Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor në komisionin për Ligjet, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kooreshi tha se ky projektligj nuk duhej të ishte hartuar pa përfshirë si grup interesi “çunat e Londrës”, që të jepnin mendim dhe eksperiencën e tyre për kultivimin e kanabisit.
“E mira është ti marrim se bëjnë rolin e agronomit, pse i lëmë në emigrim vijnë këtu. Lazarati është një shkallë më lart, ka nis tek ABZHR tani. Grupet e interesit, çunat që rrinë në Londër që punojnë shpi bari gjynah të vijnë me eksperiencë, farën e kanë, të zgjedhin llojin e farës, të japin mendim për mënyrën si jepet rendimenti. A po flasim për hashashin tani. E dyta, Shqipëria nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe në fushën ligjore, ne kemi mbush gjithë europën. A do marrë pjesë në panaire, sa lekë do harxhojë qeveria. A do përfshihet në skemat e AZHBR, këto që kanë përfituar nga skemat e ASHBR këta që do kultivojnë hashashin, nga skemat e marrjes së naftës, të marrin pak naftë. Ne i kemi fut në burg për 1 gramë, po këta që mund të bëjnë nga një kile më tepër. Ai që kapet me 3 gramë do iki në kokërr të burgut 3.4 vite, ai që do bëjë një kuintal tepër do ketë një gjobë administrative. Ato faret që kapen në dukagjin e me radhë. Shteti ti fusë në përdorim, të këtë një projektligj që të gjithë ca kapet se del në kosto më e lirë, mënyra e transportit si do bëhet. Do i lëmë gomonet. Ky projektligji s’duhet të kishte ardhur pa u konsultuar me çunat e Londrës s’mund të vëmë hashash koti duhet të vëmë hashash kualitativ”, tha ai.
Ndërsa përmes një postimi në “FB”, ai shfaqet teksa pozon me një cigare hashashi të improvizuar.
“Drejperdrejt nga Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohet projektligji per Kanabisin. Qivirria nuk harroj te sillte edhe nga nje teke per prove ne menyre qe kur te votohet komisioni ti kete trute dhalle po nga ajo e thartuara”, shkroi deputeti.