• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DEFENDER 23: Pengesë kundër kërcënimeve ndaj paqes në Evropë

08:53 : 20/06/2023
në BOTA, RAJONI

Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, tha se stërvitja ushtarake shumëkombëshe DEFENDER Europe 23 merr në konsideratë edhe situatën në veri të Kosovës.

Kolonel O’Donnell, stërvitja ushtarake shumëkombëshe DEFENDER Europe 23 është duke u zhvilluar në një situatë kur bota ka ndryshuar për shkak të agresionit brutal të Rusisë kundër Ukrainës. Si po e reflekton kjo manovër ushtarake këtë situatë?

Martin O’Donnell: Angazhimi Dinamik i Forcave në Evropë për Parandalimin dhe Gatishmërinë e Përmirësuar të NATO-s 23, që më shpesh quhet DEFENDER 23, demonstron aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa dhe pajisje të besueshme luftarake, siguruar aleatët, penguar ata që do të kërcënonin paqen në Evropë si edhe mbrojtur kontinentin nga agresioni. Stërvitja demonstron gjithashtu përkushtimin e kombeve evropiane për të rritur shkallën, aftësinë dhe ndërveprueshmërinë mes ushtrive të tyre.

Në veri të Kosovës vazhdon situata e tensionuar. A po e merr DEFENDER Europe 23 në konsideratë këtë situatë dhe një përshkallëzim të saj potencial?

Lexo edhe:

REL: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

Trump ruan traditën, gjenerali suprem i NATO-s në Europë do të vijojë të jetë amerikan

Martin O’Donnell: Ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë bën përditë stërvitje në këto dy kontinente. Në këtë mënyrë ne i marrim në konsideratë situatat në afro 100 vende, përfshirë edhe Kosovën.

Kosova ishte pjesë e e një nga tri stërvitjet e veçanta të lidhura me DEFENDER 23 që përfundoi më 30 maj
Kosova ishte pjesë e e një nga tri stërvitjet e veçanta të lidhura me DEFENDER 23 që përfundoi më 30 majFotografi: Press Office, Albania Ministry of Defence

A mund të rikthehet Kosova në DEFENDER Europe 23 pas përjashtimit të saj, nëse situata do të normalizohet?

Martin O’Donnell: Kosova ishte pjesë e Reagimit të Menjëhershëm, një nga tri stërvitjet e veçanta, por të lidhura me DEFENDER 23 që përfundoi muajin e kaluar, më 30 maj. Për shkak të rrethanave në Kosovë dhe shqetësimeve të SHBA-së për situatën e sigurisë, Komanda Evropiane e SHBA-së përfundoi pjesën e stërvitjes DEFENDER 23 më herët nga sa ishte planifikuar. Pavarësisht përfundimit të hershëm stërvitja konsiderohet një sukses pasi trupat nga Shtetet e Bashkuara, Kosova, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin në gjendje të ushtrojnë aftësi ushtarake dhe të forcojnë ndërveprueshmërinë gjatë gati dy javëve të stërvitjes ushtarake.

Çfarë rëndësie strategjike ka DEFENDER 23 për sigurinë rajonale?

Martin O’Donnell: Stërvitja tregon përkushtimin e kombeve evropiane për të rritur nivelin e aftësive dhe ndërveprueshmërisë mes ushtrive të tyre. Sikurse thashë më parë, DEFENDER 23 demonstron aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur trupa dhe pajisje të besueshme luftarake me shpejtësi, siguruar aleatët, penguar ata që do të kërcënojnë paqen e Evropës dhe mbrojtur kontinentin nga agresioni.

Çfarë konfliktesh dhe krizash të mundshme lidhur me sigurinë dhe paqen në Evropë, mund të ndodhin në kontekstin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatës së tensionuar në veri të Kosovës?

Martin O’Donnell: Do të ishte e papërshtatshme për mua të spekulloja mbi situata hipotetike.

Cili është kontributi i Gjermanisë në DEFENDER Europe 23?

Martin O’Donnell: DEFENDER Europe 23 përbëhet nga tri stërvitje ushtarake të veçanta, por të ndërlidhura me njëra-tjetrën: Reagimi i Shpejtë, Reagimi i Menjëhershëm dhe Përmirësimi i Përfshirjes së Trupave Shumëkombëshe Luftarake (Saber Guardian). Për reagimin e shpejtë, Gjermania siguroi dy avionë Airbus A400 të Forcave Ajrore Gjermane për të lëvizur personelin dhe pajisjet nga Brigada e 11-të Ajrore e Forcave të Shpejta.

