• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal i ONE Albania, sistemi nuk njeh pagesat, por lekët mbahen

22:27 : 18/05/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Mijëra abonentë të kompanisë celulare ONE Albania nuk gjejnë zgjidhje për ofertat dhe rimbushjet, prej orës 09.00 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Sistemi ka pasur problemeve tre ditët e fundit dhe këtë të enjteje është në “black out” total.

Siç mëson newsbomb.al, prej orës 09.00 të mëngjesit dhe të paktën deri në orën 16.00, sistemi i pagesave dhe rimbushjeve në dyqanet e kompanisë celulare ka shfaqur probleme dhe nuk funksionon. Klientët nuk kanë gjetur zgjidhje. Pritje për minuta të tëra dhe në fund kthim “pa gjë”.

Siç shihet dhe në këtë foto të siguruar, sistemi e pranon pagesën e klientit, por as rimbushja dhe as oferta nuk kryhet. “Status failed”, shkruhet në statusin e pagesës. Kjo ka vënë në vështirësi dhe operatorët e dyqaneve të ONE Albania, pasi nuk kanë çfarë përgjigjesh t’u japin abonentëve dhe detyrohen të kthejnë paratë.

Mirëpo, këtu lind dhe një problematikë e re. Sistemi e ka pranuar pagesën dhe ka bërë zbritjen nga llogaria e drejtuesve të dyqaneve të kompanisë, por rimbushja dhe oferta nuk i ka shkuar klientit, ndaj këta të fundit kthehen të nervozuar dhe marrin mbrapsht paratë.
Dyqanet e ONE Albania janë të ndarë në dy lloje: ata që drejtohen dhe menaxhohen nga vetë kompania celulare, dhe ata që janë dhënë te persona të tjerë, të cilën investojnë vetë në staf. Nga ONE Albania marrin vetëm shërbimin dhe kryejnë veprime për llogari të saj.

Në kushtet kur sistemi pranon pagesën dhe shërbimi nuk ofrohet, qytetarët detyrohen të marrin mbrapsht paratë e tyre, dyqanet e kompanisë celulare futen “gropë” në detyrime dhe presin fundin e muajt për rimbursim. Nga ajo që mëson newsbomb.al, ky problem është në pikat e ofrimit të shërbimit ONE Albania në të gjithë territorin e vendit.

Lexo edhe:

“Sistemi s’e nxjerr urgjencë”/ Gazetari denoncon rastin e 60-vjeçares me kancer: Është vrasje me vonesë

SKANDALI/ Helmohen nga salmonela fëmijët e kopshtit shtetëror, autoritetet heshtin

E vetmja rrugë që u mbetet abonentëve është rimbushja dhe rrjedhimisht aktivizimi i ofertave nga aplikacioni “One”. Por, edhte ky i fundit është kthyer për ta “në hallë më vete”. Prej tre ditësh as aplikacioni online nuk punon duke i lënë abonentët pa shërbim.


Përgjegjësia bie mbi autoritetet përgjegjëse shtetërore, të cilat kanë për detyrë ndërhyrjen në treg dhe mbrojtjen e konsumatorit. Ama, duket se prej muajsh kjo nuk është më parësore për Autoritetin e Konkurrencës apo dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, të cilët kanë kyçur gojën dhe nuk kanë marrë asnjë masë ndaj “ONE Albania”.

Megjithëse, për ironi të dy këto institucione kanë një të përbashkët me kompaninë celulare në fjalë, të dyja marrin paratë e qytetarëve dhe asnjëra nuk ofron shërbim, apo atë për të cilën është krijuar dhe paguhet me taksat e shqiptarëve.

I gjithë problemi qëndron në faktin se ONE Albania ka vendosur muaj më parë të largojë sistemin operativ gjerman që përdorte dhe ka instaluar një sistem indian. Bëhet fjalë për “Bharat Operating System Solutions”, një sistem pa përvojë për fushën e telekomunikacionit dhe i operuar në vende jo të zhvilluara.

Róbert Budafoki, CEO hungarez i kompanisë së telefonisë 4iG International, përfaqësues për filialet One Crna Gora në Mal të Zi, si dhe One Telecommunications dhe ALBtelecom në Shqipëri, është shkarkuar në Prill 2023 menjëherë pas këtyre problemeve.

/Marrë nga News Bomb/

Etiketa: allbaniasistemiskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Sistemi s’e nxjerr urgjencë”/ Gazetari denoncon rastin e 60-vjeçares me kancer: Është vrasje me vonesë

21:34 : 26/05/2025
AKTUALITET

SKANDALI/ Helmohen nga salmonela fëmijët e kopshtit shtetëror, autoritetet heshtin

17:24 : 24/05/2025
AKTUALITET

Birësimi në Shqipëri: Sistemi që “mban peng” fëmijët e braktisur

20:28 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi

20:21 : 18/05/2025
AKTUALITET

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025
AKTUALITET

Skandal me Votën e Diasporës/ KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara, nga 2896 zarfe në total

22:02 : 13/05/2025
Para

Sevilla i përgjigjet golit të Vlahovic, Suso rikthen baraspeshën ndaj Juventusit (VIDEO)

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com