• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fieri, qarku me falimentin më të madh të fermave të gjedhit me 2022

08:13 : 27/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Numri i krerëve të gjedhit ka pësuar rënie të fortë në vitet e fundit, por në disa qarqe fermat blegtorale janë reduktuar me ritme më të larta.

Në shkallë kombëtare numri i fermave bujqësore ra me mbi 8% me 2022, ndërsa ne Fier tkurrja ishte 34%. Qarku më numrin më të madhe të krerëve të gjedhit, me rreth 12% të totalit, pësoi edhe tkurrjen më të fortë.

INSTAT raportoi se në Fier numëroheshin rreth 39 mijë krerë vitin e kaluar nga mbi 58 mijë krerë që ishin me vitin 2021. Në vitin 2022 ishin 20 mijë krerë me pak.

Qarku i dytë më rënien më të madhe të numrit të krerëve ishte Tirana. Në vitin 2022 numëroheshin gjithsej 26 mijë krerë gjedh ose 10 mijë më pak se me 2020 me një rënie vjetore 27%. Pas Tiranës rënia ishte e fortë edhe në Gjirokastër me 9%.

Lexo edhe:

Kryenin marrëdhënie seksuale në sy të nipërve të mitur, arrestohet halla dhe i dashuri i saj në Fier

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

Fragmentimi i tokës, kostot e larta të ushqimit, por më kryesorja, braktisja e fshatit po çojnë në rënie të shpejtë numrin e bagëtive në vendin tonë.

Fermat e vogla po tkurren më shpejtësi. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë numri i fermave që mbarështojnë më shumë se 5 lopë është reduktuar nga 4,250 (në vitin 2015) në më pak se 2800 në vitin 2020, duke konfirmuar vështirësitë e fermerëve me rritjen e kostove të inputeve dhe ushqimit, koston e lartë të punimit të tokës dhe çmimin e ulët të qumështit.

Në zonat rurale të vendit popullsia po plaket me shpejtësi, dhe banorët aktualë janë duke i shitur bagëtitë pasi nuk kujdesen dot për to. Nga ana tjetër vendi po përballet me një kërkesë në rritje për prodhime vendase si në mish dhe bulmet nga zhvillimet pozitive në turizëm.

Rënia e krerëve po rrit me shpejtësi edhe çmimet në grupin e produkteve të bulmetit.

Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, për shkak të madhësisë së sektorit në ekonomi (rreth 20% e PBB-së me 2021) dhe kontributit në punësim, por nga ana tjetër ka ndër çmimet më të larta të bulmetit në Europë.

Në vitin 2022 vendi ynë u rendit ndër vendet europiane me çmimin më të lartë të produkteve të bulmetit dhe të vezëve në një publikim i fundit i Eurostat mbi të dhënat e konsumit për frymë në vendet e BE-së dhe ato kandidate me 2022.

Çmimet e bulmetit dhe vezëve ne Shqipëri ishin sa 111.7 për qind e mesatares se vendeve të Bashkimit Europian ose e thëne ndryshe nëse 1 kilogram nga këto produkte në BE kushton mesatarisht 100 lekë në Shqipëri kushtoi 111.7 lekë me 2022.

Shqipëria u rendit në mesin e 14 vendeve europiane me çmimin me të lartë të bulmetit vitin e kaluar./ Monitor

Etiketa: blegtorifalimentfermaFier

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryenin marrëdhënie seksuale në sy të nipërve të mitur, arrestohet halla dhe i dashuri i saj në Fier

15:12 : 04/10/2025
AKTUALITET

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

21:43 : 03/10/2025
AKTUALITET

Sherr në Fier, plagoset me thikë i riu

12:17 : 02/10/2025
AKTUALITET

Lejuan ndërtimet pa leje, Prokuroria Fier dërgon në gjyq 3 zyrtarë të IMT-së dhe 3 efektivë/ EMRAT

10:32 : 02/10/2025
AKTUALITET

Ngacmoi s*ksualisht një të mitur, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim 60-vjeçarin/ EMRI

15:29 : 30/09/2025
Para

Horoskopi javor/ Konflikte të forta, Meri paralajmëron këto shenja

TË GJITHA

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

21:10 : 04/10/2025

Policia përdor sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve në Gjeorgji

21:06 : 04/10/2025

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025

Disa persona mbetën të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit/ Trashësia e dëborës deri në 1 metër, hapet rruga

20:32 : 04/10/2025

Babishi i fiton zgjedhjet në Çeki, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetë

20:13 : 04/10/2025

Korçë – I riu gjendet në rrugë i dhunuar rëndë: Nuk mbaj mend kush ma bëri

20:08 : 04/10/2025

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com