• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati ndaj Gentian Bejtjes/ Zbardhet dëshmia e Valter Bamit, çfarë nxiti armiqësinë mes tyre?

11:04 : 07/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Valter Bami, i arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës ka mohuar akuzat të cilat rëndojnë mbi të se është pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentian Bejtjas, ku mbeti i vdekur kunati i këtij të fundit, Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijet e mitur të tij.

Në dëshminë e tij para uniformave blu, Bami deklaroi se “në momentin që ndodhi ngjarja ai ishte në shtëpinë e tij”, duke i qëndruar kështu deklaratës së tij të parë të dhënë për policinë vetëm disa orë pasi ndodhi ngjarja.

Evidentimi i shenjave të barutit është bërë në mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër-arrestit për Bamin. Gjurma e barutit i është gjetur tek kyçi i dorës. Bami ka patur doreza dhe pjesa e gishtave dhe pëllëmbës ka dal e pastër. Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të “armëmbajtjes pa leje”.

Bashkë me Bamin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në shoqërinë e Bamit. Pasi janë marrë në pyetje, ata pritet të lirohen pasi nuk janë ngritur akuza ndaj tyre.

Sjellim në vëmendje se Valter Bami lokalizua dhe më pas u kap nga efektivët e policisë, rreth orës 20:30 të së enjtes, në fshatin Greps, të Niklës, për t’u shoqëruar drejt Tiranës.

Lexo edhe:

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

Valter Bami sipas policisë është ndaluar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në vijim të hetimeve për ngjarjen e datës 3 Korrik në fshatin Larushk të Krujës, ku në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjas u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë u vra kunati i tij Ramazan Sino.

Për herë të parë, Bami u shoqërua rreth orës 04:00 të 3 Korrikut. Atij iu mor deklarimi për këtë ngjarje dhe më pas u la i lirë. Ndërsa këtë të enjte, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë janë gjetur sipas policisë faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri, që do të thotë mbetje të barutit. Ndaj në bazë të ekspertizës, Prokuroria lëshoi edhe urdhrin e ndalimit.

Kujtojmë se vëllezërit Bami dhe Gentian Bejtja kanë qenë miq mes tyre, por në vitet e fundit ata dyshohet se kanë kërkuar eliminimin e tij, për shkak të informacioneve që ish-punonjësi i policisë mund të ketë pasur për krimet e tyre. Ka raportime së fundi se Bejtja strehohej te një grup kriminal që operon në zonën e Lezhës, kundërshtar me ‘të fortët’ e Niklës.

  • Ky është “i forti” i Niklës, Valter Bami, i arrestuar pas vrasjes në Larushkë
Valter Bami

Personi që shihni në foton e mësipërme është 37-vjeçari Valter Bami, i njohur ndryshe si “i forti” i Niklës.

Ai u arrestua një ditë më parë nga Policia e Tiranës nën akuzën për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.  Bami u shoqërua si i dyshuar pas atentatit të Larushkë, ku u vra Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Gentjan Bejtjas dhe nga bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të 37-vjeçarit, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.

 

  • Si ndodhi vrasja e Ramazan Sinos:

Pak pas mesnatës së 4 korrikut breshëri automatiku u regjistruan në fshatin Larushk të Krujës. Si psojë mbeti i vdekur Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjes, ish-policit i cili është i njohur në botën e krimit, i cili ishte dhe shënjestër e atentatit.

Gjithashtu, mbetët të plagosur dy fëmijët e Bejtjas, 13 dhe 10 vjeç. Atentati u shënua rreth orës 00:15, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, 20 km larg qytetit të Krujës.

Ramazan Sino 29-vjeç, bashkë me nipat e tij Alvi Bejtja,13-vjeç, dhe djali tjetër 10 vjeç (djemtë e Gentian Bejtjas) u qëlluan me breshëri automatiku në oborrin e banesës. Ramazan Sino ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra, ndërsa dy të miturit u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht Gentian Bejtja, një person me presedentë penalë, që u ka shpëtuar dhe dy atentateve të tjera, një në vitin 2016 dhe një tjetër në vitin 2022, ku u plagos në krah.

Ndërkohë, Policia gjeti një makinë të djegur në zonën e Lapidarit në Tapizë. Makina ishte pa targa dhe brenda automjetit u gjetën 3 kallashnikovë, të cilët u sekuestruan dhe u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar.

Ne foto: Gentian Bejtja dhe viktima Ramazan Sino

 

Etiketa: gentian bejtjeRamazan Sinovellezeritvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026
AKTUALITET

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026
AKTUALITET

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrau gruan me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

15:02 : 29/05/2026
Para

RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Tapizë dhe Nikël, disa të shoqëruar

TË GJITHA

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom