëhet edhe një krahasim me pushimet në Itali dhe këtu theksi vendoset te papastërtia në rrugët e qyteteve, kryesisht Saranda dhe Ksamili.

“Trafiku kilometrit, mungesa e edukatës, pisllëku dhe qentë endacakë në nivele të pahijshme. Çmimet shumë më të larta se sa pritej. Në Ksamil kemi paguar një çadër dhe 2 shezlongë nga 25 € deri në 50 € dita. Nuk do të kthehemi më kurrë”, është komenti i një tjetër italiani.

Ata që kërkojnë plazhe dhe zona me më shumë jetë nate nuk janë kthyer po ashtu të kënaqur.

“Flitet shumë për Italinë, ku çmimet janë shpesh të ekzagjeruara, por aty është shërbimi. Këtu janë në një fazë transformimi dhe për momentin vetëm i kanë rritur çmimet pa përshtatur strukturat”, thotë një turist.

Mediat italiane theksojnë se shumë qytetarë nga fqinji përtej Adriatikut u nisën në Shqipëri këtë vit, të nxitur nga komentet që tregonin për çadrat dhe shezlonget me 10 euro dhe darkat e peshkut me 20 euro. Këto sipas italianëve të zhgënnjyer ekzistojnë në Shqipëri, por rrallë në zonat ekskluzive dhe plazhet e smeraldëta.

Etiketa: turizmi

Lajme të lidhura

BOTA

Ndryshon ligji! Personat me dy shtetësi nuk do lejohen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar

21:56 : 13/02/2026
AKTUALITET

Skandal në Golem/ Ujërat e zeza derdhen direkt në det, rrezik për shëndetin dhe turizmin

16:00 : 26/12/2025
BOTA

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025
AKTUALITET

Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar

14:07 : 12/10/2025
AKTUALITET

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025
AKTUALITET

Unioni për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Qeverisë që të ndalë ndërtimet në zonat e mbrojtura

19:00 : 30/09/2025
Para

S’ka më dilema! Italia zyrtarizon Spalletin si teknikun e ri

TË GJITHA

Aksion në Ksamil, hiqen 14 mole detare

17:35 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, GJKKO cakton seancën e radhës

17:35 : 05/06/2026

PAMJE nga aksidenti në Tiranë/ Sa të plagosur shkaktoi autobusi “Green Line” i Nadir Çaushollit

17:23 : 05/06/2026

Nga Athina në Nju Jork, si u kthye Shqipëria në lajm botëror

17:19 : 05/06/2026

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

17:05 : 05/06/2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

16:51 : 05/06/2026

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Giriş