• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gërmimet në Butrint, PD: Dy arkeologë anti-shqiptarë po dëmtojnë historinë tonë

13:33 : 05/08/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka dalë këtë të shtunë në një deklaratë për media në sallën “Pjetër Arbnori”, nga selia PD, ku ka folur sërish për gërmimet në Butrint.

Sipas Zhupës, gërmimet po kryen nga dy arkeologë antishqiptarë, sikurse i cilësoi ajo, të cilët po dëmtojnë historinë e vendit tonë.

Zhupa vijoi më tej duke thënë se po gërmohet dhe shkruhet historia nga antishqiptarë si Hernandez, që quajnë Butrintin grek dhe shqiptarët njerëz me pdele.


Deklarata

“Ka rreth 1 vit e gjysmë që si ligjvënëse e Partisë Demokratike, kundërshtoj me argumente koncesionin e Butrintit, pikërisht edhe për rrezikun që vjen për identitetin dhe historinë tonë, duke e lënë në dorë të fondacionit privat dhe studiuesve që zgjedhin ata. Koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk e ndalon koncensionarin AADF në formën e fondacionit, që të zgjedhë kush do gërmojë dhe të vazhdojë me gërmimet në qytetin antik.

Lexo edhe:

U mor e pandehur nga SPAK, PD kërkesë për interpelancë urgjente me Belinda Ballukun

“Kuvendi po trajtohet si njëpartiak”, Zhupa: Mazhoranca po shkel Kushtetutën me forcën e kartonit

Së fundmi, i përzgjedhur është David Hernandez. Për ata që ky emër nuk u thotë asgjë, dua t’ju njoftoj që ky është një studiues kubanez, dhe një nga autorët bazë që ka zgjedhur AADF, në planin e menaxhimit të Butrintit. Sigurisht edhe student i antishqiptarit me famë Richard Hodges, që si anëtar i bordit të drejtorëve, vazhdon me tezat e tij kundra shqiptareve.

Tani do ju ftoj të ndiqni deklaratat e Hernandezit të bëra në intervistë me gazetarin kurajoz Marin Mema, i cili është nga gazetarët që nuk ngurron në çdo rast te mbrojë edhe te lartësojë identitetin tonë kombëtar.

Siç e dëgjuat, sipas Hernandezit, i cili gërmon në Butrint prej kohësh, në këtë qytet antik nuk ka asnjë gjurmë të popullatave lokale të njohura me emrin e kaonëve apo të prasaibëve. Pra sipas tij, nuk ka asnjë gjurmë të paraardhësve tanë.

Ai thotë se nuk është asgjë më shumë se një koloni greke ku çdo gjë ishte greke dhe e ardhur nga deti. I pyetur me të drejtë nga Mema mbi fatin e vendasve, Hernandes thotë se vendasit thjesht vinin dhe iknin me dele në një qytet tërësisht grek. Pra, ne jemi barinj dhe Butrinti është grek. E njëjta teori që përpiqet të vërtetojë e të lartësojë edhe Richard Hodges. Një e pavërtetë e madhe dhe qëndrim antishqiptar pa asnjë evidencë historike.

Të dy këta, por dhe të tjerë që i zgjedhin po këta, me kompetencat që ka Hodges në bordin e drejtorëve të fondacionit, përpiqen të interpretojnë çdo gjetje sipas shkollës së tyre antishqiptare, të deformojmë realitetin, të keqpërdorin pushtetin dhe të rishkruajnë historinë e shqiptarëve.

A ka dëm më të madh se ky që mund t’i behet një vendi se sa Butrintin, pasuri botërore UNESCO, t’ia zhdukësh identitetin e paraardhësve tanë, t’i mohosh historinë, vlerat kulturore?

Ky dëm nuk zhbëhet me shekuj nëse tjetërsohen gjetjet, prishen provat materiale, keqinterpretohen, manipulohet e vërteta. Ndaj konventa e Parisit ka detyruar shtetin palë të jetë përgjegjës, sepse duhet jetë përgjegjës për historinë e identitetin të vet, dhe jo fondacionet private me individë privatë me interesa meskine, në këtë rast antishqiptare.

Ne vazhdojmë betejën në Gjykatën Kushtetuese, por i bëjmë thirrje ministrisë të ndërhyjë, aq sa mund t’i dëgjohet zëri si 1/5 e fondacionit për të kërkuar largimin e tyre nga Butrinti. Ne kemi arkeologë të mrekullueshëm shqiptarë, që duhet jenë drejtues apo bashkë drejtues të gërmimeve dhe kërkimeve në Butrint dhe kudo në Shqipëri në zonat pasuri kulturore.

Shqiptarët kanë dhënë jetën për të mbrojtur identitetin kombëtar, historinë, territorin, kurse qeveria sot jep Shqipërinë për të siguruar jetë luksoze dhe kartëvizita luksi për një grup klientësh dhe lobistësh të pushtetit”, tha Zhupa.

Etiketa: butrintiina zhupaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U mor e pandehur nga SPAK, PD kërkesë për interpelancë urgjente me Belinda Ballukun

14:30 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Kuvendi po trajtohet si njëpartiak”, Zhupa: Mazhoranca po shkel Kushtetutën me forcën e kartonit

12:19 : 03/11/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

11:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Bujar Leskaj lajmëron tërheqjen nga PD: Do djeg mandatin

10:34 : 03/11/2025
AKTUALITET

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
Para

Donte të digjte mbeturinat, por dogji tokën e fqinjit, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

TË GJITHA

Korrupsion gjatë pandemisë COVID-19, merret nën akuzë ish-ministri spanjoll

15:55 : 03/11/2025

Ermal Mamaqi: Më mirë t’i fshish lotët me 500 euro në Ferrari, sesa me biletën e autobusit

15:54 : 03/11/2025

P*rdhunoi në makinë 29-vjeçaren, arrestohet autori! I sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike

15:40 : 03/11/2025

Ankimi për shkarkimin, Gjykata Kushtetuese shpall sot vendimin për Erion Veliajn

15:39 : 03/11/2025

Kokaina i “ikën” policisë/ Edhe pse është droga më e përdorur në vend, nga janari u kap më pak se viti 2024

15:36 : 03/11/2025

Kush zë me makinë korsinë e autobusëve në Tiranë do i hiqet mjeti me karrotrec

15:31 : 03/11/2025

Nga Elon Musk te Mark Zuckerberg, lista e 10 njerëzve më të pasur në botë

15:30 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com