Replikat në distancë mes Roland Bejkos dhe Tritan Shehut kanë vazhduar. Pasi deputeti demokrat e krahasoi ish kandidatin per kryetar bashkie me Shaban Qosen, një personazh në Tiranë që njihej edhe si “hundë derri”, Bejko ka reaguar duke ‘shpërthyer’ në ofendime, madje i ka publikuar edhe një foto në krah të Enver Hoxhës.
“Të jesh pa flokë, apo tullac, besoj se nuk është krim. As të kesh hundën e madhe, prapë besoj se nuk është krim. Siç nuk është krim të jesh edhe gojaç, gagaç, memec, apo jargash që kur flet të ikin copat e pështymës si bajgat e lopës”, replikoi Bejko.
Në një postim në FB, Bejko shkruan se ka ardhur në parti përmes votave, ndërsa Tritan Shehu duke iu servilosur ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa paralajmëron se ‘lufta’ e sotme në rrjetet sociale, nuk mbyllet me kaq.
“Rasti yt është dëshmia më e mirë se si bisha komuniste e njeriut të ri që ndërtoi Enver Hoxha, del e bëhet aktive pa skrupuj sa herë i preket interesi, duke denigruar publikisht me daci baot e kohës së shembjes së klerit shqiptar, këdo që nuk u shkon pas avazit. Ndërsa në atë kohë ju rinia revololucionare të sulmonit për favoritet e gjata, sot ju pleqtë e korruptuar e sulmoni tjetrin pse është tullac”, shkruan Bejko.
Replika e Roland Bejkos
Dy fjalë shokut Tritan …
Pavarësisht keqpërdorimit të llahtarshëm që i ka bërë Saliu, Tritan Shehut, unë për të kam pasur respekt si mjek. Si politikan, nuk është se më ka thënë ndonjë gjë.
Por, tani që vazhdon ende me pasion të vetsakrifikohet për të mbrojtur Saliun duke denigruar këdo që u përmend emrin më duhet t’i them ca fjalë.
Të jesh pa flokë, apo tullac, besoj se nuk është krim. As të kesh hundën e madhe, prapë besoj se nuk është krim.
Siç nuk është krim të jesh edhe gojaç, gagaç, memec, apo jargash që kur flet të ikin copat e pështymës si bajgat e lopës.
Turp është psh, të qëndrosh në politikë një jetë të tërë pa meritë, por si një lëtyrë lëpirse, servile dhe i keqpërdorur deri në shpërdorim nga Saliu personalisht.
Ti Tritan e ke filluar politikën në aksionet kriminale të shembjes së kishave e xhamive që në 1967, duke dalë më pas triumfator si sekretar rinie pas aksionit në foto me Enver Hoxhën e Ramiz Alinë. Dhe për këtë ti duhet të ndiheshe në turp sot.
Ndërsa unë e kam filluar politikën si student në dhjetorin e ’90 në Universitet duke çuar studentët në vendlindjen e diktatorit kundër diktaturës që shembi kisha e xhamija. Për këtë arsye Patriarku atëhershëm më dekoroi me “Medalje Trimërie”. Natyrisht, për këtë akt unë ndihem krenar sot!
Ti je në politikë se ashtu deshi Sali Berisha se kish nevojë për një servil dhe lëpirës të neveritshëm si ti, pikërisht për t’i mbrojtur krahët nga kushdo që nuk është dakord me të. Pra kish nevojë për një qen që të lehte me tërsëllimë sa herë do t’i duhej Saliut të trembte dikë, njësoj si qeni i Napoleonit te “Ferma e Kafshëve” e Oruellit që trembte kafshët.
Por, ti Tritan tani je qen që nuk të kafshon dot as atë që s’thuhet, se tashmë të kanë rënë dhëmbët e të ka mbaruar vakti.
Ndërsa unë jam në politikë pikërisht se nuk më deshi Sali Berisha e Lul Basha ngaqë nuk u lëpihesha me lajka e shërbime pa fund si ti.
Ti së shpejti do dalësh nga politika dhe e sigurt është që do mbahesh mend vetëm për dy gjëra, (i) për preshin që Lushnjarët të futën aty ku s’thuhet në ’97, dhe (ii) për njeriun model të servilizmit që tërë jetën në politikë nuk bëri dot një fjalim që të kujtohet. Pra do mbahesh mend si modeli i njeriut që u zvarit tërë jetën në kurrizin e patriarkut të partisë si kërmilli në fijen e lagur.
Ndërsa unë, kur të mos merrem më me politikë, do mbahem mend si njeriu që iu kundërvu të keqes në PD gjatë gjithë kohës, edhe atëherë kur ti guxove të respektoje njëherë të vetme veten tënde në 1999 kur e akuzove Saliun si komunist të pandrysheshëm dhe hajdut të pareve të piramidave financiare, Sude, Xhaferi, Gjallica etj.
