• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama duket më afër Vuçiçit se Kurtit”, Lubonja për tensionet në Mitrovicë: Serbia luan me dy porta

17:42 : 31/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Analisti Fatos Lubonja përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me situatën në veriun e Kosovës.

Sipas tij pas konfliktit që po ndodh në Mitrovicën e veriut qëndron një betejë më e madhe mes palëve dhe se situata është shumë komplekse dhe e tillë që mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje mes Albin Kurtit dhe Vuçiçit.

Ai shtoi se do ishte e vështirë të justifikoheshin kryetarët e komunave nga ana e qeverisë së Kosovës, ndërsa nga ana tjetër Vuçiç “luan me dy porta” dhe ka interesa më të mëdha se komunat me shumicë serbe.

Sa i përket qëndrimit të Shqipërisë në këtë situatë, Lubonja u shpreh se kryeministri Rama i bën jehonë zgjidhjes që kërkon Perëndimi, por gjithashtu “duket më aleat me Vuçiçin se me Kurtin”.

“Mundet që të akuzosh Kurtin duke u nisur nga ideja se në një vend ku kanë votuar vetëm 3-4% e njerëzve është e vështirë të justifikosh kryetarët e zgjedhur. Kurti mund të propozonte sërish zgjedhje. Mbrapa këtij sherri të vogël ka një luftë më të madhe. Serbët nuk duan të njohin Kosovën, kërkojnë asociacionin, etj. Këtu dalim në nivelin e tretë që është si e duan ndërkombëtarët këtë punë.

Lexo edhe:

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

Ata duan stabilitet dhe nuk duan të hapet një front i ri lufte. Vuçiç luan me dy porta, ndërsa Kurti mendon se do ketë mbështetjen e Perëndimit duke parë se Vuçiç njihet si mik i Rusisë. Situata është shumë komplekse dhe zgjidhja më e mirë do ishte një marrëveshje që të ketë zgjedhje dhe serbët të marrin drejtimin e komunave. Nuk ka kuptim që të mbahen me polici.

Kurti mund të ketë menduar se serbët nuk do reagojnë ose se partnerët do e mbështesin. Në këtë rast gjykoj se më tepër se kundërshtimi i Amerikës duhet ta shtynte Kurtin një dimension demokratik ku nuk mund të njihej zgjedhjet kur votojnë 3% e popullatës. Kurti duhet të njohë pak më mirë historinë se sa ka vërtet këllqe të kundërshtojë Amerikën që ka çliruar Kosovën. Amerika këtë nuk e bëri për Kurtin, por për interesa gjeopolitike.

Amerikanët kanë interesat e tyre, nuk është si prindi i madh që kujdeset për ne gjithmonë. Një telefonatë mes Vuçiç dhe Kurtit do mjaftonte për të ndaluar këtë situatë, por problemi është se kjo çështje është më e thellë. Vuçiç nuk ka hallin e kryetarëve të komunave, por se si do shkojë çështja e Kosovës. Ai do një copë të Kosovës, ndërsa ka edhe faktorët ndërkombëtarë që nuk e duan. Me ndërhyrjen me polici Kurti e ka ndihmuar Vuçiç duke thënë se nuk duan asociacionet. Kurti kërkon ta shtyjë këtë dhe konflikti bëhet për këtë kontekst.

Rama në këtë rast i bën jehonë zgjidhjes që kërkon Amerika dhe Evropa. Kësaj i duhet shtuar dhe një lloj alergjie që i krijon Kurti si personazh politik, jo vetëm në raport me ndërkombëtarët, por edhe me zhvillimet në kosovë e Shqipëri. Me të Rama nuk ndihet aq rehat sa me Thaçin. Shqipëria duhet të ishte më afër Kosovës dhe të vendoste theksin te problemet që kanë krijuar serbët. Duhet t’i mbrojë disa çështje, si ajo e asociacionit. Duhet t’i vërë në dukje problematikat e saj. Rama duket më aleat më Vuçiçin se me Kurtin”, u shpreh Lubonja.

Etiketa: fatos lubonjaRamaserbiaveriu i Kosoves

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

21:42 : 25/07/2025
AKTUALITET

“Rama i porosit vetë kullat”/ Çollaku: Krimi i organizuar shqiptar ka shqetësuar ndërkombëtarët

19:01 : 25/07/2025
SPORT

Thirrjet raciste të tifozëve, FIFA dënon Serbinë në prag të ndeshjes me Anglinë

16:26 : 25/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
Para

Partizani merr “sms”-në e papritur, rivalët e kryeqytetit i urojnë për titullin: Përgëzime dhe suksese në Europë!

TË GJITHA

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

11:59 : 27/07/2025

Dhunoi kamarierin e një lokali, pezullohet nga detyra ish-shefi i qarkullimit Vlorë

11:50 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com