• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

13-vjeçari në Librazhd i rrëmbyer prej dy vitesh, e ëma bën apel për ndihmë

22:12 : 28/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Historia e trishtë vjen nga qyteti i Librazhdit. Viola është nëna e një 13-vjeçari i cili prej dy vitesh është larguar me babain dhe nuk ka kontakt me nënën e tij. Çifti ka vendosur ti japë fund martesës gjashtë vite më parë, por përplasja e vertetë mes tyre, ka nisur pas marrjes së të miturit nga babai, dhe dërgimit të tij në Tiranë. Kjo sipas zonjës, pa konsensusin e saj, dhe me manipulim të të voglit nga ana e babait.

Sot pas dy vitesh nga nisja e këtij konflikti, asgjë nuk ka ndryshuar, dhe nëna e vogëlushit vazhdon të kërkojë kthimin e tij. Ajo shpjegon për emisionin ‘Piranjat’ se largësia ka bërë që marrëdhënia e saj me të birin të ftohet. Madje i vogli ka ndryshuar sjelljen kundrej saj: ‘Fëmija ka lëkundje emocionale, herë flet normalisht, dhe herë nuk hap telefonin dhe thotë nuk dua të flas me ty. Që do të thotë që është i manipuluar nga prindi tjetër. Kur i them eja rri me mamin më thotë jo dua të rri me babin se këtu është jetë luksi, më pëlqen të jetoj në Tiranë. Ku e di një 13 vjecar si është jeta, ku është i aftë të gjykojë?’, shprehet e ëma e djalit.

Po si ndodhi që fëmija u dërgua në Tiranë pa asnjë dokument shoqërues? Zonja akuzon drejtorin e shkollës për çrregjistrimin e djalit pa marrë miratimin e saj si kujdestare ligjore: ‘Erdhi mesuesja kujdestare me një letër bakalli…Nuk i firmosa letrën dhe vazhdova procedurat në polici.’ Gjithashtu zonja ka dyshime të forta se ishi i saj ka bashkëpunuar me drejtuesit e shkollës.

‘Është skandaloze, është skandaloze.Drejtoresha çrregjistrimin në shkollë e justifikonte me mungesat, i thashë që edhe nëse ka problem ku e gjen të drejtën kur ke një vendim gjykate. Më përmendte mësueset dhe ministrinë e arsimit. Shtator-dhjetor ka shkuar rregullisht djali në shkollë. Kam parë një bashkëpunim të drejtoreshës mësueseve dhe ish burrit. Kanë gjetur justifikim të heqin fëmijën dhe ti ketë bërë mungesat që nuk ekziston. Po prapë s’mund të bënin veprime pa miratimin tim pasi kam urdhër gjykate.’

Për të dokumentuar dyshimet e saj, ajo vendos ti kërkojë llogari drejtoreshës së shkollës duke regjistruar të gjithë bisedën. Dhe pergjigjet e kësaj të fundit duket se i japin të drejtë nënës së femijës. Në debatin mes dy zonjave, shihet qartë që ka mosmarrëveshje të cilat nuk kanë ardhur në momentin e fundit. Të dyja akuzojnë njëra- tjetrën. Nëna që pretendon se është shkelur ligji, dhe drejtoresha që pretendon se fëmija nuk ka frekuentuar shkollën, gjë që e ka detyruar të kërkojë ndihmë tek Zyra e Mbrojtes.

Pasi nuk merret asnjë përgjigje nga drejtoresha e shkollës, zonja hedh akuza edhe ndaj organeve ligjzbatuese, të cilat sipas saj kanë qëndruar indiferente ndaj situatës së krijuar. Si shkolla, si policia nuk kanë bërë punën thotë zonja, por sipas oficerit të policisë,babai është paralajmëruar për pasojat në rast se do merrte të voglin. Jemi para një rasti kur ligji është shkelur dhe këtë e pranon edhe ky officer I policisë së Librazhdit. Po cili ka qënë roli uniformave blu në gjithë këtë situatë? Njëri shef e thotë shkurt e qartë që personi që shkel një urdhër gjykate, në rastin tonë, shpallet në kërkim. Me shefin e dytë, gjërat komplikohen. Ai duket mjaft i zoti në delegimin e përgjegjësive, dhe këtë e demonstron në formën më pak elegante të mundshme. Më në fund ‘Piranjat’ përballen me shefen e cila është njohësja direkte e çështjes, pasi ka qënë ajo që ka depozituar kallëzimin. Cilido qoftë roli i Policisë dhe veprimet apo mosveprimet e drejtuesve të saj, problemi mbetet. Femija është marrë nga babai në menyrë të paligjshme./Syri TV

Lexo edhe:

Organizoi ndeshje mes maces dhe qenit, 32-vjeçari nga Librazhdi merret nën akuzë

38-vjeçari i futet pa dëshirë në banesë 18-vjeçares në Elbasan dhe tenton ta rrëmbejë

Etiketa: Librazhdrrembim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Organizoi ndeshje mes maces dhe qenit, 32-vjeçari nga Librazhdi merret nën akuzë

17:43 : 29/05/2025
AKTUALITET

38-vjeçari i futet pa dëshirë në banesë 18-vjeçares në Elbasan dhe tenton ta rrëmbejë

13:11 : 27/05/2025
RAJONI

VIDEO/ Pamjet e rrëmbimit në Greqi! Ja momenti kur djali i biznesmenit shpëton nga grabitësit

18:34 : 25/05/2025
BOTA

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë

21:24 : 24/05/2025
AKTUALITET

Rrëmbimi në Tiranë/ U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit

14:10 : 14/05/2025
AKTUALITET

Librazhd/ U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton të largohet nga dritarja – Video

14:55 : 11/05/2025
Para

KLP sjell anëtarët e vet në Tiranë në konflikt me ligjin

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com