• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A është Prokuroria dhe Prokurorja e re nën thundrën e Fatmir Xhafës?!

19:13 : 25/12/2017
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Një javë pas ndryshimit të kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, socialistët po presin ndryshimet në stafin drejtues të organit të akuzës.
Kryeprokurorja Arta Marku ende nuk ka firmosur për titullarët e rinj të prokurorive lokale, por ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një drekë informale me gazetarët mesditën e së shtunës, u ka prezantuar atyre ndryshimet në stafin e Prokurorisë raporton Syri.net.

Pavarësisht çudisë së shprehur nga gazetarët për faktin se përse duhet të kishte informacion Ministri i Brendshëm lidhur me ndryshimet në një institucion të pavarur, Xhafaj sërish ka folur në terma konkretë për ndryshimet e stafit drejtues të Prokurorisë. Ai ka përmendur datat dhe emrat se kur dhe kush do të marrë postet e drejtimit në prokurori të ndryshme. Me një shprehje kënaqësie të vetëpërmbajtur, ministri i brendshëm deklaroi para gazetarëve se “do të ikin të gjithë njerëzit e Adriatik Llallës” shkruan Syri.net.

Në të njëjtën linjë, gjatë ditës së diel, në inbox-in e gazetarëve qarkulloi një listë ndryshimesh në drejtimin e prokurorive kryesore të vendit. Shumë prej gazetarëve nuk mundën ta raportonin këtë lajm publikisht, pasi u mungonte konfirmimi. Vetëm në mbrëmjen vonë të së dielës, një televizion e publikoi listën e ndryshimeve, por pa cituar asnjë burim të besueshëm. Aq më tepër, që kryeprokurorja Arta Marku nuk ka dhënë ende asnjë sinjal të tillë, të paktën zyrtarisht.

Rastësi është që kjo listë emrash është pak a shumë e ngjashme me atë që përmendi edhe Fatmir Xhafaj në drekën me gazetarët. Në këtë listë përmenden emrat, si të drejtuesve aktualë të komanduar, ashtu edhe të drejtuesve të emëruar.

Dy janë opsionet që duken të hapura: ose lista e ndryshimeve është thjeshtë dëshirë e Xhafës dhe e mazhorancës, ose lista është e saktë dhe e hartuar ndërmjet Xhafës dhe Arta Markut.

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Në të dyja rastet, kryeprokurorja e re duket se është në situatë të vështirë për të menaxhuar si duhet politikën e kuadrit në institucion. Marku duket se do të jetë nën presionin e partisë që e votoi për të realizuar ndryshimet në staf. Por nga ana tjetër, nëse do të plotësojë dëshirat e socialistëve, kryeprokurorja do të duhet të llogarisë mirë parashikimet ligjore.

Në paketën ligjore të Reformës në Drejtësi, Prokurori i Përgjithshëm, edhe ai i përkohshmi, ka kompetenca të limituara, krahasuar me paraardhësit e tyre. Në nenin 160, pika 2 e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…” janë përcaktuar kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në këtë nen nuk është parashikuar e drejta e Prokurorit të Përgjithshëm për të lëvizur stafin drejtues në prokuroritë lokale. Kryeprokurori mund të ndërhyjë në plotësimin e vendeve vetëm atëherë kur mbeten vakante. Pra, duke e lexuar ligjin drejt, kryeprokurorja duhet të firmosë komandimet e drejtuesve të prokurorisë vetëm në ato raste kur drejtuesit aktualë largohen me dorëheqje ose kur ndaj tyre vendoset masë sigurimi për hetime penale.

Gjithashtu, ligji për “Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…” ka edhe disa kritere të forta për komandimin dhe lëvizjen nga pozicioni i komanduar i prokurorëve. Në nenin 59 të ligjit është përdorur termi “caktim i përkohshëm”, që është një garanci më shumë për prokurorët e komanduar. Një pjesë e drejtuesve të prokurorive lokale, të cilët aktualisht janë të komanduar, kanë në dosjen e tyre të punës dokumentin ku shënohet “caktim i përkohshëm”.

Në bazë të parashikimeve konkrete ligjore prokurorët e “caktuar përkohësisht” nuk mund të lëvizen me një firmë të thjeshtë, qoftë edhe të kryeprokurorit. Kjo, pasi procedura është e ndërlikuar dhe nuk realizohet me “një të rënë lapsi”. Ndërkohë, shumë më e vështirë është lëvizja e drejtuesve të prokurorisë që janë të emëruar. Në këtë rast, kryeprokurorja Arta Marku, nëse do të duhet të plotësojë vullnetin e maxhorancës, do të duhet të shpenzojë shumë energji.

Duke lexuar dispozitat ligjore, duket se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk ka asnjë kompetencë mbi prokuroritë lokale. Dhe, në këtë mënyrë, mund të duket si e tepërt protesta e opozitës për emërimin e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Por cilat janë kompetencat e Arta Markut? Por, në fakt, kryeprokurori i përkohshëm ka disa kompetenca, të cilat ndikojnë drejtëpërdrejtë në karrierën e prokurorëve. Pa paragjykuar punën në vijim të Arta Markut, por mundësia ligjore ekziston që ajo të ushtrojë presion mbi prokurorët, sidomos atyre që kanë dosje të rëndësishme.

Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm ka në dorë vlerësimet vjetore të performancës së prokurorëve, si edhe vlerësimet në kuadër të ligjit të “Vetingut”.

Për këtë rastin e dytë, situata është e qartë. Nëse kryeprokurorja harton një raport negativ, atëherë prokurori ngel në Veting dhe automatikisht del nga sistemi i drejtësisë. Pra, asnjë prokuror nuk do të donte të krijonte raporte negative me Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm.

Për rastet e vlerësimeve vjetore të performancës së prokurorëve, kryeprokurorja e përkohshme mund të ndikojë në karrierën e vartësve të saj.
Në bazë të ligjit, çdo prokuror që do të kandidojë për drejtues prokurorie kur të krijohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), duhet të ketë, ndër të tjera, vlerësimin “shumë mirë” për tre vitet e fundit. Ky vlerësim periodik realizohet në periudhën Janar-Shkurt të çdo viti.
Për vitin 2017, vlerësimet do të hartohen dhe nënshkruhen nga Arta Marku. Nëse ajo do të jetë subjektive në vlerësime, me anën e raporteve të hartuara nga zyra e saj mund të “djegë” karrierën e kandidatëve potencialë për drejtues prokurorie pasi të krijohet KLP-ja.

Në këtë mënyrë, kandidatët për drejtues e kanë të qartë se sa i nevojshëm është një kompromis me kryeprokurorin e përkohshëm. Një kompromis, i cili mund të ketë kosto mbi dosjet hetimore.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

Aksident te ‘Rruga e Kombit’, disa të plagosur

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com