• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 2.3 mln euro në Vorë/ Hoxha: Kryebashkiaku vjet ishte me qira, sot ka 4 apartamente

14:42 : 03/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës Indrit Hoxha kallëzoi sot në SPAK tenderin me vlerë 2.3 milionë euro të pastrimit për këtë bashki, duke akuzuar krye bashkiakun Blerim Shera për përvetësim të fondeve publike.

Në një deklaratë për mediat, ai i bëri thirrje SPAK që të nis hetimet dhe kërkoi që përgjegjësit të dalin para drejtësisë, e po ashtu kërkoi që të nisë sekuestrimi i dokumenteve të bashkisë për të zbuluar abuzimet.

Ndërkohë, në studion e “Neës24”, Hoxha zbuloi edhe detaje në lidhje me kallëzimin që depozitoi sot në SPAK, duke thënë se Blerim Shera vitin e kaluar jetonte në shtëpi me qira, ndërsa sot kur bëhet një vit nga marrja e detyrës, zotëron 4 apartamente.

Po ashtu ai theksoi se sapo të vijë në pushtet, zyrat e Bashkisë së Vorës, të cilat janë transferuar në ambiente luksoze, që paguhen nga qytetarët përmes taksave, do të shkojnë atje ku ishin më parë.

“Ne po përgatisim një raport dhe për diplomatët e huaj në vend. Vora nuk ka luks këto zyra. S’jemi bashkia e Parisit. Nuk dihet se ku janë zyrat e bashkisë së Vorës, kanë marrë zyra me qira. Një zyrë është në një cep të qytetit, tjetra në cep tjetër. Këto rëndojnë xhepat e qytetarëve. Dita e parë që do të vijë në pushtet, do të kthej atje ku ishte bashkia e Vorës. Këta e kanë falimentuar bashkinë e Vorës. Ça përpara janë këta? Këta janë buzë greminës. SPAK të hetojë pasurinë time dhe të kryetarit të bashkisë së Vorës. Ai kur mori detyrën ishte në shtëpi me qira, tani ka 4 apartamente në Vorë. Kryetari i bashkisë së Vorës po bën presion qytetarëve. Familjet që presin të marrin apartamentet sa i takon projektit të rindërtimit, po iu bëhet presion, ku iu kërkohet vota”, u shpreh kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Lexo edhe:

“Jep dorëheqjen, ose Rama më heq mua”/ Blerim Shera i Vorës, “sherr” me vartësen pas porosisë së Liderit

Indrit Hoxha thirret në SPAK

Sipas Hoxhës, kompania që ka përfituar tenderin është në pronësi të ish-deputeti socialist Sadri Abazi, por mbeturinat nuk pastrohen rregullisht në Vorë dhe koshat janë të tejmbushur.

“Bëhet fjalë për një procedurë tenderimi e kryer në 2022-in mes bashkisë së Vorës dhe një kompanie, Acko impeks. Jo vetëm që ka shkelje procedura, por janë dhe 9 procedura të tjera që do i kallëzojmë në SPAK. Vlera e abuzimeve është 16 mld lekë, për disa çështje. Po ashtu është dhe një tender për pastrimin në mënyrë emergjente në Vorës, sikur kjo bashki të kishte ndonjë virus. Vora tashmë është bashkia më e pistë. SPAK duhet të zbarkojë në zyrat e bashkisë, të nisë hetimin e thelluar, që të çojë para përgjegjësisë, përgjegjësit. Bashkia e 61 sa i takon pastërtisë. Ne disponojmë studime dhe dokumente sa i takon këtyre shkeljeve. Kompania në fjalë nuk është vënë në lëvizje, nuk ka pastruar asnjëherë. Koshat e mbeturinave janë të tejmbushur. Kompaninë e drejton Sadri Abazi. Për mua ka rëndësi shkelja që ka bërë kryetari i bashkisë”, tha Hoxha.

Etiketa: Bashkia VorëBlerim Sheraindrit hoxhazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jep dorëheqjen, ose Rama më heq mua”/ Blerim Shera i Vorës, “sherr” me vartësen pas porosisë së Liderit

12:11 : 13/02/2026
AKTUALITET

Indrit Hoxha thirret në SPAK

09:35 : 13/01/2026
AKTUALITET

Pas Helidon Bushatit, edhe Indrit Hoxha tërhiqet nga “Primaret”

20:32 : 18/02/2025
AKTUALITET

Rindërtimi/ Firma e lidhur me inceneratorin e Elbasanit fitoi tenderat në Vorë! Çfarë zbuloi auditi i KLSH?

21:12 : 28/11/2024
AKTUALITET

Investigimi për Shqipërinë, Indrit Hoxha: Do ketë edhe 2 emisione të tjera nga ”RAI”

21:13 : 04/06/2024
AKTUALITET

PD çon në SPAK Edi Ramën, takimet e kryeministrit me diasporën mbi 2 milionë euro

10:44 : 16/05/2024
Para

Ndryshime te "Rrugorja" e Tiranës/ Ikën Taulant Gjoka, një komandat i ri për trafikun

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

12:30 : 05/06/2026

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom