• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arsyet e forta pse duhet rritur me doemos rroga e deputetëve

20:52 : 23/05/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Ka një kundërshtim jo racional mbi vendimin që deputetët duhet të rrisin pagat. Duam apo nuk duam, ato duhet të rriteshin me kohë si një domosdoshmëri për të sotmen e sidomos për të nesërmen.

Vonesa për rritjen e tyre ka ardhur pasi askush nuk e dinte realisht sa para i kalonin në bankë deri në momentin që një prej ligjvënësve të rinj zbuloi krejt rastësisht në bankomat shumën qesharake.

Ai kallzoi menjëherë tek kolegët vlerësimin qesharak që i bëhej deputetëve të një vendi aspirat për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Me rritjen e pagës, deputetët do kenë mundësi të konsumojnë akoma edhe më shumë duke kontribuar kështu direkt në ekonominë e vendit. Konsumi është baza e ekonomise.

Lexo edhe:

Ndodh edhe kjo në Shkodër/ U rrëzua me biçikletë, policia e procedon

Libri si aksesor plazhi

Arsyeja kryesore se pse kanë vendosur të rrisin pagat për vete para pensionistëve është krejt etike.

Si shuplakë për çdo moralist vlen të themi se shërbetoret e popullit nuk mund të përdorin vetë popullin e tyre si kavie, ndaj kanë marrë rrezikun që ta provojnë vetë në kurriz të parët rritjen e pagave.

Rritja shkon paralel me arsyetimin se në kapitalizem shumica do të bëhet e pasur, por jo të gjithë njëherësh. Si popull që vijmë nga radhët, duhet t’i njohim mire radhët ku në fillim janë sherbetoret e popullit e pastaj vetë populli.

Arsyetimi se deputetët nuk mund të rrisin rrogat për vete është foshnjerak. Nëse nuk tregohen të zotë për veten e tyre si mund të jenë të vlefshëm për ne të tjerët?

Ngritja e rrogave të deputetëve është nje tjetër fakt se qeveria nuk e nis punën nga premtimet elektorale…

Argumenti që të ulet numri i deputetëve nga 140 në 100, 70 apo 50 me qëllim që rritja e rrogës së deputetëve të mos rëndoje buxhetin e shtetit nuk qëndron. Populli ynë i vuajtur dhe i dërrmuar nga kriza e rritjes së çmimeve ka nevojë për sa më shumë shërbëtorë të denjë.

Me rroga me të mëdha deputetët do të kenë mundësi që të ndjekin kurse trainimi për të mësuar gjuhën angleze, për të folurën në publik dhe sidomos trainimin për konfliktin e interesit gjatë ushtrimit të detyrës.

Me rritjen e rrogës së deputetëve stabilizohet edhe monedha kombëtare. Tani zgjedhjet nuk do të përbejne me kercenim për euron. Deputetët do të jenë vigjilent që euro, dollari, franga zviceriane dhe paundi britanik nuk do të trondisin lekun.

Me rritjen e rroges se deputetëve, posti i doganierit nuk do të jetë më aq i lakmueshem sa më parë.

Rritja e rroges se Ministrave dhe deputetëve është përgjigja e merituar që i japim agresionit rus ndaj Ukrainës.

Rritja e rrogës pritet të rrisë katërcipërisht paradën e modës që të enjten zhvendoset para parlamentit ku deputetët do të shtojnë ngjyrat, xhevahiret, copat, modelet dhe krehjet që nxjerrin në pah profilin e tyre të kuruar duke larguar njëherë e mirë kostumet e vjetra që i kanë pasur qysh nga dita e dasmës.

Rritja e rrogës së deputetëve do i jape fund njëherë e mire dramës që i shoqëron shpeshmi me telefonata anonime pasi shitës dysheqesh dhe enësh kuzhine s’do kenë më nevojë t’i kontaktojnë shpesh për t’i përsëritur oferta joshëse pasi ata do kenë kapitalin e duhur për t’i blerë që në fillim.

Nuk ka vend për dëshpërim, por për reflektim sepse atyre që ja mbushmë kutinë plot me vota e meritojnë t’ja mbushim edhe xhepin plot me para. Ne pak, zoti shumë!

*Marrë nga FB i autorit

Etiketa: lutfi dervishipagat e deputeteve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndodh edhe kjo në Shkodër/ U rrëzua me biçikletë, policia e procedon

11:21 : 22/07/2025
AKTUALITET

Libri si aksesor plazhi

16:12 : 18/07/2025
AKTUALITET

Operacioni “fadroma” te Arena

22:03 : 16/07/2025
AKTUALITET

Opozita: të ikë Kryeministri!

15:20 : 15/07/2025
AKTUALITET

Fshatari, rosa dhe turisti

16:33 : 12/07/2025
AKTUALITET

Drama me H2O

08:56 : 11/07/2025
Para

Bardhi: Rezultati, pasojë e makinacioneve të qeverisë e përçarjes brenda PD

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 30 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 29/07/2025

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

22:50 : 29/07/2025

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025

Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë

22:49 : 29/07/2025

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025

Serbia dhe Kina i përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

22:36 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com