• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“A po bëni drejtësi me regji?”/ Zbardhen replikat mes Salianjit dhe Dumanit për Ahmetajn

22:25 : 11/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Me debate të forta u shoqërua mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK që kërkonte autorizim për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe sërish nuk u mor një vendim por u shty për ditën e nesërme.

Veç debateve me mazhorancën, deputetët demokratë patën replika edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani, ku në shumicën e rasteve nuk morën përgjigje për pyetjet e tyre.

Burime për mediat bëjnë me dije se deputeti Ervin Salianji e ka pyetur kreun e SPAK nëse institucioni që ai drejton po bën drejtësi me regji dhe a po përdoret nga PS-ja, sa herë që kjo e fundit ka skandale për të mbyllur, si ai i Krujës?

“Duke qenë se jam nga deputetët që kam inkurajar SPAK-un në publik dhe i kemi dhënë mbështetje, është në detyrimin tuaj për të mbrojtur punën e instituciuonit, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Shqetësimi që kemi ne në Këshill nuk ka të bëjë me gjykimin në themel të provave se nuk marrim atributet e gjykatës, por ajo që është vendosur si garanci për deputetët, është që deputeti të mbrohet nga sulmi i padrejtë politik që mund ti bëhet nga gjyqësori. Garancia e vetme, imuniteti, është nëse këto janë akuza politike apo jo. A ka ndikim politik?

Pyetja ime është: A është rastësi që sa herë ka një shqetësim publik të rëndësishëm PS-ja, ka një ngjarje që i mbivendoset ose e mbulon. A ka një drejtësi me regji se është hedhur shumë në publik si tezë që SPAK përdoret. A ka fuqi SPAK të shkojë deri te njerëz që kanë influence politike, që mund të jenë më të fuqishëm se Ahmetaj?

Lexo edhe:

Vrasja e kryekomisarit Lamaj, Arben Frroku kërkesë në SPAK: Merrni në pyetje Dumanin

Vrasja e Klevis Kapllanit/ Alibej: Punonte si shofer i Nuredinit! Çunat e Fushë Krujës e gjetën të ekzekutuar

Pyetja e dytë, duke pasur parasysh që në këtë dosje ka shumë persona që kanë lidhje me personin në hetim që keni sjellë kërkesën për arrestim, a ka fuqi politike administrative apo të ndonjë lloji tjetër ky person për të vënë në lëvizje gjithë strukturën e shtetit siç e ka vendosur? Keni persona të tjerë nën hetim për këtë çështje, pse kërkohet arrestimi vetëm për këtë?

Pyetje tjetër, janë disa biznesmenë të lakuar afër qeverisë, a kanë mbrojtje këta dhe goditen disa të tjerë? Këto janë shqetësime që duhet tu jepni përgjigje. Qëndrimi jonë është apriori pro çdo kërkese për arrestim, duke mos u kthyer Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në gjykatë siç e ka kthyer PS në të kaluarën. Më pas do jetë gjykata që do të vlerësojë provat” – mësohet të ketë thënë Salianji.

Ndërsa Dumani mësohet të ketë thënë se SPAK nuk bën drejtësi me regji, por kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt në mbyllje të hetimeve të zhvilluara.

“Nuk ka drejtësi me regji. Unë nuk bëhem pjesë e drejtësisë me regji. është në diskrecionin tonë të bëjmë hetime dhe të jemi ashtu siç e mendojmë ne. Hetimet janë në proces dhe nuk kanë përfunduar dhe prandaj kërkojmë të jetë mbledhje me dyer të mbyllura. Kjo është arsyeja. Nëse ne do të shohim elementë të veprave penale në çdo nivel qofshin ato do të ndërhyjmë. Ne nuk i shohim nga pozita, i shohim nga vepra penale. Sa i përket personave të tjerë që janë të lidhur me qeverinë, ne jemi ende nën hetim” – raportohet të ketë thënë Dumani.

Etiketa: Ahmetajdrejtesi me regjiDumaniSalianji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e kryekomisarit Lamaj, Arben Frroku kërkesë në SPAK: Merrni në pyetje Dumanin

19:46 : 18/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Klevis Kapllanit/ Alibej: Punonte si shofer i Nuredinit! Çunat e Fushë Krujës e gjetën të ekzekutuar

12:18 : 17/06/2025
AKTUALITET

Kriminaliteti i lartë në Shqipëri, Dumani: Nuk e përballojmë dot vetëm, duhet ndihma ndërkombëtare

10:16 : 17/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Pasi të dalë nga qelia, Salianji do jetë në pozicion beteje!

13:25 : 13/06/2025
AKTUALITET

Çfarë ndodhi pas vrasjes në Durrës? Dëshmia e Erion Alibej: Dumani u bë keq

14:04 : 10/06/2025
Screenshot
AKTUALITET

Teatri i Dumanit për të fshehur dështimin me Visin e Pojës

16:52 : 03/06/2025
Para

Kosova pajtohet të zvogëlojë praninë policore dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri

TË GJITHA

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025

Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final

21:17 : 29/06/2025

Disa rajone në Turqi “nën pushtetin” e flakëve, situatë alarmante në Izmir

21:11 : 29/06/2025

E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

20:46 : 29/06/2025

Shëngjin/ Këputet kabulli i energjisë elektrike dhe bie në mes të rrugës, rrezik për banorët

20:35 : 29/06/2025

Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat

20:11 : 29/06/2025

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

20:00 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com