• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Too much”, KLP i hap rrugën për në Prokurorinë e Tiranës familjares së katërt të deputetes socialiste

Anëtarët e KLP-së renditën unanimisht të parën prokuroren Eranda Felaj për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, megjithëse disa prej tyre ngritën shqetësime mbi faktin se ajo është anëtarja e katërt e të njëjtës familje që pritet të emërohet në të njëjtin institucion të akuzës.

14:46 : 27/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING, VETTING

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të martën më 27 qershor me 10 votat e anëtarëve të pranishëm projektaktet për renditjen e kandidatëve për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, ku në të tre rastet e para në listë u rendit prokurorja e Vlorës, Eranda Felaj.

Ajo është motra dhe familjarja e katërt e deputetes së Patisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës.

Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut. Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transaferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj, nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

Miratimi i renditjes së Felajt e para në listën e kandidatëve për të tre pozicionet vakante në Prokurorinë e Tiranës, u krye pas diskutimeve mes anëtarëve të KLP-së. Anëtari Sokol Stojani vërejti se në Prokurorinë e Tiranës tashmë janë emëruar vëllai, kunati dhe kunata e prokurores Eranda Felaj.

“E kam me merak se katër vetë familjarë në një prokurori është ‘too much’,” tha ai.

Lexo edhe:

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP pritet të çelë më 7 Prill procedurën konkurruese

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

“Kemi të bëjmë me shumë njerëz brenda familjes. meraku im është perceptimi që krijohet se një familje ushtron funksionin në një institucion”, shtoi Stojani.

I pyetur nga kryetari I KLP-së, Alfred Balla, nëse meraku ishte moral apo ligjor, Stojani vërejti se nga pikëpamja formale nuk mund të ketë probleme, por duhet parë në një këndëveshtrim më të gjerë.

“Po t’i vendosësh katër familjarë në një prokurori më të vogël si ajo e Kukësit apo ndonjë prokurori tjetër, atëherë ndikon në gjithë strukturat shtetërore dhe në entet private”, tha Stojani, duke paraqitur një situatë të mundshme bazuar në këtë praktikë.

“Të ndalemi pak më gjerë. Me kompetencën që ka prokurori sot ata bëhen shumë të fuqishëm”, vijoi Stojani, ndonëse theksoi se ishte dakord për vlerësimin maksimal të Eranda Felajt.

Relatorja e projektakteve, Eloida Goxhi tha se Felaj ka dorëzuar formularin lidhur me mungesën e papajtueshmërisë ambientale në Prokurorinë e Tiranës. Megjithëse ajo pranoi se qëndron shqetësimi i Stojanit, vërejti se është përcaktimi ligjor ai që e lejon kandidimin dhe vijimin e procedurës së emërimit.

“Nuk kemi çbëjmë”, tha ajo.

Edhe anëtarja Nurihan Seiti u shpreh se ndante të njëjtin shqetësim. “Janë një trung familjar. Ata e dinë, por si e bëjnë kërkesën kur e dinë që kanë aty të afërmit”, u pyeti Seiti.

Anëtari Bujar Sheshi konstatoi se ndryshimet ligjore të vitit 2021 kanë bërë të mundur një gjë të tillë. “Më parë e ndalonte kategorikisht”, theksoi ai.

Në përfundim, u vendos që diskutimi për këtë çësgtje të vijojë në momentin e miratimit të projekt-aktit për transferimin e prokurores Eranda Felaj në kryeqytet.

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar në vitin 2016 si pjesë e reformës në drejtësi, i adresoi lidhjet nepotike në institucionet e drejtësisë në klauzolën e papajtueshmërisë ambientale – duke u bërë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të shmangnin lidhjet e ngushta mes magjistratëve. por, ndryshimet ligjore kategorizuan si lidhje të ngushta familjare bashkëshortin, bashkëjetuesin ose të afërmit e magjistratit deri në shkallën e dytë, duke shmangur nga papajtueshmëria ambientale lidhjet e krushqisë të shkallës së dytë që përcaktonte ligji fillestar, duke referuar Kodin e Procedurës Civile.

Në mbledhjen plenare të martën u miratuan projekt aktet edhe për renditjen e kandidatëve për pozicione në prokuroritë e Durrësit, Shkodrës, Fier, Vlorë dhe Elbasan. Po ashtu, u miratuan emërimet e 26 magjistratëve të rinj; raportet e vlerësimit për pesë prokurorë në kuadër të procesit të rivlerësimit, si dhe u caktua drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Beratit.

/Reporter.al/

Etiketa: ermonela felajklp

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP pritet të çelë më 7 Prill procedurën konkurruese

17:31 : 01/04/2026
AKTUALITET

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

15:03 : 28/03/2026
AKTUALITET

Skandali seksual/ Ja pse e paditi prokurorja gruan që denoncoi anëtarin e KLP, Olger Eminaj

16:40 : 25/03/2026
AKTUALITET

Skandali seksual i anëtarit Olger Eminaj, reagon KLP

16:08 : 24/03/2026
AKTUALITET

Skandali seksual/ SPAK sekuestron dokumenta e pamje filmike në KLP. Këshilli mbledhje urgjente

15:13 : 24/03/2026
AKTUALITET

Kërkoi favore seksuale, nisin hetimet ndaj anëtarit të KLP, Olger Eminaj

22:23 : 23/03/2026
Para

Përplasje në Himarë/ Këshilltarët e “BF” braktisin mbledhjen e këshillit

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş