• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Pa lejen e KFOR-it dronët Bayraktar nuk lejohet të përdoren

Kosova ka blerë dronë ushtarakë Bayraktar TB-2 nga Turqia, por për përdorimin e tyre nevojitet leja e forcave paqeruajtëse të NATO-s, të cilat veprojnë në Kosovë nën mandatin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

19:58 : 18/07/2023
në RAJONI

Vetëm një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur plot krenari se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, deklaroi se për përdorimin e tyre duhet marrë leja nga komandanti i KFOR-it, sepse hapësira ajrore e  Kosovës është nën autoritetin e plotë të misionit paqeruajtës të NATO-s që nga viti 1999.

Kurti: Kosova më e sigurt dhe gjithnjë krenare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në facebook: “Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar me mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare!”.

Kryeministri Kurti në takim me oficerë që kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronit Bayraktar TB-2
Kryeministri Kurti në takim me oficerë që kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronit Bayraktar TB-2Fotografi: Office of the Prime Minister of Kosovo

Ai shpërndau edhe fotografi së bashku me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant, Bashkim Jasharin, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe oficerë që kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

Lexo edhe:

Dronët ndryshojnë lojën në Kosovë

BIRN: Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë

KFOR-i ka autoritetin kryesor mbi hapësirën ajrore të Kosovës

Përmes një deklarate KFOR-i rikujtoi menjëherë qeverinë e Kosovës se “Lidhur me përdorimin e të gjitha kategorive të dronëve dhe kufizimet përkatëse, duke përfshirë Bayraktar TB-2, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, Komandanti i Forcave të Kosovës (KFOR) ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë. Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovë nga një vend në tjetrin përmes fluturimeve komerciale.”

Pa lejen e KFOR-it dronët nuk lejohet të përdoren

Më tej në deklaratë thuhet se “mbështesim FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile siç janë shuarja e zjarreve, asgjësimi i mjeteve shpërthyese, kërkimi dhe shpëtimi dhe reagimi ndaj derdhjeve të materialeve të rrezikshme”, por se për përdorimin e dronëve KFOR-i pret që institucionet në Kosovë të koordinohen dhe të respektojnë procedurat ekzistuese me KFOR-in.

Ende e paqartë se sa dronë Bayraktar TB-2 ka blerë Kosova
Ende e paqartë se sa dronë Bayraktar TB-2 ka blerë KosovaFotografi: Office of the Prime Minister of Kosovo

Dronët Bayraktar TB-2 mund të fluturojnë kryesisht në lartësi deri në 5.000 metra. Ata mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë. Dronët Bayraktar konsiderohen si armë mjaft e rëndësishme në konflikte, përfshirë edhe luftën në Ukrainë. Dronët Bayraktar TB-2 aktualisht përdoren nga së paku 11 ushtri të botës. Tani për tani nuk ka informacione se sa dronë Bayraktar TB-2 ka blerë Kosova./Dw

Etiketa: albin kurtidronët BayraktarKFOR

Lajme të lidhura

RAJONI

Dronët ndryshojnë lojën në Kosovë

17:45 : 19/10/2025
AKTUALITET

BIRN: Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë

18:23 : 16/10/2025
AKTUALITET

LVV i tha të kërkojë falje, Rama: Nuk e dija që Specialja do hetonte Thaçin! S’dal në protestë se politizohet

10:07 : 16/10/2025
RAJONI

REL: Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?

15:09 : 14/10/2025
RAJONI

Kurti: Ende nuk kemi nisur diskutimet me partitë për formimin e qeverisë së re

14:23 : 14/10/2025
RAJONI

REL: Dronë në qiell, tension në tokë

11:51 : 14/10/2025
Para

Përfaqësues të serbëve të Kosovës flasin në Uashington: Ndihemi të kërcënuar

TË GJITHA

Arrestimi i avokatit Uljan Barjami, Bardhi: Shqipëria po shkel standardet e shtetit ligjor

19:37 : 20/10/2025

Rekordi i ri/ Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj

19:29 : 20/10/2025

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

19:14 : 20/10/2025

“Ali Ahmeti në pension politik”/ Mexhiti: Në opozitë flet për UÇK, në pushtet flet për Open Balkan

19:10 : 20/10/2025

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

19:04 : 20/10/2025

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025

OKB rikthehet te Kosova, çfarë pritet nesër në Këshillin e Sigurimit

18:49 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com