• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debat te Komisioni i Sigurisë për “Manzën”, Naço: Mos bërtisni se vuajmë nga zemra

15:46 : 20/06/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Tensionet e regjistruara ditën e sotme në kampin e muxhahedinëve në Manzë kanë shkaktuar debate të forta në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar praninë në Komisionin e Sigurisë të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili sipas tyre duhet të japë shpjegime në lidhje me përplasjet mes Policisë së Shtetit dhe komunitetit të opozitës iraniane.

DEBATET:

Xhaferaj: Nuk mund të nisim këtë komision kur në Manzë ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Muxhahedinët boll i ka masakruar regjimi iranian. Ato kanë ardhur të mbrohen nga qeveria shqiptare, dhe jo të vriten nga policia shqiptare. Ky është akt skandaloz. Kjo është pritja shqiptare?! Kryeministri Rama merrte dekoratë mikpritje për afganët. Ky është kodi i mikpritjes? Kemi një marrëveshje, ata kanë ardhur këtu për t’u mbrojtur dhe në një kërkesë të aleatit strategjik. A janë bërë këto nga një vendim? Nëse duhet të respektojmë dinjitetin tonë, thërrisni ministrin këtu nesër!

Naço: Ndonëse keni informacion më të azhornuar, por mos dilni me konkluzione si ekspertë. Nëse del si ekspert me konkluzione…

Lexo edhe:

REL: A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

Muxhahedinët në Shqipëri: Irani nuk ka kapacitete të na godasë!

Xhaferaj: Të vijë nesër ministri.

Naço: Ti dhe bërtet mo burrë, dale se vuajmë nga zemra. Mënyra se si aktroni ju, është….

Xhaferaj: Një nga Shqipëria për aktrim.

Hodaj: Nuk ka pasur informacion për viktima brenda, por duhet të presim dhe ta konfirmojmë. E kuptoj se dhe në kuadrin ku ka presion, besoj se policia del për të sqaruar të gjithë gjënë.

Noka: Vendimi i një gjykate duhet zbatuar dhe është detyrë e policisë së Shtetit. Askush nuk thotë pse u bë kjo ndërhyrje. Në media qarkullon informacioni, mbase të pakonfirmuara, për dhunë të ushtruar ndaj muxhahedinëve. Ne jemi të gjithë anëtarë të Komisionit të Sigurisë, kam qenë ministër dhe kam firmosur sjelljen e një ekipi prej 300 muxhahedinësh në Shqipëri. Jemi të qartë se ka dhe mund të ketë dhe elementë të infiltruar brenda muxhahedinëve. Kjo nuk përligj në asnjë rrethanë ekskalim të situatës nga ana e forcave të policisë. Policia duhet të ndërhyjë. Policia duhet të ndërhyjë me qetësi dhe jo me dhunë. Ajo që më shqetëson është që zv/min i Brendshëm në rast se ju keni informacion aq sa ka media. Kjo ka shpjegim; ose po mbani të fshehtë realitetin, ose në rast se keni informacion aq sa ka dhënë media, tregon se këtu shteti nuk funksionon. Në rast se nuk jeni në gjendje të na informoni, kërkesa e Xhaferajt është e saktë. Ne duam që të dimë se çfarë ka ndodhur dhe jo të drejtojmë gishtin. Në rast se nuk informoni dot me detaje, nesër ministri të vijë të informojë për gjendjen, pasojat dhe arsyet e ndërhyrjes. Mund të bëjmë dhe seancë me dyer të mbyllura.

Hodaj: Ministri nuk ka tagër që të dijë informacione. Po merrni për të mirëqenë dhunë dhe pretendoni që unë…

Noka: Nuk po ju kërkoj info që të jepni sekretet. Por mediat kanë ngritur një alarm që atje ka eskalim të situatës, që atje ka dhunë. Mediat thonë se ka viktima dhe ajo që iu kërkova është që të sqaroni komisionin se çfarë informacione keni. Të më citosh ligjin është largim nga përgjigja. Duam informacion që kjo situatë, të jetë dhe të kemi një panoramë të qartë të asaj se çka ndodh. Jam i bindur që ka informacion top-sekret, ndaj mund ta bëjmë një mbledhje me dyert të mbyllura, por mos bëni rolin e strucit, se kjo nuk shkon.

Xhaferaj: Do ju lutesha shumë që çdo detaj, s’kemi pasur që ta vendosim në pozitë të vështirë zv.ministrin. Edhe ai vetë u shpreh se; nuk kam informacione më shumë se sa ju. Ndaj ndërtova kërkesën për të pasur kohën e mjaftueshme që nesër të vijë ministri. Mua më konfirmuan se një prej muxhahedinëve ka humbur jetën nga përdorimi i gazit lotsjellës. Nesër është gjëja më normale e mundshme që të vijojmë mbledhjen. Pse ka frikë që të vijë nesër ministri?! Më shqetëson raporti me SHBA dhe mua më intereson interesi kombëtar i Shqipërisë. Nesër ministri duhet të vijë të japë llogari.

Etiketa: cucikomisioni i siguriseManzaMEK

Lajme të lidhura

AKTUALITET

REL: A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

18:30 : 03/03/2026
AKTUALITET

Muxhahedinët në Shqipëri: Irani nuk ka kapacitete të na godasë!

15:18 : 03/03/2026
AKTUALITET

Caliber: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

19:50 : 02/03/2026
BOTA

Të akuzuar për prishje të rendit publik, Irani arreston 3 persona të lidhur me MEK-un

13:08 : 05/08/2025
AKTUALITET

U shkarkua nga Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, do dëmshpërblehet me 100 mijë euro

13:22 : 20/07/2025
AKTUALITET

Reagojnë muxhahedinët e Manzës: Kërkojmë demokraci, populli i Iranit ta rrëzojë vetë Khamenein

10:49 : 24/06/2025
Para

U përfshinë në një aksident, si paraqitet gjendja e reperëve Mozzik dhe Getinjo

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom