• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rakip Suli/ Kamzën e fitova me punë

15:08 : 19/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryebashkiaku i Kamzës, i sapokonfirmuar për një mandat të dytë, Rakip Suli hodhi poshtë akuzat e kundërshtarit të tij opozitar, Arjan Hoxha, sipas të cilit votimi elektronik ishte i manipuluar.

Në një intervistë për “News 24” ai tha se betejën në 14 maj e kishte me Berishën, i cili shkoi në Kamëz 11 herë për një muaj fushatë.

Pyetje: Kundërshtari juaj nuk e pranon rezultatin, sipas tij pajisja elektronike ka qenë e kolauduar që të fitoni ju…

“Uroj dhe shpresoj që të kthehen në rrugën e Zotit dhe të pranojnë si humbjen ashtu edhe fitoren. Unë nuk dua të merrem me kundërshtarin tim. Në këto katër vite na u dha mundësia të tregojmë vlerat e menaxhimit në Bashkinë e Kamzës. Unë nuk bëra diferencim për bindje politike. Unë nuk bëra diferencim mes një djali e një vajze që e kanë votuar apo jo Rakip Sulin. Administrata u kthye në shërbim të qytetarëve 24 orë. Në tre vjet e gjysmë më gjeni një bashki në Shqipëri që ka ndërtuar 38 objekte arsimore”, tha Suli.

Pyetje: Rezultati është i lartë për ju. Kjo është mënyra që zgjodhët për ta kthyer Kamzën majtas? Si e kthyet?

Lexo edhe:

Si ndikon kërkimi i zgjatur i punës në shëndetin mendor

Cilat janë profesionet më stresuese në botë?

“Unë nuk kisha betejë me Hoxhën, betejën e kisha me “non gratën”. Berishës edhe shpirtin ia kanë dhënë, por këtë herë votën nuk ia dhanë. Ne rritëm besimin e qytetarëve te Bashkia dhe kjo erdhi falë shërbimit, komunikimit dhe zgjidhjes së problematikave. Përgjegjësia ime tani është e jashtëzakonshme, jo vetëm për 28 mijë që më votuan, por edhe për rreth 48 mijë që dolën dhe votuan. Për herë të parë morën 19 këshilltarë. Ma dhanë votën jo vetëm mua, por edhe PS-në që të mos i kemi të lidhura duart në Këshillin Bashkiak”

Pyetje: Pse e kishit betejën me Berishën?

“Sepse erdhi 11 herë në Kamëz brenda 1 muaji. Unë thashë që varrimi politik i Berishës do bëhet në Kamëz dhe aty u bë. Ai vetëm e ka përdorur Kamzën.”

Pyetje: Ata që nuk iu votuan ju, nuk i dinin të gjitha këto arritje në Këmëz?

“Po të kisha marrë 100% të votave do ishim në komunizëm. Unë kam marrë 12 mijë vota më shumë. Unë për katër vite kam qenë një shërbëtor i mirë dhe nuk kam bërë diferencime nëse më kanë votuar apo jo.”

Pyetje: Arjan Hoxha kërkon rivotim në Kamëz…

“Uroj ta falë Perëndia për këto mashtrime. Është mëkat kur injoron vullnetin e qytetarëve të Kamzës. E dini ju që ai është azilant në Gjermani? Jo se ka gjë të keqe, por duhet ta raportosh në KQZ. Në 134 qendra votimi unë kam rritje nga 30-60%.”, tha Suli.

Etiketa: 14 majiKamzën e fitovapunerakip sulizgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Si ndikon kërkimi i zgjatur i punës në shëndetin mendor

18:40 : 02/06/2026
NDRYSHE

Cilat janë profesionet më stresuese në botë?

16:47 : 24/05/2026
AKTUALITET

Largimet e paligjshme nga puna në administratë po i kushtojnë shtetit paga për 134 gjyqfitues

15:38 : 01/05/2026
AKTUALITET

Tabaku ngre alarmin: Shqipëria e fundit në rajon për produktivitetin e punës

17:02 : 27/04/2026
AKTUALITET

Të huajt rezidentë në Durrës kanë një marrëdhënie të vështirë me shqipen

09:57 : 19/04/2026
AKTUALITET

“Pagë marr, por punë nuk më japin”, rrëfimi i punonjëses në ujësjellësin e Mirditës

20:54 : 09/04/2026
Para

Vrasja e Devi Kasmit, dënohet me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallari

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom