• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA njofton se ka shkatërruar armët e fundit kimike në arsenalin ushtarak

08:35 : 08/07/2023
në BOTA

Në fabrikat e ushtrisë amerikane në Kentaki dhe Kolorado po hidhet një hap i rëndësishëm në historikun e armatimeve luftarake, që i kanë fillimet që nga Lufta e Parë Botërore. Punonjësit po shkatërrojnë raketat e mbushura me gaz nervor.

Këto janë armët e fundit kimike që Shtetet e Bashkuara i kanë deklaruar si pjesë e arsenalit të tyre, shkatërrimi i të cilave ishte marrë si angazhim me aderimin në Konventën për Armët Kimike.

Me shkatërrimin e municioneve të fundit kimike, Shtetet e Bashkuara nënvizojnë se këto lloj armësh nuk janë më të pranueshme në fushëbetejë dhe u dërgojnë një mesazh vendeve që nuk janë bërë pjesë e marrëveshjes 26-vjeçare për eliminimin e tyre.

“Po i shpëtojmë Shtetet e Bashkuara nga këto rezerva të armëve kimike, të cilat tashmë nuk do të lëndojnë më asnjë person apo komunitet. Misioni u përmbush”, thotë Kim Jackson drejtuese në fabrikën e shkatërrimit të armëve kimike.

Në depon kimike të ushtrisë në Pueblo të Kolorados kishte filluar që nga viti 2016 puna për shkatërrimin e plotë të armëve kimike. Në Shtetet e Bashkuara ishin rreth 800 mijë municione kimike me agjent nervor të ruajtura në bunkerë të nëndheshëm pranë fermave të mëdha në Pueblo.

Lexo edhe:

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

Qeveria amerikane ka shkurtuar 59 mijë vende pune që nga janari

Ndërsa në Kentaki mbaheshin edhe municione me gazin nervor sarinë dhe VX, pjesa më e madhe tyre të vendosura brenda raketave që nga vitet 1940. Shkatërrimi i tyre filloi në vitin 2019 me një proces që realizon shkrirjen e agjentëve vdekjeprurës.

Punonjësit në Pueblo zhvendosin me saktësi dhe ngadalë armatimet drejt dhomave të sigurta, ku robotë të drejtuar nga distanca bëjnë punën e rrezikshme të eliminimit të agjentit toksik, i cili projektohej për të shkaktuar çarje të lëkurës, acarim të syve, hundës, grykës dhe mushkërive.

Pajisjet robotike heqin materialin shpërthyes përpara se agjenti nervor të neutralizohet me ujë të nxehtë dhe të përzihet me një solucion që parandalon reaksion të mundshëm në të ardhmen. Në vazhdim, materiali futet në kontenierë të mëdhenj të mbushur me mikrobe, ndërsa predhat e mbetura dekontaminohen me nxehtësi prej gati 540 gradësh Celcius dhe dërgohen për riciklim metalesh.

“Kjo është e rëndësishme pasi Shtetet e Bashkuara patën marrë angazhimin për të shkatërruar arsenalin e armatimeve kimike… Shkatërrimi i tyre përmbyll një kapitull, të rëndësishëm në historinë ushtarake, por të cilin dëshironim shumë ta mbyllnim”, thotë Kingston Reif, Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Kontrollin e Armëve.

Me përfundimin e procesit në të dyja fabrikat, komunitetet përreth do të përballen tashmë me pasojat ekonomike të përfundimit të këtyre projekteve shumëvjeçare, që patën krijuar mijëra vende pune dhe patën tërhequr profesionistë me kualifikime të larta.

Etiketa: arme kimikeSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025
BOTA

Qeveria amerikane ka shkurtuar 59 mijë vende pune që nga janari

22:32 : 06/06/2025
BOTA

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025
BOTA

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025
BOTA

Biseda me presidentin Xi, Trump: SHBA dhe Kina do t’i rinisin bisedimet tregtare

17:45 : 05/06/2025
Para

I biri i deputetit të PS i fiku cigaren në trup të dashurës, i vëllai kërcënoi drejtorin e policisë, kush janë Rexhep e Xhelal Rraja

TË GJITHA

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës

17:09 : 07/06/2025

U la jashtë nga Silvinjo, Berisha motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë!

17:07 : 07/06/2025

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com