• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kaos në tregun valutor pas zgjedhjeve: Euro shënon rritjen më të fortë ditore që prej marsit të vitit të kaluar

13:29 : 17/05/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Euro ka vazhduar forcimin e shpejtë në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e mërkurë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 113.43 lekë, në rritje me 1.54 lekë krahasuar me ditën e djeshme dhe me 2.8 lekë që nga data 11 maj, kur preku minimumin historik.

Kursi i sotëm i euros është më i larti që prej fundit të muajit mars të këtij viti. Ndërkohë, luhatja ditore në rendin e më shumë se 1.5 pikëve nuk shënohej që prej fillimit të marsit të vitit të kaluar, periudhë që përkoi me shpërthimin e luftës në Ukrainë.

Sipas ekspertëve, luhatje kaq të forta ditore në kursin e këmbimit dhe rritja e marzheve të tregtimit nga agjentët e këmbimit valutor mund të shpjegohen kryesisht me faktorë psikologjikë dhe një lloj paniku që krijohet kur në treg krijohen pritshmëri të forta në një kah të caktuar.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 8 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Këmbimi valutor 7 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Kursi i këmbimit në javët para zgjedhjeve lokale zbriti në nivelet më të ulëta historike. Një pjesë e mirë e mirë e agjentëve ekonomikë e lidhën këtë zhvlerësim pikërisht me zgjedhjet e përgjithshme, çka krijoi pritshmëri se rënia do të frenohej menjëherë pas zgjedhjeve.

Një pritshmëri e tillë mund të ketë ndikuar sjelljen e aktorëve të tregut dhe ndoshta edhe pozicionime të mundshme spekulative. Kur kursi zbriti pranë nivelit të 110 lekëve dhe fushata zgjedhore ishte drejt fundit, shumë subjekte mund ta kenë vlerësuar këtë si momentin më të mirë për të blerë. Kjo rriti gradualisht kërkesën për euro dhe i dha një shtysë të fortë në rritje kursit të këmbimit, sidomos në ditët pas zgjedhjeve.

Pritshmëritë e njëanshme kanë një ndikim të rëndësishëm në sjelljen e aktorëve të tregut. Në këtë rast, pritshmëria mund t’i shtyjë ato subjekte që kanë euro për të shitur të presin që kursi të rritet më tej: kjo e tkurr ofertën e valutës në treg dhe nxit më shumë rritjen e kursit.

Nga ana tjetër, subjektet që kanë nevojë të blejnë euro mund të kushtëzohen të veprojnë në kahun e kundërt, pra, të nxitojnë të blejnë, para se kursi të rritet më shumë. Kjo ndikon në një rritje të mëtejshme të kërkesës për euro dhe gjithashtu e shtyn më shumë në rritje kursin e këmbimit.

Momente të tilla në tregun valutor janë shfaqur pas shpërthimit të pandemisë, në vitin 2020, ose pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, vitin e kaluar. Në këto raste, ka mjaftuar një ndërhyrje e shkurtër 2-3 ditore e Bankës së Shqipërisë për ta qetësuar tregun dhe për ta përafruar në vlerat e mëparshme.

Stabilizimi i shpejtë pas ndërhyrjeve të bankës qendrore në thelb dëshmon se këto luhatje të forta kanë qenë thjesht rezultat i panikut dhe jo i ekuilibrave normalë të kërkesë-ofertës në treg.

Situata që po kalon tregu valutor aktualisht duket, në pamje të parë, shumë e ngjashme. Deri në momentin që tregu filloi të kushtëzohej nga faktori i zgjedhjeve, lëvizjet e kursit kishin një ritëm normal, por me një tendencë afatgjatë në favor të forcimit të lekut. Periudha parazgjedhore dhe sidomos ajo paszgjedhore, sipas agjentëve, sollën luhatje që duken të pajustifikuara dhe nuk mbështeten në faktorët themelorë të tregut./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:22 : 08/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 7 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:28 : 07/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 6 tetor/ Ja me sa blihen e shiten euro dhe dollari ditën e sotme

08:32 : 06/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor, 5 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:59 : 05/10/2025
AKTUALITET

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 4 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:12 : 04/10/2025
Para

PS merr drejtimin e këshillave bashkiak, PSD e dyta

TË GJITHA

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

14:48 : 08/10/2025

Zbulohet çerdhja e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

14:47 : 08/10/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump e pranon: Lufta në Ukrainë ishte më e vështirë sesa mendoja

14:30 : 08/10/2025

“Kemi shanse reale për kualifikim”, Broja-Ajeti para Serbisë: Të dalim nga kjo sfidë me 3 pikë

14:25 : 08/10/2025

P*rdhunoi gruan në sy të dy fëmijëve të tyre, dënohet me 17 vite burg në mungesë shqiptari në Greqi!

14:17 : 08/10/2025

Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 persona/ EMRAT

14:10 : 08/10/2025

OBSH në alarm: 15 milionë adoleshentë konsumojnë cigare elektronike

14:09 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com