• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

80.000 € për të eleminuar hasmin, arrestohet porositësi i dy atentateve të dështuara

09:20 : 27/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Albert Pashaj është arrestuar një ditë më parë nga policia që ekzekutoi një masë arresti me burg dhënë nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK.

I arrestuari akuzohet se ka porositur eliminimin e një personi me të cilin kishte konflikt në dy raste në Fier. Në të dyja tentativat, vrasja e Aredin Beharit nuk është arritur të reailizohet.

Nga hetimet rezultaton se Pashaj ka kontraktuar ish-bashkëpunëtorin e ngushtë të Nuredin Dumanit Henrik Hoxhaj për realizimin e atentateve. Ky i fundit ka kontaktuar Skerdi Tasen, edhe ky një emër i njohur në botën e krimit. Në një prej dëshmive të tij, Nuredin Dumani është shprehur se Tase ka qenë ekzekutor në vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit.

Hetimet

SPAK bën me dije se për shkak të konflikteve të vazhdueshme midis vëllezërve Pashaj dhe Aredin Beharit, i hetuari Albert Pashaj ka vendosur të vrasë Beharin në vitin 2017. Për të realizuar këtë qëllim, ai ka kontaktuar të hetuarin Henrik Hoxhaj, që të kryeje vrasjen Beharit kundrejt pagesës. Henrik Hoxhaj pasi ka marrë përsipër të kryejë këtë veprim, ka kontaktuar lidhjen e tij, të hetuarin Skerdi Tase me qëllim që vrasjen të kryenin së bashku (Hoxhaj dhe Tase ndodhen aktualisht të arrestuar). Të dy,  pasi kanë rënë dakord për të kryer vrasjen e Beharit kundrejt pagesës, kanë siguruar armën e krimit, kanë vëzhguar viktimën dhe kanë përcaktuar ekzekutorin i cili do të ishte Skerdi Tase në datën 05.11.2017.

Lexo edhe:

I dënuar nga GJKKO, arrestohet në Londër ish-zyrtari prokurimeve publike, Krenar Gozhina

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish miss-it Eria Ago

“Për arsye që nuk vareshin nga vullneti i hetuarve Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase vrasja e Aredin beharit nuk u arrit të finalizohej, pasi objektivi i ka pikasur menjëherë dhe është shtrirë në tokë”, njofton SPAK.

Por porositësi Albert Pashaj nuk është ndalur këtu. Ai ka dashur ta finalizojë krimin e nisur në 2017 dhe në vitin 2019 duke e çuar pagesën në 80.000 euro.

Për këtë arsye, të hetuarit Hoxhaj dhe Tase riorganizohen duke gjetur automjetin, armën e krimit dhe pas vëzhgimit të objektivit Aredin Behari, në datën 03.04.2019, vendosin të vrasin. Ekzekutor në këtë rast u vendos të ishte Henrik Hoxhaj, duke qënë se herën e parë i hetuari Tase nuk e finalizoi me sukses.

Edhe këtë rast krimi nuk u arrit të finalizohej, pasi të hetuarit Henrik Hoxhaj, pas goditjes së parë ju bllokua arma e llojit automatik kallashnikov.

Akuzat

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 75/2022, të regjistruar për veprat penale të “Vrasje me paramendim”, “Vjedhje me armë”, “Vjedhje me dhunë”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” etj.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 72 datë 25.06.2023 ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar  ndaj personit nën hetim Albert Pashaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasja me paramendim”, e kryer per interes, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, e kryer në dëm të Aredin Beharit dy here, (në datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019), në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me të hetuarit Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase.

Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në datën 26.06.2023.

Lexo edhe:

80 mijë euro për ta vrarë/ Si nisi përplasja për një borxh të pakthyer

Etiketa: Albert pashajGJKKOspaktentative vrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar nga GJKKO, arrestohet në Londër ish-zyrtari prokurimeve publike, Krenar Gozhina

20:29 : 05/09/2025
AKTUALITET

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish miss-it Eria Ago

15:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025
AKTUALITET

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

21:45 : 04/09/2025
AKTUALITET

Debati “i fortë” zbulon banalitetin e KLP-së në shkarkimin e drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

16:23 : 03/09/2025
AKTUALITET

Avokati i Metës: E dyshimtë, e prisnim që të ishte Irena Gjoka! Ne s’do ta pranojmë, të dorëhiqet vetë

10:51 : 03/09/2025
Para

Goditi një person me tytën e pistoletës, arrestohet 'tironsi'

TË GJITHA

I penduari i SPAK, Nuredin Dumani shtrohet me urgjencë në QSUT

20:02 : 06/09/2025

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit”/ OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin

19:55 : 06/09/2025

Ortaku i Çuçit, Eral Myftaraj gllabëron paratë publike prej vitesh

19:39 : 06/09/2025

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën mijëravjeçare Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

19:28 : 06/09/2025

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

19:07 : 06/09/2025

Ekipi i Prof. Arben Ivanaj realizon për herë të parë në Shqipëri transplantin e palcës së kockave

18:48 : 06/09/2025

Save the Children: Një fëmijë vritet çdo orë në Gaza

18:41 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com