Shqipëria për herë të dytë vend pritës i një stërvitjeje të madhe ushtarake të NATO-s
Shqipëria për herë të dytë vend pritës i një stërvitjeje të madhe ushtarake të NATO-sFotografi: Press Office, Albania Ministry of Defence

Pse Komanda e forcave ushtarake amerikane në Europë  (US EUCOM) zgjodhi Shqipërinë për herë të dytë si vend pritës për një stërvitje kaq të madhe ushtarake?

Martin O’Donnell: Shqipëria ka një histori të gjatë angazhimesh të gjera me NATO-n, duke përfshirë kontributin në stërvitjet e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë. Kjo komandë vlerëson vendimin e Shqipërisë për të rritur ndjeshëm pjesëmarrjen e saj në stërvitjet shumëkombëshe në shkallë të gjerë, duke përfshirë organizimin e stërvitjes DEFENDER Europe 2021 dhe 2023 si edhe ofertën e Shqipërisë për të pritur sërish stërvitjen DEFENDER Europe 2025. Kryesisht si rezultat i koordinimit të jashtëzakonshëm mes qeverisë së Shqipërisë, Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit, që ka pasur një partneritet të zyrtarizuar me Shqipërinë që nga viti 2001, marrëdhënia e mbrojtjes SHBA-Shqipëri është jashtëzakonisht e fortë dhe po bëhet edhe më e fortë.

Çfarë ka vënë në dispozicion Shqipëria për DEFENDER Europe 23?

Martin O’Donnell: Shqipëria siguroi komandën dhe kontrollin për një brigadë shumëkombëshe, Task Force Jug. Kontribute të tjera përfshinin forcat e operacioneve speciale, trupat e këmbësorisë dhe njësitë e mbështetjes logjistike, që morën pjesë në stërvitjen e Reagimit të Menjëhershëm.

Sa kombe dhe trupa marrin pjesë në DEFENDER Europe 23? Cilat janë aktivitetet kryesore?

Martin O’Donnell: Angazhimi Dinamik i Forcave në Evropë për Parandalimin dhe Gatishmërinë e Përmirësuar të NATO-s 23, DEFENDER 23, është stërvitja më e madhe vjetore e kombinuar dhe e përbashkët e Komandës Evropiane të SHBA-së, e udhëhequr nga Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë. Stërvitja e këtij viti filloi më 22 prill dhe vazhdon deri më 23 qershor në dhjetë vende të Evropës. SHBA ka vendosur rreth 7.000 trupa për të punuar së bashku me 17.000 trupa nga mbi 20 vende evropiane. Stërvitja gati dy mujore fokusohet në vendosjen strategjike të forcave me bazë në SHBA dhe ndërveprueshmërinë me aleatët dhe partnerët evropianë. Secili prej tre stërvitjeve të përmendura, në kuadrin e DEFENDER 23 kanë objektiva unike dhe sfiduese: Reagimi i Shpejtë, teston aftësinë e pjesëmarrësve për të kryer tri operacione të veçanta, të përbashkëta dhe të njëkohshme për t’u ngritur detyrimisht në ajër. Stërvitja e Reagimit të Menjëhershëm lejon kombet dhe pjesëmarrësit të punojnë në kompleksitetin e ngritjes së shpejtë të fuqisë ushtarake që vjen nga SHBA dhe nga stoqet e paravendosura të ushtrisë. Së fundi, stërvitja „Saber Guardian” u ofron njësive pjesëmarrëse sfida unike, të tilla si kryerja e një kalimi përpara të linjave dhe operacione të përbashkëta të hyrjes me forcë për të kapur objektivat kyçe të terrenit.

 A ka ndonjë reagim nga Rusia dhe aleatët e saj ndaj DEFENDER Europe 23?

Martin O’Donnell: Kjo pyetje duhet t’i shtrohet më mirë Rusisë.  Ambasadorja e SHBA në Gjermani, Amy Gutmann, tha javën e kaluar gjatë një konference për shtyp, “Do të isha shumë e befasuar nëse ndonjë lider botëror nuk do të merrte parasysh atë që tregon DEFENDER Europe 23 për sa i përket frymës së kësaj aleance, që do të thotë forcën e kësaj aleance.”/DW

Etiketa: ballkani perendimordefender 2023europeushtri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

REL: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

19:38 : 03/06/2025
BOTA

Trump ruan traditën, gjenerali suprem i NATO-s në Europë do të vijojë të jetë amerikan

17:43 : 31/05/2025
AKTUALITET

BB: 20% e popullsisë shqiptare në varfëri, më e larta në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi

08:07 : 29/05/2025
BOTA

Evropa blindon Detin e Zi, 75 miliardë euro për infrastrukturën ushtarake

18:46 : 28/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë

12:12 : 26/05/2025
BOTA

Buxhet rekord i ushtrisë amerikane, 1 trilion dollarë shpenzime në vitin 2026

10:44 : 25/05/2025
Para

Lajçak e Escobar sot me diskutim publik për Kosovën e Serbinë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com