• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Socialistët i japin kohë kërkesës për arrestimin e Ahmetajt: Njësoj si Tahiri

08:02 : 13/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Procedurat për miratimin e kërkesës së prokurorisë lidhur me arrestimin e Arben Ahmetajt po vijojnë të shtyhen nga mazhoranca socialiste.

Opozita ngre dyshime se miratimi nga Kuvendi i kërkesës së SPAK po shtyhet me qëllim që ti jepet kohë negociatave mes ish-ministrit të Financave dhe kryeministrit Edi Rama. Denoncimi u bë gjatë një dalje për mediat të kreut të PD-së Sali Berisha më herët gjatë ditës dhe u përsërit dhe nga ligjvënës së tjerë gjatë seancës plenare.

Ndërkohë, mazhoranca mohon akuzat.

“Në Kuvend është depozituar kërkesa nga prokuroria më 10 korrik pavarësisht se data në dokument është 7”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla gjatë seancës së sotme plenare, duke përgënjeshtruar raportimet dhe deklaratat se dokumenti është dorëzuar të Premten dhe jo të Hënën.

“Në Këshillin e Mandateve janë bërë dy mbledhje se është kërkuar kohë nga mbrojta (e Ahmetajt). I dhamë jo më shumë se një ditë kohë (diferenca mes seancës së parë dhe të dytë). Megjithëse rregullorja thotë se duhen dy javë (për miratimin e raportit nga Këshilli i Mandateve), ne po veprojmë shumë shpejt. E njëjta procedurë ka qenë dhe në rastin e zotit Tahiri. Ka ardhur në 19 (kërkesa për arrestim), më 25 Korrik është mbledhur seanca plenare. S’ka asnjë dyshim apo deformim që ju duhet të hidhni mbi Këshillin e Mandateve”, tha Nikolla.

Lexo edhe:

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

Kosovë/ Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

Mazhoranca socialiste megjithatë nuk ka pranuar kërkesa nga opozita për përshpejtimin e procedurave për miratimin e kërkesës për arrestimin e Ahmetajt.

Rasti i parë lidhet me kohën e zhvillimit të mbledhjes së parë të Këshillit të mandateve. Pas bërjes publike të kërkesës ditën e Hënë, opozita kërkoi që mbledhja të zhvillohet po atë ditë. Nikolla ndërkohë vendosi që mbledhja të zhvillohet të Martën.

Mbledhja e të Martës u shty për të Mërkurën pasi në seancën e parë avokatët e ish-ministrit Arben Ahmetaj kërkuan kohë për tu njohur me dokumentet e SPAK.

Në mbledhjen e ditës së djeshme, deputetët ranë dakord që ti japin dritën jeshile kërkesës së SPAK, megjithatë mazhoranca socialiste nuk pranoi kërkesën e ligjvënësve të opozitës që mos të ketë humbje kohë me procedurën. Opozita kërkoi që për arrestimin e Ahmetajt të votohet në seancën e kësaj të enjteje, ndërsa mazhoranca në Këshillin e Mandateve nuk ishte dakord. Ata kërkuan që të kryhet pasditen e së Hënës.

Kjo kërkesë nga deputetë të opozitës u hodh poshtë sërish nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe ligjvënësit e PS-së edhe gjatë seancës së sotme parlamentare. Socialistët i mbështetën në procedura argumentet e tyre.

SPAK kërkon nga Kuvendi autorizim për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, të cilin e akuzon për korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Sipas akuzës, Ahmetaj ka përfituar qindra mijëra Euro nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri duke i favorizuar që kompanitë e tyre dhe të tjera të lidhura me të ashtuquajturit bosët e inceneratorëve të përfitojnë tre kontratat koncesionare për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Etiketa: arben ahmetajkuvend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

19:34 : 11/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

08:21 : 11/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025
Lajmet e Dites

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025
RAJONI

REL: A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

13:36 : 07/08/2025
Para

Hetimi për Ahmetaj mban litarin jashtë për Gjiknurin, Belën, Agaçin e Veliajn

TË GJITHA

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com