Ty Tritan, unë brenda partisë, me votën e demokratëve të kam mundur sa herë më ka dashur qejfi, edhe si anëtar kryesie në Këshillin Kombëtar, edhe në primaret brenda partisë për deputet.
Por, ti u bëre deputet në vendin tim, a të ndonjë tjetri se i duheshe Saliut të lehje.
Si ka mundësi që sa ishim bashkë ti më prezantoje në takimet me qytetarët si heroin e demokracisë, studentin e dhjetorit, profesorin e nderuar i studiuar në Francë, etj, e ndërsa sot bën analogji për tullacllëkun tim?!
Unë jam ai që kam qenë, po aq tullac, me po atë hundë. Edhe ti je në fakt, po ai gagaxh që ke qenë. Ajo që ndryshoi midis nesh dhe të bën ty me gjasë agresiv, është halli që ka zënë Saliun, që me sa duket është dhe halli yt dhe i shumë qenve të tjerë që lehin pranë “Napoleonit” të foltores.
Po hallin e Saliut unë nuk e zgjidh dot. As hallin tënd. Thonë që amerikanlt në dosjen e Non Gratës kanë edhe aferat e firmës Shqiponja që thyente embargon e naftës në favor të Millosheviçit. Thonë që firmën Shqiponja e drejtoje ti në atë kohë. Ishte fiks koha kur ti si majmun, aq shumë e doje Saliun saqë e imitoje dhe në gjestikulacione e mimikë. Komplet palaço cirku!
Në kohët e lashta hajdutët viheshin nëpër kryqe, ndërsa në kohët e sotme njeriu është aq i paturp saqë kryqet i var në gjokset e hajdutëve, thotë Xhuzepe Mazini.
Por, me sa duket edhe kësaj skeme po i vjen fundi dhe në Shqipëri, falë perëndimorëve dhe shqiptarëve të ndershëm.
Laku po iu mblidhet në fyt të gjithë hajdutëve e të korruptuarve politikanë, prandaj dhe juve u ka ikur mendja, e nuk dini kë sulmoni.
Rasti yt është dëshmia më e mirë se si bisha komuniste e njeriut të ri që ndërtoi Enver Hoxha, del e bëhet aktive pa skrupuj sa herë i preket interesi, duke denigruar publikisht me daci baot e kohës së shembjes së klerit shqiptar, këdo që nuk u shkon pas avazit. Ndërsa në atë kohë ju rinia revololucionare të sulmonit për favoritet e gjata, sot ju pleqtë e korruptuar e sulmoni tjetrin pse është tullac.
Ndaj dhe këtë vend e ka marrë lumi, se ka rënë duar paranojakësh të pavlerë.
Kjo e sotmja nuk mbyllet me kaq. Ky reagim është thjesht sa për aperitiv…!
Komenti i Tritan Shehut
Roland Bejko me nxorri «mallin» e Shaban Qoses, «Hunde derrit»!
Me paska permendur sot, duke me transformuar edhe emrin!
Me ate “ironi-humorin” e tij shume te «mprehte francez»….
Por qe si thone francezet, «duhet te te kilikose dikush qe te qeshesh»!
Sic duket e beri kete per te me kujtuar egzistencen e tij….
Prandaj ai me kujtoi nje personazh “historik” te rinise sone ne Tirane:
E therrisnin “Shaban Qosja, ose ndryshe Shaban Hunde derri”, per shkak te hundes se tij te madhe.
E ngacmonin ngacmimtaret, vecanerisht diku perballe MAPO te Rr. Dibres.
Ai per pasoje te shante, te ndiqte, bertiste…
Por qellonte qe ndonje dite e haronin, nuk e vinin re fare…
Dhe pikerisht kete nuk mund ta duronte, kjo ate e eksitonte me shume.
Varet si e perceptonte mendja e tij me probleme haresen!
Dhe me me shume vrull te «sulmonte», te shante, te bertiste, pikerisht kur nuk e ngacmoje.
Pikerisht se nuk e kishe ne vemendje, apo me keq e kishe harruar.
Dhe Bejko sot ekzaktesisht Shbanin e shkrete me kujtoi…
Me shqetesimin shperthyes te sotem, per harresen time ndaj tij!
Me beri realisht te qesh me kenaqesi, duke kujtuar ate personazh historik te Tiranes e rinise sone.
Te cilin per hir te vertetes, Bejko sado te perpiqet nuk do te mund ta arrije kurre.
Postimi i Roland Bejkos që nxiti perplasjen
Kulla e revolucionit!
Mirmëngjes miqtë e mi , të thjeshtët revolucionarë.
E kam fjalën për ju që shkoni në revolucion me një sanduiç e autobuz falas, jo për ata me Range Rover….
