• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli konfirmon uljen e dënimit me 1 vit burgim për Dritan Dajtin

14:38 : 26/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Dritan Dajti, i shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë, vijon të përfitojë ulje dënimi nga gjykatat e vendit.

Apeli ka lënë në fuqi një vendim të mëparshëm të gjykatës së Elbasanit, që i uli me një vit dënimin Dritan Dajtit.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria. Këtë të Hënë, gjyqtari Genti Dokollari vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, konfirmoi zyra e shtypit pranë Gjykatës së Apelit.

I njëjti gjyqtar, sqarohet më tej në njoftim, la në fuqi një vendim të marrë më 26.10.2022 po Gjykata e Elbasanit që i refuzoi një kërkesë Dritan Dajtit për ulje dënimi me 45 ditë. Këtë herë, ankimin kundër vendimit të shkallës së parë e bëri mbrojtja e të pandehurit.

Çështja e Dritan Dajtit u kthye në kryefjalë të diskutimit publik katër vite më parë kur tre gjyqtarë të ish-gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda vendosën që të shuanin dënimin me burg përjetë ndaj tij.

Lexo edhe:

Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009. Megjithatë, 10 vite më pas, më 8 shkurt 2019, një trupë gjyqësore e komanduar pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin, duke e dënuar atë me 25 vjet burg. Gjykata pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar; çka solli uljen e 1/3 së dënimit.

Një hetim nisi nga ish-prokuroria e Krimeve të Rënda për dyshimet se trupa gjykuese që vendosi në favor të shuarjes së dënimit me burg përjetë mund të ishte korruptuar. Megjithatë, çështja ndaj tyre u pushua më vonë në tetor 2020 nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK. Dy prej gjyqtarëve janë shkarkuar më pas nga organet e vetingut, i treti dha dorëheqjen para procesit.

Çështja e shuarjes së dënimit me burg përjetë për Dajtin u kthye gjithashtu në lajtmotiv edhe në debatin politik me opozitën që akuzonte kryeministrin Edi Rama se kishte gisht në këtë vendin. Rama nga ana tjetër, bashkë me disa ministra të qeverisë hodhën akuza direkt ndaj gjyqtarëve që dhanë vendimin.

Vrasja e katërfishtë ndodhi në 7 gusht 2009 rreth orës 13.50 në lagjen nr.13, Plazh, Durrës pranë pistës së vogël “Iliria”. Asokohe u vrarë me armë zjarri punonjësit e policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari, Kastrio Feskaj dhe shtetasi Ledjon Mara, si dhe janë plagosur vetë Dritan Dajti dhe Fatjon Shamku. Oficerët e policisë ishin në operacion për arrestimin e Dajtit, i cili ishte në arrati që nga viti 2004 kur u arratis nga ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kur po gjykohej për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo në vitin 1999. Vetë Dajti mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit të grupit me të cilin shoqërohej dhe policisë.

Etiketa: dritan dajtigjykata e apelit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

15:00 : 23/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

12:35 : 15/07/2026
AKTUALITET

U vra në sallën e gjyqit/ Shoqata e Gjyqtarëve kërkon që Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

12:39 : 08/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Hetimi “peng” i aktekspertimit të celularit të Elvis Shkambit

13:48 : 27/06/2026
AKTUALITET

“Kushtet e Apelit janë skandaloze”, e veja e gjyqtarit Astrit Kalaja i komenton ministrit Gogu

20:18 : 26/06/2026
AKTUALITET

Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Apelit “rrëzon” Metën

10:07 : 18/06/2026
Para

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

TË GJITHA

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026

Nga “ishulli i thesarit” te “313-ta”/ Historia e Davide Pecorellit, si e inskenoi vdekjen me priftin nga Shkodra

21:17 : 26/07/2026

Si dështuan 10 orë negociata? Momenti kur RENEA rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)

20:58 : 26/07/2026

Protestuesi: Jemi kthyer në makthin e Ramës! Do ta rrëzojmë

20:32 : 26/07/2026

Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

20:30 : 26/07/2026

“Empati me fjalë, arrogancë me vepra”/ Protestuesit i përgjigjen Ramës me pankarta

20:26 : 26/07/2026

Vatër zjarri në kodrat e Peshtanit

20:19 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş