• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e DW: Kujdes nga Rusia, pas skandalit të spiunazhit në Gjermani

10:07 : 11/08/2023
në BOTA

Autoritetet gjermane paralajmërojnë nga aksione spiunazhi të Rusisë, pas zbulimit të fundit, por Gjermania ka qenë prej kohësh në shënjestër të shërbimeve të huaja sekrete e jo vetëm tani prej luftës në Ukrainë.

I arrestuari i fundit për spiunazh në Gjermani ishte nga ata spiunë që u ofruan vetë, por autoritetet gjermane ngrenë alarmin për aksione ruse të spiunazhit. Se sa i madh është rreziku kuptohet nga deklarata e ministres së Punëve të Brendshme në Gjermani, Nancy Faeser.

Lufta ruse kundër Ukrainës nënkupton edhe një “kthesë për sigurinë e brendshme”, tha sagte ministrja e Brendshme Nancy Faeser, kur prezantoi në qershor 2022 raportin e mbrojtjes kushtetuese. Si mbështetëse e Ukrainës, Gjermania është vënë veçanërisht në fokusin e shërbimeve sekrete ruse. Faeser sërish tërhoqi vëmendjen së fundi për fushatat e desinformimit, sulmet kibernetike dhe spiunazhin e shërbimeve të huaja sekrete.

Shkas për këtë dha edhe arrestimi të mërkurën (9.08.2023) në Koblenz i Thomas H. Prokuroria federale e akuzon oficerin gjerman, se i ka shërbyer autoriteteve ruse. Ai akuzohet të ketë tradhëtuar tek rusët duke kaluar informacionepër materiale dhe armë të Ushtrisë Gjermane. Sipas gazetës “Tagesspiegel” i pandehuri kishte rënë në sy në qarqet e brendshme për shkak të simpatisë ndaj partisë pjesërisht të ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si dhe ndaj politikës ruse.

Një agjent i dyfishtë në Shërbimin Informativ Federal (BND)?

Lexo edhe:

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

Fotoreporteri francez Antoni Lallican vritet në një sulm me dron në Ukrainë

Në fund të vitit 2022 një rast i ngjashëm tërhoqi vëmendjen. Carsten L. ishte drejtor sektori në shërbimin BND përgjegjës për “sigurinë e personelit” – por ai ishte kthyer vet në një rrezik të madh. Ish-oficeri i Bundeswehrit akuzohet, se si agjent i dyfishtë ka punuar për shërbimin sekret rus FSB duke u interesuar veçanërisht për të dhëna mbi pozicionet e aviacionit të mbrojtjes kundërajrore, që shtetet perëndimore i kanë dhënë Ukrainës. Por në fakt Carsten L. nuk ka pasur akses në informacione të tilla. Ai u arrestua më 21.12.2022. Ndaj tij dhe një personi tjetër të involvuar po hetohet për tradhëti ndaj atdheut.

Familja Anschlag dëgjon valë të shkurtëra

Por raste të spiunazhit nga Gjermania në Moskë ka pasur prej kohësh jo vetëm tani me luftën në Ukrainë. Çifti i agjentëve rusë me emrat Andreas dhe Heidrun Anschlag për dekada paraqiteshin si një çift me jetë të rëndomtë: ai si inxhinier dhe ajo si grua shtëpiake. Por në fakt që të dy që nga fundi i viteve 1980 kanë qenë aktivë si agjentë për Moskën.

Ata spiunonin fillimisht për sovjetikët dhe më pas për shërbimin sekret rus duke u çuar atyre informacione nga Gjermania për NATO-n dhe Bashkimin Europian. Ata merrnin porosi me mesazhe të koduara përmes valëve të shkurtëra – asokohe spiunazhi ende nuk ishte një biznes digjital. Në vjeshtën e vitit 2011 ata u zbuluan – falë të dhënave nga shërbimi sekret i SHBA-së. Më 2013 të dy u dënuan me shumë vite burgim dhe më pas u dëbuan në Rusi.