E morët vesh çfarë forme ka revolucioni?!
Formën e Malit në mes të Tiranës.
Po Mali në mes të Tiranës, çfarë forme ka, e dini?!
Ka atë të Kullës së foltores që do ngrihet pas Teatrit të Operas.
Po me revolucionin, çfarë u bë?! Ku ngeci?!
Revolucioni u bë kullë për familjen dhe obortarët e saj ku do pastrojnë paratë e krimit dhe të korrupsionit.
Ju do thoni që edhe në Francë revolucioni filloi në Bastijë. Edhe aty u shemb vërtet kështjella burg, e në vend të saj u ngrit një kullë e hollë fare në formë piramide për nder të revolucionarëve.
Prandaj, plaku mendoi të bënte të njëjtën gjë. Ta nderonte revolucionin dhe revulucionarët me një kullë.
Edhe ai, për nder të revolucionit dhe të revolucionarëve, imitoi francezët. Ndërtoi një kullë. Më të lartën që do ketë Shqipëria deri më sot.
Pyetja tjetër është: Po revulucionarët a do jenë aksionerë në atë kullë?!
-Poo, patjetër që do jenë. Por jo të gjithë. Aksionerë në atë kullën e lartë me majë, që do quhet Mali i Tiranës do jetë vetëm elita e revolucionit. Ata që japin paratë për revolucionin dhe që paguajnë sanduiçat falas të revulucionarëve.
Ndërsa revolucionarët do kenë akses falas në sheshin dhe lulishten përreth kullës Mali i Tiranës, sa herë që të duan. Revolucionarët e thjeshtë do jenë të lirë të shkojnë sa herë të duan të futen nën hijen e kullës në vapën e gushtit sa herë që do t’i thërasë Plaku dhe familja për “revolucionin final”. Për nder të tyre, sheshi përreth kullës, do quhet “Sheshi i Revolucionit”. A ka nder dhe respekt më të madh se ky që u bëhet qëndrestarëve revolucionarë?!
Madje, pas ndërtimit të kësaj kulle, revulucionarët e thjeshtë, nuk do kenë qyl vetëm autobuzin, një kafe dhe sanduiçin. Por, këtë radhë do t’u jepet edhe një sanduiç shtesë i mbështjellë në letër celefoni.
Prandaj, revulucionarët duhet të gëzohen kur elita revulucionare ndërton kulla. Sepse vetvetiu ritet dhe mirëqënia e revolucionarëve gjatë protestave.
Dhe që ta dini, formula është:
Një revolucion mesatar, një kullë.
Dy revolucione, dy kulla.
Tre revolucione, dy kulla+ një bllok rezidencial në bregdet.
Kush ua jep lejen e ndërtimit shefave tuaj?!
-Aaa, mos pyesni. Revolucionarit të thjeshtë i ndalohet të pyes, siç e ka të ndaluar të mendojë. Revulucionari duhet vetëm të zbatojë urdhërat që merr nga Plaku nëpërmjet Mulit, Tritos, Albanës etj.
Kush mendon dhe reagon quhet tradhëtar, i shitur dhe bashkëpunëtor i Lul Pengut e Ali Bashës që i kanë shitur kauzat e demokratëve te Rama.
Sot ju duhet të jeni të lumtur shokë revolucionarë!
Elita e kauzës tuaj u pasurua edhe me një kullë. Ajo është edhe kulla juaj. Sepse kur kanë ata, keni edhe ju. Kur janë mirë ata, mirë jeni edhe ju.
Se ju, jo vetëm që do shijoni hijen në lulishte pas revolucionit, por ndonjërit, më të devotshmit midis jush, mund t’i punësohet njëri nga fëmijët me shkollë të lartë, kamarrier, ose pastrues aty. Ça doni më shumë se kaq?!
Ndaj, ju mos u mërzisni që pas çdo revulucioni që ju bëni në bulevard, merret një leje ndërtimi për elitën tuaj. Se tek e fundit, më mirë ta marrë lejen një yti, se një i Ramë hajdutit.
Bile, sa më i madh dhe i zhurmshëm të jetë revolucioni, aq më e rëndë pesha e lejes.
Kështu, me revolucionin tuaj, ju ndërtoni Shqipërinë socialiste me rezidenca në bregdet e kulla të larta, të larta sa Malet e Shqipërisë në mes të Tiranës.
Prandaj, amani, mos bëni gabim dhe e ndalni revolucionin se do na i lini atdheun të varfër, pa kulla e resorte politikanësh e kriminelësh. Pa revolucion Rama e Veliaj ua japin lejet e ndërtimit vetëm tarafit të tij.
Me revolucion, lejet ndahen. Merr dhe Elita juaj revolucionare sipas peshës që mban gjithë secili në piramidën e foltores, që nga Plaku tek më i riu.
Prandaj, Vive la Revolution!