Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të marten ë afërsi të fshatit Nartë në Vlorë.
Si pasojë raportohet se janë djegur shkurre dhe pemëtari. Aktualisht, dy automjete zjarrfikëse ndodhen në vendin e përfshirë nga flakët e zjarrit.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe persona të paidentifikuar i kanë flakën fillimisht disa shkurreve e ferrave dhe më pas të ndihmuara nga era, flakët kanë përfshirë një zonë e madhe duke dalë jashtë kontrollit.