• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lirimi i Tahirit/ Zëri i Amerikës: Vendimi ka shqetësuar komunitetin ndërkombëtar

19:27 : 02/06/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

ë Shqipëri, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi, dhe jo më në burg. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Elbasanit. Ish-ministri është dënuar me 3 vjet 4 muaj burgim, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka problem shëndetësore, të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur. Sipas burimeve të Zërit të Amerikës, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtarë janë shprehur të shqetësuar me vendimin e sotëm

Zëri i Amerikës
Prej sot, 20 muajt e mbetur të dënimit, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do t’i kalojë në banesën e tij. Pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, nën juridiksionin e së cilës është dhe burgu i Lushnjes ku ai vuante dënimin, avokati Maks Haxhia, i cili ka mbrojtur ish-ministrin, shpjegoi se klienti i tij plotësonte të gjitha kushtet e parashikuara me ligj, që nga rrezikshmëria e ulët shoqërore e veprës për të cilën ai është akuzuar, te rrezikshmëria e ulët që paraqet ai vetë si person, fakti që i kanë mbetur më pak se dy vjet dënim (20 muaj burg), që ka fëmijë të mitur në ngarkim, dhe se bashkëshortja ka probleme shëndetësore që nuk e lejojnë të kujdeset për fëmijët. “Ka një akt ekspertimi mjeko-ligjor, i cili vërteton se bashkëshortja vuan nga një sëmundje, e cila në momente krizash, ia bën të pamundur t’i shërbejë fëmijëve”, deklaroi zoti Haxhia.

Ish-ministri i Brendshëm detyrohet që të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës, dhe sipas vendimit të Gjykatës, mund të lëvizë nga banesa vetëm “për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare kur Shërbimi i Provës është dakord”.

Në shkurt të vitit të kaluar, pas një odiseje të gjatë gjyqësore, zoti Tahiri u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të rënda, por me ndryshimin që dënimin do të duhej ta vuante në burg dhe jo me shërbim prove. Gjykata riformuloi në “Shpërdorim detyre”, akuzat e rënda të ngritur nga Prokuroria e posaçme, sipas së cilës ish ministri duhej të vuante 12 vite burg për “Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal”; “Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal”.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Elbasanit për Tahirin, sipas burimeve pranë përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, në Tiranë, është pritur me shqetësim prej tyre, e për këtë arsye po kërkojnë dokumentat e procesit. Edhe opozita nga ana e saj u shpreh me nota kritike, duke e konsideruar “një turp të drejtësisë dhe si një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”, siç u shpreh në një deklaratë, kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi. Sipas tij “lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake”.

Lexo edhe:

Erion Veliaj kërkon lirinë në Apel, sot jepet vendimi. SPAK, prova të reja ndaj kryebashkiakut

Edi Rama ua futi të gjithëve

Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.

Çështja ndaj tij është ende në pritje të shprehjes së Gjykatës së Lartë, pas ankimimit të bërë si nga Prokuroria, e cila këmbëngul në akuzat e saj, por dhe nga vetë ish ministri, i cili e ka cilësuar “skandaloz” vendimin e Apelit të Posaçëm.

Etiketa: shqetesimTahiriZeri Amerikes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Erion Veliaj kërkon lirinë në Apel, sot jepet vendimi. SPAK, prova të reja ndaj kryebashkiakut

08:04 : 12/03/2025
AKTUALITET

Edi Rama ua futi të gjithëve

20:05 : 14/02/2025
AKTUALITET

VOA: Menaxhimi i mbetjeve mbetet shqetësim në Shqipëri, ndikon në ndotjen e ajrit

19:56 : 02/02/2025
AKTUALITET

Beçi: Deklaratat e Ahmetajt, një indicie e re për rihapjen e dosjes Tahiri

22:55 : 30/01/2025
AKTUALITET

VOA: Në Shqipëri shqetësim dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja keqdashëse në ekonomi

19:22 : 02/12/2024
AKTUALITET

Ish-deputeti i PDIU paraqitet në SPAK

09:27 : 20/11/2024
Para

U kap me rreth 1000 rrënjë kanabisi në shtëpi,arrestohet i riu shqiptar në Belgjikë

TË GJITHA

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

21:48 : 06/06/2025

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025

Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

21:17 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com