Rreth 12.000 agjentë ka pasur gjatë luftës së ftohtë në Gjermaninë Perendimore, të cilët ishin në shërbim të Stasit (Sigurimi i Shtetit në RDGJ). Një ndër to ka qenë edhe Gabriele Gast, e cila u zbulua pas pas shpërbërjes së RDGJ-së në Gjermaninë Lindore dhe ribashkimit të Gjermanisë.

Gabriele Gast ishte nga Gjermania Perëndimore dhe më 1968 gjatë një udhëtimi për hulumtime për temën e dizertacionit “Roli i gruas në RDGJ” ajo u rekrutua nga një oficer i Stas-it në Gjermaninë Lindore. Me emër të rremë ajo bëri karrierë në shërbimin informativ, BND në RFGJ. Ajo konsiderohet si spiunia kryesore e RDGJ-së në Perëndim.

Një burim i ngjashëm ifnormacioni për Stasin ka qenë edhe Alfred Spuhler, një nëpunës i lartë në BND, i cili pati zbuluar qindra agjentë perëndimorë, të cilët kanë qenë aktivë në RFGJ. Ai u arrestua në nëntor 1989.

Si agjent i dyfishtë punonte edhe drejtori prej shumë vitesh i referatit të BND-së “kundërzbulimi Bashkimi Sovjetik”, Heinz Felfe. Ky ish- SS deri në vitin 1961 i raportonte KGB-së në Moskë. Gjatë jetës së tij Felfe ka punuar për shërbime të ndryshme sekrete, ndër to edhe për shërbimin britanik MI6 dhe “shërbimin e sigurisë”  nacionalsocialist SS.

Spiuni në zyrën e kancelarit

Por rasti më spektakolar i spiunazhit nga koha e luftës ë ftohtë në Gjermani mbetet ai i Günter Guillaume, i ardhur në RFGJ si refugjat nga Lindja më 1956 bashkë me gruan e tij Christel. Detyra e tyre nga Stasi ishte të jepnin informacione të brendshme nga partia socialdemokrate SPD: Guillaume arriti të bëjë karrierë duke u ngjitur deri në postin e referentit personal të ish-kancelarit socialdemokrat Willy Brandt.

Kur Guillaume u zbulua kancelari Brandt si rrjedhojë dha dorëheqjen më 6 maj 1974. Günter Guillaume u dënua me 13 vjet burg dhe gruaja e tij me tetë vjet burg. Që të dy më 1981 u liruan duke u dërguar në RDGJ në kuadrin e shkëmbimit të agjentëve.

/DW

Etiketa: gjermaniaRusiaspiunazhi

Lajme të lidhura

BOTA

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025
BOTA

Fotoreporteri francez Antoni Lallican vritet në një sulm me dron në Ukrainë

21:13 : 03/10/2025
BOTA

Zbulohet plani sekret i Francës për të goditur rrjetin e spiunazhit rus

19:22 : 02/10/2025
BOTA

Putin: Rusia nuk do të sulmojë vendet e NATO-s, kjo do të ishte një marrëzi!

18:06 : 02/10/2025
BOTA

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të centralit bërthamor të Çernobilit

21:55 : 01/10/2025
BOTA

Ursula von der Leyen: Evropa nuk do ta lejojë Rusinë të ‘mbjellë’ përçarje dhe ankth

18:33 : 01/10/2025
Para

Dosja/ "I dhashë 7 mijë euro", shtëpia 60 m2 në Radhimë mollë sherri mes Metës e Meshaut

TË GJITHA

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025

Motori përplaset me murin rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit në Shkodër

22:20 : 04/10/2025

Zjarr në hyrje të parkut Divjakë-Karavasta

22:05 : 04/10/2025

Rama fotografohet në Spanjë, ndjek ndeshjen Real Madrid-Villarreal në ‘Bernabéu’

21:51 : 04/10/2025

Kandidat për Tiranën? Lapaj: Do pres deri në momentin e fundit…

21:24 : 04/10/2025

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

21:10 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com