• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë fshihet pas? Përplasje mes FSHF dhe Oversport, ndërpritet pas 1 viti kontrata

16:56 : 27/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, SPORT

Marrëveshja mes “Oversport” dhe Federatës Shqiptare të Futbollit ka zgjatur vetëm një vit, edhe pse kontrata vitin e kaluar u nënshkrua për tre vite për të drejtën e transmetimit të Kategorisë Superiore, Kupës së Shqipërisë, Kategorisë së Parë dhe Superkupës së Shqipërisë.

Në mënyrë të befasishme, FSHF njoftoi sot ndërprerjen e kontratës me “Oversport”, ku pretendon për shkelje dhe mospërmbushje të detyrimeve kontraktore në mënyrë të përsëritur. Po ashtu, në njoftim thuhet se FSHF do të nisë procedurat ligjore në lidhje me rivendosjen e dëmeve që ka shkaktuar shoqëria “Oversport” për mospërmbushjen e detyrimeve që përcaktonte kontrata e firmosur mes palëve në fillim të sezonit të kaluar.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka ndërprerë kontratën me shoqërinë “Over Sport” që kishte fituar të drejtën e transmetimit televiziv të kampionateve “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë. Ky vendim i FSHF-së ka ardhur pas shkeljeve dhe mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore në mënyrë të përsëritur nga shoqëria “Over Sport”. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të FSHF-së për të rivendosur bashkëpunimin në një modul të arsyeshëm, “Over Sport” në mënyre të përsëritur shpërdoroi besimin e dhënë nga FSHF. FSHF e ndjen për detyrim ndaj tifozëve dhe konsumatorëve në përgjithësi, të bëjë me dije këtë lajm duke i garantuar se do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar transmetim televiziv profesional dhe të ndershëm për aktivitetet e saj. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit do të nisë procedurat ligjore në lidhje me rivendosjen e dëmeve që ka shkaktuar shoqëria në fjalë për mospërmbushjen e detyrimeve që përcaktonte kontrata e firmosur mes palëve në fillim të sezonit të kaluar.” – njofton FSHF.

Më pas, ka ardhur dhe një reagim nga “Oversport” ku deklaron se vendimi i marrë nga FSHF është rezultat i mungesës së transparencës në aktivitetet e saj. Ajo më tej flet edhe për presione nga ana e FSHF-së, që sipas saj, nuk janë në përputhje me parimet etike që një institucion i këtij niveli duhet të ndjekë.

“Oversport krejt papritur është përballur sot me lajmin e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në kanalet e saj zyrtare të komunikimit, për ndërprerjen e kontratës mes palëve, kontratë e cila ishte në fazë negociatash. Oversport shpreh shqetësimin se vendimi i marrë nga FSHF është rezultat i mungesës së transparencës në aktivitetet e saj, me presione që nuk janë në përputhje me parimet etike që një institucion i këtij niveli duhet të ndjekë. Oversport do të dalë me një deklaratë të plotë në vijim.” thuhet në deklaratën e shkurtër të “Oversport”.

Lexo edhe:

Ngelën pa bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm

FSHF konfirmon publikimin e listës së Kombëtares, Silvinjo shpjegon zgjedhjet për duelin me Serbinë

Çfarë ndodhi një vit më parë?

Prej më shumë se një dekade ndeshjet e kampionatit shqiptar transmetoheshin në Supersport të platformës “DIGITALB”. Kjo kishte sjellë debate të shumta, por edhe kontestime nga ana e Autoritetit të Konkurencës, duke qenë se kreu i FSHF-së, Armando Duka  zotëron 9.23 % të aksioneve në shoqërinë “DIGITALB”.

Edhe vitin e kaluar gara për shitjen e të drejtës televizive të Superiores, Kategorisë së Parë, Kupës së Shqiperisë dhe Superkupës së Shqipërisë u shty disa herë, dhe në media u aludua se shtyrja e garës u bë me qëllim për të shpallur fitues kompaninë “Super Sport” të shoqërisë “DIGITALB” ku ai është aksioner.

Në fund, Duka u dorëzua për faktin se kompania “Tibo” e cila është partnere e “OverSport”, ofroi 1.2 milionë euro, dyfishin më shumë se “DigitAlb”, për të blerë të drejtën televizive të ndeshjeve të kampionatit shqiptar, e cila ofroi vetëm 600 mijë euro. Pas nënshkrimit të kontratës, Armando Duka sërish mori merita për veten e tij, duke deklaruar se Kategoria Superiore ka dyfishuar të ardhurat nga e drejta e transmetimit televiziv, para që do u shpërndaheshin klubeve të Kategorisë Superiore.

Mbetet për t’u parë nëse dhe ndërprerja e kontratës këtë vit me “Oversport” është një “manipulim” nga ana e Armando Dukës, për t’ia dhënë sërish të drejtat televizive të transmetimit të kampionatit shqiptar kompanisë “Super Sport” të shoqërisë “DIGITALB” ku ai është aksioner.

 

Etiketa: Armando DukaDigitAlbFSHFOversportsupersportte drejtat e transmetimittibo

Lajme të lidhura

SPORT

Ngelën pa bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm

10:55 : 05/06/2025
SPORT

FSHF konfirmon publikimin e listës së Kombëtares, Silvinjo shpjegon zgjedhjet për duelin me Serbinë

20:18 : 25/05/2025
SPORT

Nuk do ketë bileta për shqiptarët e Kosovës? FSHF publikon deklaratën për ndeshjen me Serbinë

17:04 : 13/05/2025
SPORT

Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

16:51 : 12/05/2025
AKTUALITET

Sporti në Shqipëri mer tatpjetën/ Agallarët Fidel Ylli dhe Armando Duka vazhdojnë sherrin

18:41 : 17/04/2025
AKTUALITET

Tragjedi në Tiranë, humb jetën në fushën e lojës futbollisti 28-vjeçar

07:55 : 16/04/2025
Para

Murtaja afrikane e derrave në Ballkan, a ka raste në Shqipëri?

TË GJITHA

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com