• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Burri i Spiropalit lidhje me Zoton e Mërtirin, flet ish-shefi i sektorit në Ujësjellësin e Fierit: Kompania nuk kishte as staf

17:36 : 14/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Në tri koncesionet për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri përllogaritet të kenë përfituar mbi 430 milionë euro nga taksat e qytetarëve. Por duket se këto nuk janë të vetmet fonde, pasi aktiviteti i tyre ka qenë edhe më i gjerë, falë lidhjeve me drejtuesit e Partisë Socialiste.

Nga dosja e SPAK u zbulua se kompani nën kontrollin e Mërtirit dhe Zotos kanë marrë tenderë miliona euro nga bashkitë e drejtuara nga socialistët në tenderë të drejtorive të Ujësjellësve, tenderë këto që janë gjetur në shkelje edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Një prej tenderave, për vendosjen e matësave të ujit me sistem elektronik në Fier, kap vlerën 391.228.156 lekë të reja ose mbi 3.5 milionë euro dhe është fituar nga shoqëria “Teo Alb”. Tenderi është dhënë në kohën kur në krye të drejtorisë së Ujësjellësit të Fierit ka qenë Salarion Totaj, bashkëshorti i ministres Elisa Spiropali.

Bold News.al ka raportuar më herët se kompania “Teo Alb” ka lidhje të ngushta dhe ortakërie me shoqërinë “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos, që në atë kohë ishte këshilltar i burrit të Elisa Spiropalit. Po ashtu, “Teo Alb” ka lidhje edhe me miqtë e ngushtë dhe bashkëpunëtorët e Zotos, konkretisht Mirel Mërtirin dhe bashkëjetuesen e këtij të fundit, Stela Gugallja.

SPAK ka zbuluar se Mirel Mërtiri ka qenë i punësuar në kompaninë “Teo Alb”. Po ashtu, edhe Stela Gugallja ka rezultuar si e punësuar pranë shoqërinë “Teo Alb” që ka marrë 3.5 mln euro nga Ujësjellësi i Fierit. Ndërkohë, shoqëria “Teo Alb” dhe “ITS” e Klodian Zotos janë aksionerë në një tjetër kompani, të quajtur “Metronet”. Pra, të dhënat e siguruara nga SPAK-u krijojnë dyshime të forta se “Teo Alb” që ka marrë miliona nga Ujësjellësi i drejtuar nga Salarjon Totaj, përfaqëson interesa të grupit “Zoto-Mërtiri-Gugallja”.

Lexo edhe:

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

Rama ‘i paduruar’ për konferencën ndërqeveritare, Spiropali: Shqipërisë i duhet guxim politik

LEXO EDHE: Zoto, këshilltar i Salarjonit të Elisës, ortakët e tij morën mln € nga Ujësjellësi Fier

Veç gjetjeve nga SPAK, kjo aferë denoncohet edhe nga ish-punonjës të asaj drejtorie, të cilët në atë kohë kanë refuzuar zbatimin e këtij tenderi korruptiv. Fatmir Duraj, shef sektori i kohës në Ujësjellësin e Fierit, tregon për Syri TV se si kompania që nuk kishte asnjë eksperiencë dhe as staf për kryerjen e punimeve fitoi tenderin për ndërrimin e matësave e pikërisht këtu nisën edhe problemet për të.

Duraj tregon se meqë kompania “Teo Alb” që fitoi tenderin nuk kishte as eksperiencën, por as punonjës për të kryer punime, iu kërkua që punimet të kryheshin nga sektori i mirëmbajtjes që ai drejtonte.

Por fill pas këtij refuzimi, Duraj tregon se nisën problemet për të e në skenë del Klodian Zoto që e kontakton dhe i kërkon që të zbatojë urdhrin që ka marrë. Por siç tregon Duraj, pas refuzimit edhe të kërkesës së Klodian Zotos, situatën e mori në dorë Salarion Totaj, bashkëshorti i ministres Elisa Spiropali, i cili pasi e urdhëron që të mos kundërshtojë, e heq edhe nga puna, pikërisht për këtë refuzim.

Këto episode janë faktuar edhe nga Prokuroria e Posaçme. Nga zbërthimi i telefonit të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, ka qenë fillimisht Arben Ahmetaj që ka kërkuar takim me kryebashkiakun e kohës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqajn, e pas këtij episodi kompania “Teo Alb” i ka shitur Ujësjellësit të Fierit shërbime në vlerë 3.5 milionë euro.

E si në rastin e inceneratorëve, kompania “Teo Alb” dhe kompanitë në pronësi të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugallias kishin krijuar një zinxhir kompanish të tjera ku së bashku ishin aksionerë.

Etiketa: Elisa SpiropaliFatmir Durajklodian zotomirel mertiriSalarion TotajTeo AlbUjësjellës-Kanalizimeve Fier

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama ‘i paduruar’ për konferencën ndërqeveritare, Spiropali: Shqipërisë i duhet guxim politik

19:56 : 25/05/2026
AKTUALITET

Ministri Hoxha që nuk kapi as “mesin e lartësisë” së Spiropalit

10:47 : 23/05/2026
AKTUALITET

Rama nuk bën xixa, frika nga zjarri në PS

13:12 : 16/05/2026
AKTUALITET

Berisha thumbon Spiropalin: Pse të flaku Edi Rama? Ti e quaje Skënderbe

10:58 : 14/05/2026
AKTUALITET

Përplasjet me Spiropalin/ Rama: Dy herë e fala, të tretën jo më

22:00 : 13/05/2026
Para

“Vjehrra” e Luiz Ejllit zbulon detaje nga filmi: S’ka nivelin e familjeve korçare...

TË GJITHA

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom