• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Votimi dhe numërimi elektronik, Celibashi: Fshehtësia e votës 100%, rezultati për 30 minuta

12:30 : 04/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi foli mesditën e kësaj të Enjte, mbi procesin e numërimit dhe votimit elektronik

Sipas kryekomisionerit, votimi dhe numërimi elektronik garanton 100% të fshehtësisë së votës.

Sipas tij në tre bashkitë ku do të aplikohet, Elbasan, Vorë dhe Kamëz, rezultati pritet që të dalë brenda 2 deri në 3 orë, dhe në rastin më të mirë për 30 minuta.

“Procesi ka shkuar shumë mirë. Funksionaliteti i pajisjeve në përputhje me manualet. Po testojmë dhe procesin e transmetimit të të dhënave pas votimit. Pajisjet kanë përmbushur kërkesat e KQZ nga ana teknike për sigurinë dhe garancinë e procesit të votimit dhe fshehtësisë së votës. Fshehtësia e votës e çdo qytetari kur votojnë nëpërmjet pajisjes së votimit elektronik është 100% e sigurt dhe nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar se për ka votuar X apo Y votues. Kjo është 100% e sigurt”, u shpreh ai.

Sa i përket informimit të qytetarëve për projektin pilot të votimit elektronik Celibashi tha se kemi bërë mjaftueshëm.

Lexo edhe:

Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

“E kemi bërë relativisht shumë mirë dhe procesin e informimit dhe edukimit të këtyre bashkive. Kemi përdorur mjetet tradicionale të komunikimit publik, por edhe rrjetet sociale për të informuar votuesit mbi procedurat e votimit elektronik në këto tre bashki. Besoj që mjaftueshmërisht KQZ ka bërë për të informuar dhe familjarizuar votuesit e këtyre 3 bashkive. Elbasani ndoshta mund të jetë disi problem, pro Vora nuk besoj se ka problem sepse qytetarët e Vorës e kanë një eksperiencë. Do të jetë një operator teknik i KQZ i cili është i vendosur pas pajisjes dhe nëse do të jetë rasti do ta instruktojë për përdorimin votuesit”, deklaroi komisioneri.

Lidhur me printimin e fletëve të votimit dhe në tre bashkitë ku do të ketë votim elektronik, Celibashi tha se është bërë për arsye sigurie, pasi Kodi Zgjedhor nuk ka një parashikim se çfarë ndodh me sistemin tradicional kur aplikon një sistem elektronik.

“Kodi Zgjedhor nuk ka një parashikim se çfarë ndodh me sistemin tradicional të votimit kur ti aplikon një sistem elektronik ndaj u vendos në bashkëpunim me subjektet që të prodhohej e gjithë sasia e fletëve të votimit”, tha Celibashi.

Komisioneri bëri dhe një apel për reformën zgjedhore.

“Duhet që partitë politike dhe politika në përgjithësi të angazhohet seriozisht pas përfundimit të këtij procesi zgjedhor për ta përmbushur reformën brenda këtij vitit. Do duhet që të paktën njëherë kodi zgjedhor të jetë i përfunduar dhe në fuqi më shumë se një vit para zgjedhjeve të ardhshme. Kjo gjë do duhet edhe nëse duam që të votojmë shqiptarët jashtë Shqipërisë”, tha ai.

 

Etiketa: celibashizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

11:48 : 12/09/2025
AKTUALITET

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhje në Bashkinë Tiranë, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë si kandidat i PD

20:59 : 11/09/2025
AKTUALITET

Në tetor pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në 6 bashki

16:11 : 11/09/2025
AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
Para

Ndërron jetë brenda bankës së nivelit të dytë 35-vjeçari/ Dyshimet - Emri

TË GJITHA

Ju gjetën armë dhe municion në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

13:04 : 13/09/2025

Dekreti i Diellës duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese

12:51 : 13/09/2025

Tabaku: Siguria ushqimore është çështje jete, do ta ndjek deri në fund

12:44 : 13/09/2025

Skema korruptive e inspetorëve të bashkisë, Këlliçi: Një version i përmirësuar i skemës “5D”

12:22 : 13/09/2025

Durrësi nën ujë/ PD: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna ndër vite nga institucionet e BE-së?

11:57 : 13/09/2025

Aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçar shqiptar, arrestohet shoferi i audit të vedhur, po ecte me 150 km/orë

11:49 : 13/09/2025

Përplasi makinën e policisë, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

11:35 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com